Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Lamtumirë yll, Irini Papa Leleku (Irena Papas)
E hene, 19.09.2022, 08:57 PM
LAMTUMIRË YLL, IRINI PAPA LELEKU (IRENA PAPAS)!
Irena është një nga aktoret më të mira në
historinë e kinemasë - K.
Hepburn
Nga Hazir
Mehmeti, Vjenë
Aktorja e madhe me origjinë arvanitase kaloi në amshim në
moshën nëntëdhjetë e gjashtë vjeçare. E
ëma e saj ishte nga Epiri kurse i ati nga Shqipëria. Ajo u lind në Athinë më 3 shtator 1926. Që
nga mosha fëmijërore e nisi karrierën artistik si këngëtare dhe kërcimtare e
talentuar. Talenti i saj i dha mundësi të regjistron studimet në Shkollën e
Teatrit Kombëtar në Athinë. Që nga roli
i saj parë në vitin 1950 në “Engjëjt e humbur” deri në fund të jetës, Irena
luajti në shumë filma të producentëve të njohur botëror Italian, italo-amerikan,
anglo-amerikan, pra thjesht në kinematografinë botërore, duke u bërë e famshme
në gjithë botën.
Irene
Papas gebürtig Iríni Lelékou (griechisch ?????? ????? Iríni Pappá, * 3. September 1926 in Chiliomodi bei Korinth als ?????? ??????? Iríni Lelékou; † 14. September 2022 ebenda[1]) war eine griechische Film- und Theaterschauspielerin und Sängerin mit arvanitischen Wurzeln,
wie sie selbst in einem Gespräch mit ihrem Kollegen Bekim Fehmiu aus der
Verfilmung “Die Odyssee“ bekannt gab.
Sie gehörte zu den führenden Tragödiendarstellerinnen ihres Landes und wirkte
auch an internationalen Filmproduktionen mit“ (Wikipedia)
Irena luajti në 80 filma role të karaktereve të ndryshme
duke ngritur lartë figura të heroinave nga tragjeditë e klasikes greke. Me
bukurinë e saj, zgjuarsinë e saj, përkushtimin e saj, ajo shkëlqeu si yll në
kinematografinë botërore krahas aktoreve të mëdha të kohës, si Katin Paksinou,
Melina Merkuri, Greta Garbo, Sofia Loren... .
Irena Papas luajti shumë role në filma të njohur në botë ku luajtën
aktorë me famë botërore, mes tyre Marlon
Brando, Katerinë Hepbërn, Zhan Maria Volonte, Antoni Kuin, Bekim Fehmiu. Ishte pjesë e filmave të regjisorëve të
njohur botëroe Mihail Kakojanis, Robert Wise, Elio Petri, Alberto Latuada, Ay
Guerra Françesko Rosi, Kosta Gavra...
Irini Papa Leleku la pas një botë të tërë veprash filmike
e tetrore që e bëjnë të pavdekshme gjeneratave . Për rolet e saja mori çmime të
shumta ndërkombëtare: Në Selanik (1962) Ajo shpallet aktorja më e mirë për
rolin e saj të Elektres në festivalin ndërkombëtar; aktorja më e mirë në rolin
e dytë në filmin “Z” nga New York-u. Aktorja më e mirë e filmit “The Trojan
Women” nga National Board of Rewiew, 1971. 1985; aktorja më e mirë në filmin
“Island” nga Australian Film Institute, 1989.
Çmimin Distinguished Achievement Award nga Hamptons International Film
Festival (1993); çmimin e karrierës për interpretim në Teatër, (1993) “
Flaiano” ; çmimin e karrierës nga Madrid National Arts Institution, viti 2000.
Çmimin e karrierës nga International Festival Women’s films, (2000). Në vitin
2001, merr titullin Doktor i Arteve nga Universiteti i Romës. Në vazhdim sërish
me çmimin e karrierës Woman of Europe. Çmimin ndërkombëtar “Fennecus”, si
aktorja në filmin “Into the Night”etj.
Irini u dekorua me titull nderi “Gruaja e Evropës” si grua e suksesshme duke ndihmuar civilizimin
evropian.
Aktroja e madhe Katherinë Hepburn, fituese e dy titujve “Oskar”
me të cilën Irini luajti në filmin “The Trojan Woman”, rreth Irenës mes tjerash
tha: “Irena është një nga aktoret më të mira në historinë e kinemasë”
“I ngjaj sime mëje. Nëna ime, është esmere si unë. Ajo
vjen nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam
Shqiptare, ose gjysmë Shqiptare. Peloponezi është përplot me Shqiptarë. Edhe
nëna ime, mësonte greqishten”.
Është krenari për secilën shqiptare e shqiptar kur dy
aktorët me famë botërore Irini Papa Leleku dhe Bekim Fehmiu luajnë në filmin
“Odiseu”. U treguan shumë episode nga
intervistat e dy aktorëve të mëdhenj gjithë andej shtypit shqiptar e
botëror. Që të dy vepruan në shtete ku
jetojnë miliona shqiptarë të robëruar e persekutuar nga urrejtja më e ulët
shoviniste. Vet jeta e këtyre dy
aktorëve flet shumë mbi tragjiken shqiptare shekujve e shoqëruar me
asimilim. Irini një arvanitase, kurse
Bekimi një kosovarë që të dy shqiptarë që provuan kthetrat e urrejtjes
shoviniste greke e jugosllave. Vet
jeta e tyre është tregues i jetës së vështirë e të qenit shqiptar, vet jeta e
tyre porosi gjeneratave për të mos harruar kurrë truallin e dheun e të parëve
tanë.
Prehu e qetë në altarin e veprave tuaja me vlerë për
njerëzimin!