Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Libri 'At Ndon Belushi, kolosi rilindës i dy shekujve'
E enjte, 22.08.2024, 08:00 PM
Krijuesit
në Bibliotekën e At Antonio Bellushit, Frasnitë, 6 maj 2024 (Foto nga Rexhep
Rifati)
LIBRI “AT NDON BELUSHI, KOLOSI RILINDËS I DY SHEKUJVE
Musa Jupolli e Mentor Thaqi - “At Ndon Belushi, kolosi rilindës i dy shekujve”
Nga Hazir
MEHMETI, Vjenë
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë zgjeroi aktivitet
e saja gjatë dhjetë vjetëve të jetës së saj. Njëra nga hapësirat e aktiviteteve
që dha forcë e energji të re krijuese, ishin vizitat dhe aktivitetet në
Kalabri, kurorëzuar më orën letrare ”Pranvera Arbëreshe 2024”- Frasnitë
(Frascineto), fshati historik arbëresh i At Antonio Belluscit. Aktivitete intensive
hulumtuese e publicistike gjysmëshekullore të Rexhep Rifatit, ishin hapja e
shtegut drejtë portës së Arbërisë, ishte rruga e prekjes nga afër e jetës, e
mallit dhe pritjes vëllazërore.
Studiuesja e njohur, Ornela
Radovicka do shprehet: “Miku ynë Rexhep Rifati, i pa përtuar ka sfiduar edhe
orën biologjike, i pa lodhur dhe i gjendur në çdo kohë, ka krijuar ura midis
botës arbërore dhe asaj Kosovare në Diasporë”.
Këto ura mes vëllezërve i pasuroi
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), me 6 e 7 maj të këtij viti duke organizuar,
mes tjerash, takimin me Rilindësin e
madh, At Antonio Belluscin dhe vizitën në Bibliotekën e tij. Shtëpia e tij
shekullore është Bibliotekë kombëtare, është arkiv kombëtar që nuk ka krahasim
me bibliotekat tjera sado të reja e me shumë stoli qelqi. Kjo bibliotekë është
tani, veç tjerash, është arkiv i njohur i pasur me materiale burimore arbëreshe
e shqiptare duke u shndërruar në qendër hulumtuese albanologjike.
Me 6 e 7 maj ishte takimi vëllazëror dhe emocionues me At Antonio Belluscin. Ai nga ballkoni i
tij me flamuj iu drejtua vizitorëve me plotë dashuri e respekt zemre ashtu siç
vetëm ai dinte:
“Mirë se vini O vëllezër! Ju kam pritur
me shekuj dhe ju pres gjithmonë me shpirt e zemër, e vatër, ashtu si pret
Arbëri. Kam folur me Zotin dhe Ai nuk më
merr pa u përqafuar me juve, po ju pres me padurim dhe me shumë hare! (Këtë ua
kishte thënë në telefon zotit Rexhep Rifati dhe zotit Mentor Thaqi, para se të
shkonim në Frasnitë)
Gjaku dhe gjuha janë pasuri e jonë, pra thesari që e
ruajtën identitetin arbëror.” Pikërisht me këto fjalë hapet libri i ri kushtuar
At Antonio Belluscit: At Ndon Belushi, kolosi rilindës i dy shekujve” ( At Prof.
Dr. Antonio Bellusci ).
Dyzet e tri ditë më vonë, më 19 qershor 2024, ditë e mërkurë, shpirti i
Rilindësit të dy shekujve, At Ndon Bellusci, merr rrugën e vet në pavdekësinë
qiellore. Një ditë më vonë mbahet
ceremonia lamtumirës në Kishën shekullore arbëreshe të Frasnitës,
vendlindja e tij. Çdo gjë në Frasnitën
arbëreshe dhe katedralen e saj, ka gjurmë përkujdesje të familjes Bellusci dhe
birit të saj At Antonio Bellusci. LKSHM u përfaqësua nga dy nënkryetarët e saj,
Rexhep Rifati nga Zvicra dhe Hazir Mehmeti nga Austria.
Nuk do harrohen fjalët e kryetarit
Katapano, Ambasadorit Vehbi Miftari, studiueses Ornela Radovicka, shkrimtares
dhe aktivistes Maria Antonietta Rimoli, Priftit Arbëresh të Frasnitës
(Frascineto) me origjinë rumune, Zoti Gabriele. Lexime rasti në gjuhën
arbëreshe nga priftër arbëresh. Dhembje!
Vargu i gjatë ngushëllues mbi arkivolin e At Antonio Belluscit shprehte
falënderimin për veprën e tij, krenarinë që madhëroi Frasnitën, Arbërinë e
gjithë shqiptarinë.
