Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Albanologu austriak Hermann M. Ölberg, mik i madh i shqiptarëve
E enjte, 01.02.2024, 08:59 PM
ALBANOLOGU AUSTRIAK HERMANN M. ÖLBERG, MIK I MADH I SHQIPTARËVE
“Miqësia
e vërtetë është e drejtë dhe e guximshme” ( F.Schiler)
“I
vetmi shtet që ka mbajtur një politikë të mençur në Shqipëri ka qënë Austria
merhume e Habsburgëve. S’duhet t’ia hamë hakën”
(F. S. Noli)
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Hermann
M. Ölberg, indoevropianist dhe albanolog i njohur austriak hulumtoi mbi gjuhën
shqipe duke publikuar punën e tij që në vitet pesëdhjeta të shekullit të
kaluar. Në shenjë mirënjohje Universiteti i Tiranës dhjetë vjet më parë e
nderon me titullin: Doctor Honoris causa”. Ai, në veçanti ishte mik i UN të
Tiranës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Prof.
dr. Hermann Ölberg ishte vazhdues i punës hulumtuese prej gjuhëtarësh të njohur
austriakë në fushën e studimeve albanologjike. Pasues i rrugës së Norbert Jokli
i cili vuri bazat shkencore dhe me të drejtë cilësohet si themeluesi i
studimeve albanologjike. Në pesëdhjetë vjetorin e ekzekutimit të Norbert joklit
nga fashistët gjerman (mars 1942), Dr. Herman M. Ölberg e përkujton me një konferencë
shkencore-universitare ndërkombëtare, ku ai mbajti referatin e tij: "Disa
mendime rreth autoktonisë së Shqiptarëve
në gadishullin e Ballkanit".
Një
pjesë të studimeve të tij i paraqiti në disertacionin me temë "Hulumtime
për leksikun indoevropian të shqipes dhe për fonologjinë diakronike në bazë të
sistemit të zanoreve", ( Në gjermanisht:
"Untersuchungen zum indogermanischen Wortschatz des Albanischen und
zur diachro¬nischen Phonologie auf Grund des Vokals¬ystems". "Çështje të historisë së gjuhës shqipe.
Çështje parimore për hundorësinë" 1971); "Griechisch-albanische
Sprach¬beziehungen: Untersuchungen zum altgrie¬chischen Wortgut im
Albanischen", 1972.
Në
studimet e tij për gjuhën shqipe i përmbahet tezës së vazhdimësisë ilire, ai
mbron autoktoninë e shqiptarëve si banorë të hershëm në trojet e tyre etnike.
Në Universitetin e Insbrukut ndihmoi për
specializimin e filologëve shqiptarë.
Prof.
Dr. Hermann Ölberg-ut Universiteti i Tiranës në vitin 2005 i ndanë titullin "Doctor honoris Causa", kurse
Ambasada e Republikës së Shqipërisë ia dorëzon përmes ambasadorit Dr. Artan
Canaj në Insbruk, me motivacion: “Prof.
Ölberg ka dhënë një vepër me vlera në sqarimin e problemeve në historinë e gjuhës shqipe, origjinës dhe lidhjes së saj
me gjuhët tjera“- ( Gjermanisht: "Prof. Ölberg hat einen wertvollen
Beitrag für die Klärung der Grundprobleme der Geschichte der albanischen
Sprache, ihrer Herkunft und Beziehung mit anderen Sprachen geleistet”
Prof.
Dr. Hermann Ölberg, ishte njohës i mirë i rrethanave shoqëroro-politike në
trevat shqiptare e në veçanti atyre në Kosovë. Ai ishte përkrahës i të drejtave
të kosovarëve për liri dhe e ndiente pozitivisht progresin e shqiptarëve në të
drejtat e tyre në Kosovë dhe trevat tjera etnike shqiptare në Gadishullin
Ilirik. Këtë e dëshmon edhe letërkëmbimi
i tij me shkrimtarin dhe hulumtuesin
Bedri Tahiri nga Galica. Pasi e merr librin e tij “Azem Bejtë Galica” në
vitin 1996, i bënë përshtypje, si për
kohën kur u botua dhe për të dhënat e reja që sillte libri, ai i shkruan letër
përshëndetëse autorit më 30. 05. 1996.
I
nderuari Z. Bedri Tahiri! Ju përgëzoj
për botimin e librit “Azem Bejtë Galica”, i cili hedh dritë mbi luftërat e
pandara te Popullit Shqiptar për Liri e Pavarësi. Është shumë interesante
përmbajtja e kësaj monografie mbi luftëtarin dhe trimin e patrembur shqiptar,
Azem Bejtë Galica, që pasqyron ndjenjat patriotike dhe të kaluarën e hershme
Krishtjane të popullit shqiptar, që para ardhjes së Perandorisë Osmane e deri
në ditët e sotme nën sundimin serb.
Ky
libër është, jo vetëm dokument Historik,
që ju me zbulimet e fakteve të reja historike e të gojëdhënave të
popullit e bëjnë edhe më interesante kur dihet se vlerat e rëndësishme
Historike nga e kaluara e popullit shqiptar janë të pakta, si pasojë e
sundimeve të ndryshme, që nga Perandoria Osmane e deri në ditët e sotme, nga
pushtetmbjatësit e metejshëm me dhunë të Kosovës që çdo gjë shkatërrojnë e
mohojnë, jo vetëm historinë e lashtë shqiptare, por mohojnë edhe besimin e tyre
të hershëm krishtjan, me qëllime e prapavijë të caktuar politike, duke mbrojtur
tezën e tyre se shumica e popullsisë së sotme i takon atij besimi musliman dhe
në këtë mënyrë dëshirojnë mohimin e prejardhjes shqiptare nga paraardhësit e
tyre ILIR, duke mos përmendur njëherit edhe elementet krishtjane të popullit
shqiptar para ardhjes së pushtuesve turq në Ballkan.
Në
anën tjetër, vepra Juaj pasqyron edhe dëshirën e zjarrtë të popullit tuaj për
liri dhe sakrificat e pareshtura drejt Çlirimit Kombëtar. Unë si Albanolog ju
uroj juve dhe mbarë popullit shqiptar suksese të plota deri në fitoren
përfundimtare, në mënyrë që edhe shqiptarët, si gjithë popujt e tjerë
ballkanikë e evropianë të gëzojnë të drejtat e tyre të ligjshme për
vetëvendosje dhe mbes me shpresë se ky problem të zgjidhet në mënyrë paqësore.
Ju
falënderoj shumë për dërgimin e një ekzemplari ku krahas librave të tjerë të
Letërsisë Shqipe do të zë vend edhe kjo monografi e Azem Bejtë Galicës.
Ju
uroj suksese dhe punë të mbarë në idealin e juaj Kombëtar!
Me
respekt!
Univ.
Prof. Dr. HERMANN M. ÖLBERG
Letra dashamirëse e zbulon qëndrimin e albanologut
austriak rreth shqiptarëve. Ai shpreh haptas respektin për lëvizjen shqiptare
për të drejta e drejtuar nga intelektualët e rinj, mes tyre dhe autori i veprës
Bedri Tahiri nga Galica të cilën e njeh Prof. Hermani nga leximet e tij. Pa dyshim, Prof. Dr. Heman Ölberg, do mbetet
gjithmonë në kujtesën shqiptare si mik i respektuar brezave.