Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Fate Velaj
E diele, 26.05.2024, 07:59 PM
TAKIM ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AUTSRI, FATE VELAJ
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Ishte
kënaqësi takimi me Ambasadorin e ri
të Republikës së Shqipërisë në Austri,
Z. Fate Velaj. Të njohur qysh para disa
kohës, me kënaqësi e urova për detyrën e
re dhe kthimin e serishëm në kryeqytetin austriak ku Fate Velaj arriti
afirmimin e tij si piktor dhe veprimtar i dalluar. Tani ai kthehet si diplomat me përvojën e tij
disa vjeçare. Biseduam vëllezërish rreth
aktiviteteve letrare nga krijimtaria artistike personale e fare për politikë.
Në shenjë
respekti Ambasadorit ia dhurova librat e mia të botuara viteve të fundit “Studiues
austriakë e shqiptarë në Austri”, “Aktivitete letrare në Austri” dhe A-B-C-
Fibel- Abetaren e botuar nga Ministria e Arsimit të Austrisë. Ambasadori Velaj pasi falënderoj për vizitën
dhe urimet, përgëzoi për punën time si krijues aktiv dhe kontributin tim në
lëmin e mësimit të gjuhës shqipe në Austri dhe krijimtarinë time letrare e publicistike. Ai shprehu gatishmërinë për mbështetje të
aktiviteteve që organizohen nga mërgimtarët tanë në Austri.
Para
njëzet viteve shkrova për aktivitetet e tij artistike si themelues dhe drejtues
i “Weltofen”, aktivitetet e grupit të tij në shumë qendra në Evropë. Fate Velaj është tani shkrimtar i njohur me
disa romane interesante të përkthyera edhe në gjuhë tjera.
Është
krenari e pasuri të kemi sërish në mesin tonë diplomatin, artistin e
shkrimtarin e afirmuar në Austri dhe më gjerë.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë është dhe do mbetet shtëpia më e
dashur dhe nderuar e shqiptarëve në Austri pa dallim nga vijnë ata, mosha e
tyre dhe gjendja sociale e tyre. Ambasadorit
i urojmë shëndet e suksese.
Duke qenë
pjesë e dy veprave të mia, kushtuar figurave të njohura shqiptare në Austri, po
shkëpus disa kënde nga librat.
Kush është
Fate Velaj si artist dhe shkrimtar?
Dekoratat: “Kryq i artë i kalorësit të shkallës I”, “Nderim i Republikës”
,“Qytetar Europian
Fate Velaj, një figure e njohur në artin modern evropian,
Fate Velaj
është një figurë e njohur në artin modern evropian si piktor, fotograf,
shkrimtar dhe kurator, i njohur në arenën ndërkombëtare si krijues i
strategjive dhe nismave kulturore. Studimet i mbaroi për Art dhe Menaxhim
Kulture në Universitetin e Arteve të Aplikuara të Vjenës.
Veprat e
tij në pikturë e fotografi janë ekspozuar në shumë galeri e muze të njohura të
botës në, Vjenë, Bruksel, Romë, Birmingham, Leamington, New York, Boston,
Cleveland, Kajro, Otranto, Brindisi, Putignano, Polignano, Sanremo, Trieste,
Athinë, Bukuresht, Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkup, Ohër, Prishtinë, Salzburg,
Scheibbs, Wels, Baden, Mödling, Ried etj.
Fate Velaj
ka botuar disa vepra, që gjithashtu janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të
botës duke e përfshirë atë në radhën e shkrimtarëve të suksesshëm. Disa prej
tyre janë: Kreuztanne, 2016, Nilkon, 2017, Itaka, 100 hapa
brenda Evropës. Gjithashtu ai është autor i shumë albumeve dhe veprave të
artit me piktura dhe fotografi. Veprat e tij me vlera të larta estetike janë
mirëpritur e kanë bërë jehonë për lexuesin.
Për punën e tij u
vlerësua nga Kryetari i Austrisë me medalje
“Kryq i artë i kalorësit të
shkallës I”; Nga Presidenti i Parlamentit Europian me medalje “Qytetar
Europian; Nga Kryeministri i
Austrisë me medalja “Nderim i Republikës”. Ishte fitues i disa
çmimeve në shumë shtete.
Fatmir Velaj, një figurë e
njohur në artin modern evropian
Velaj është themelues dhe
udhëheqës i forumit kulturor ndërkombëtar “Forum Weltoffen” me seli në Vjenë,
ku bëjnë pjesë artistë eminentë nga shumë kombe. Qëllimi i këtij Forumi, është
afrimi i kombeve përmes krijimtarisë
artistike, që përmes ekspozitave, tryezave e bisedimeve ta ofrojnë kulturën e
njëri tjetrit duke u njohur dhe respektuar reciprokisht. Ditë më parë FateVelaj
mori pjesë në ekspozitën e rëndësishme “Bineale e Vjenës” si i vetmi shqiptar
në mesin e dhjetra artistëve nga e gjithë bota.