“Shteti Shqiptar duhet ta nderonte birin e tij, që kishte
bërë shumë për të! Njeriun Tonë kaq të nderuar në botë, i njohur në 5
kontinente”. Asnjë përfaqësues nga Shqipëria, asnjë telegram ngushëllimi. E pa
falshme! As nga Akademia e Shkencave!
Nga Shqipëria kishin ardhur me dhembjen e madhe për mikun e tyre, Brizida Gjikondi, nga shoqata “Tamara
Gjikondi” dhe Franco Calimà, nga shoqata
"Pal Engjëlli" në Tiranë.
Në hyrje të librit, autorët:
Musa Jupolli, kryetar dhe Mentor Thaqi, sekretar,
hapin shkrimet në librin e tyre dhe të LKSHM-së me titull “At Ndon Belushi, kolosi rilindës i dy
shekujve”: “Arbëreshët Poemë e një
kulture të lashtë në dashuri të gjuhës dhe gjakut arbëresh.” Mentor Thaqi: “Ndon Belushit tuaj dhe tonë
RILINDËSIT më të madh arbëror të dy shekujve të fundit, shkrimtarit,
historianit, poliglotit, meshtarit, pedagogut, filozofit, publicistit dhe
Njeriut të Zotit e të Kombit...
Do ta ruajmë në mendje e zemra edhe bekimin që morëm prej Tij!“
Libri përmban aktivitet në Frasnitë në maj dhe shkrime me
rastin e shkuarjes në Amshim të At Antonio Belluscit. Pastaj, shkrime
hulumtuese nga Isak Shema, Don Lush Gjergji,
Ornela Radovicka, Rexhep Rifati, Hazir Mehmeti etj. Libri është përmban
poezi nga poete e poetë të Lidhjes që i kushtohen At Belluscit.
Së pari herë në Kalabri, LKSHM organizoi orën
letrare ”Pranvera Arbëreshe 2024” ku
lexuan krijues e krijuese arbëreshe dhe 40 krijues nga Mërgata (diaspora),
pjesë e Lidhjes.
Me 19 qershor Lidhja mori lajmin e hidhur për kalimin e
At Antonio Belluscit në amshim. Ishte kjo një humbje e madhe për të gjithë
Arbërinë e shqiptarinë. E gjithë Gjitonia e Kalabrisë u vu në organizimin e
përcjelljes nderimi të birit të saj i cili e bëri krenar me veprën e tij
madhore kombëtare. Nga Kosova ishte Ambasadori i Republikës së Kosovës pranë
Selisë së Shenjtë Vehbi Miftari. Ai tani me punën e tij po e madhështon lidhjen
vëllazërore mes Kosovës dhe arbëreshëve në veçanti dhe Selisë së Shenjtë në
përgjithësi.
Mbi të gjitha këto ngjarje të majit dhe qershorit, kryesia e Lidhjes... vendosi
për të nxjerrë librin përkujtimor në nderim të At Antonio Belluscit dhe
arbëreshëve në Kalabri dhe Sicili.
Autorët, Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi shkruan dhe zgjodhën me kujdes shkrime nga
krijuesit kushtuar At Antonio Belluscit, pastaj telegrame ngushëllimi, rrëfime
nga takimet, poezi, baza e librit i cili
u shtyp në LENA GAPHYC në Prishtinë.
Pas botimit, u takuam në Sheshin Zahir Pajaziti me Musa
Jupollin dhe Ambasadorin Vehbi Miftari ku rikujtuam takimet tona në Kalabri me
At Antonio Bellusci dhe arbëreshët.
Në shekullin tonë pa dyshim, se Prof. Dr. Antonio
Bellusci është figura më e madhe të
cilin me të drejtë e krahasojnë me Fan Nolin. Po, AI është pasardhësi i vërtetë i Fan Nolit me
veprën e tij si hulumtues, shkrimtar, përkthyes, publicist, meshtar, veprimtar,
aktivist politike me filozofinë e tij
vizionare. Vërtetë, Burrë i Madh i Kombit!
Libri do shpërndahet tek anëtarët e Lidhjes dhe
biblioteka gjithandej hapësirave arbëreshe e shqiptare kudo.
Përgëzime për autorët e librit për
shkrimet e tyre dhe mbledhjen e redaktimin e shkrimeve të shumta. Përgëzime LKSH në Mërgatë për aktivitetin e
saj. LKSHM, themeloi çmimin “At Antonio
Bellusci” i cili iu nda dy gazetarëve aktiv, shkrimtarë e aktivistë dhe
nënkryetarë të Lidhjes, Prof. Rexhep Rifatit në Zvicër dhe Prof. Hazir Mehmetit
në Austri.
LKSHM ka përpiluar planin e befasisë së këndshme në
nderim të At Prof. Dr. Ndon Belushit në 90 Vjetorin e lindjes. Orë letrare e radhës në bashkë nderim me dy
personalitete tjera që At Belushi i kishte për zemër.
Rrugë të mbarë librit!