Velaj është bërë një emër i njohur në artin modern në
Austri e më gjerë. Me punën e tij ka arritur të ngritet në majat e larta të
artit bashkëkohor, të hap shumë ekspozita në metropolet me të njohura evropiane
e botërore. Aty ku shijohet dhe çmohet arti i vërtetë. Shprehjet e tij
artistike janë të prekshme, reale dhe mbresëlënëse. Ato kanë shpirt, jetë,
optimizëm me një thellësi domethënieje. Në veçti është e theksuar liria e të
shprehurit, natyraliteti, imagjinata, fantazia. Krejt këto përbëjnë brumin e
origjinalitetin të veprës së Velajt. Kjo vërehet në veçanti në ciklin e fundit “Kujtime
nga e ardhmja”, ku shpaloset filozofia dhe poetika e botës, jetës, ëndrrës. I
lindur në Vlorë, s’ka se si të mos ndihet ngrohtësia bregdetare në krijimtarinë
e tij. Ngjyrat në piktuarat e tij kanë pjesë të zjarrit shpërthyes shqiptar.
Themelues i “Forum Weltoffen”
Velaj është themelues dhe udhëheqës i forumit kulturor
ndërkombëtar “Forum Weltoffen” me seli në Vjenë, ku bëjnë pjesë artistë
eminentë nga shumë kombe. Qëllimi i këtij Forumi, është afrimi i kombeve përmes krijimtarisë artistike, që
përmes ekspozitave, tryezave e bisedimeve ta ofrojnë kulturën e njëri tjetrit
duke u njohur dhe respektuar reciprokisht. Që kultura të jetë ndërmjetsuese
paqeje dhe respekti në mes popujve dhe që njerëzit të jetojnë së bashku në paqë
e harmoni.
Edhe në paraqitjen e tij në Binealën e Vjenës, Fatmir
Velaj u vlerësua shkëlqyeshëm. Pikturat e tij ishin impresionuese në mesin e
gjashtëdhjetë artistëve nga shumë vende të botës. Ai këtu ishte zëri i
Shqipërisë.
Velaj është po ashtu edhe udhëheqës i Institutit
Kulturor Shqiptar” Aleksander Moissi” në Vjenë. Krijimtaria e Velajt u çmua
shumë lart nga kritika dhe mjetet e informimit. Ato i dhanë e po i japin
pulicitet të theksuar punës tij prej artisti. Bie fjala ORF
(Radiotelevizioni Austriak) pak kohë më
parë bëri një reportazh të gjerë rreth Forumit dhe Velajt në veçanti. Gazetat
me autoritet ,,Die Presse”, “Der Standard”, “Kurier” etj. Shkruanme respekt për
artin e kultivuar nga artisti ynë.
“ Forum Weltoffen” ka organizuar deri me tani ekspozita
në shumë qendra evropiane e botërore: Vjenë, Berlin, Bruksel, Kajro, Athinë,
Shkup, Tiranë etj.
Është për tu përmendur ekspozita e titulluar
“Mirëmëngjesi Ballkan” dhe “Arti e
përmirëson kohën” e cila u prezantua në Tiranë, Prishtinë, Athinë, Shkup
etj. Përmes kësaj ekspozite u afirmuan kulturat e vendeve të ndryshme të
përfaqësuara nga artistët më në zë të shumë kombeve.
Në Parlamentin Evropian Velaj hapi ekspozitën “Vlora, Vienna
dhe Brukseli”. Ishte ky një rast i mirë i afirmimit shqiptar si pjesë e
kulturës së kontinentit tonë. Ekspozita
tjetër e suksesshme ishte “Shqipëria e parë ndryshe”, e organizuar në Vjenë. Në
rrënjet ilire trevat shqiptare kanë çka i ofrojnë botës së artit. Jo vetëm
varfërinë dhe injorancën por forcën, dinamiken shqiptare në ndryshimin
pozitiv të jetës dhe artit në veçanti.
Pikturat e tij tani janë në shumë objekte publike si në: Parlamentin Evropian,
Parlamentin Austriak, në banka të ndryshme, në muzetë e Vjenës etj. Fatmir
Velaj apo Fate Velaj siç quhet ndryshe, është fitues i disa çmimeve
ndëkombëtare në lëminë e artit. Ai fitoi “ Çmimin e Lartë” në Sanremo. Në
Austri iu dorëzua çmimi “Nderi i Republikës” nga kryetari i Austrisë etj.
Velajn duhet ta njohim mirë ne bashkatdhetarët e tij e
në veçanti gjenerata e re si trashëguese e vlerave artistike kombëtare. Kjo
gjeneratë do ta lartësoj rrugën e artit të trasuar nga Velaj. Kjo do tëngrisë
respektin ndaj vetvetes, kulturës sonë. Do ndikonte shumë (edhe pse kjo nuk
vlerësohet nganjëhërë) në integrimet politike, krahas atyre kulturore evropiane
ku është synimi ynë.