Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Ornela Radovicka, zëri arbëresh në Seminarin e Mësuesve nga Diaspora
E shtune, 27.07.2024, 07:59 PM
ORNELA RADOVICKA, ZËRI ARBËRESH NË SEMINARIN E MËSUESVE NGA DIASPORA
Prishtinë, 18-21 korrik 2024
Nga Hazir MEHMETI
“Arbërishtja e deklaruar nga UNESKO si gjuhë ne
rrezik. Dija dhe ndërgjegjja për gjuhën, mbi gjuhën, si dhe kulturën
arbëreshe ,të ecin në mënyrën paralele me dijen dhe ndërgjegjen për
gjuhën shqipe. . Arbëreshët kanë nevojë për
abetaren e tyre”
Vështrim:
Seminari i radhës, tani i 17 – ti me radhë u mbajt në Prishtinë organizuar nga
qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë.
Takimet gjithëpërfshirëse të mësuesve nga diaspora nisen 21 vjet më parë
në Bern, duke kaluar në seminarin të parë (2005 ) në Prishtinë organizuar nga
Ministria e Arsimit të Kosovës.
Në ditën e tretë të seminarit u paraqit me ligjëratën e saj interesante Ornela
Radovicka, studiuese e njohur e kulturës, historisë, gjuhësisë e traditave
arbëreshe. Ligjërata e saj ishte shumë argumentuese, e bazuar në fakte mbi
nevojën e bashkëpunimit me arbëreshët, problemet e nevojat e tyre për ta mësuar
gjuhën e tyre. Është lëshim të mos
dëgjojnë e mësojnë të gjithë seminaristët mbi mësimin e arbërishtes nga
nxënësit arbëresh në seancë të përbashkët e jo vetëm pak prej tyre në njërën
prej punëtorive me kohë të shkurtër.
Duke qenë njohëse e shkëlqyer e problemeve për ruajtjen e gjuhës tek nxënësit
arbëresh në shkollat e qendrave arbëresh, ajo foli mbi planin e bashkëpunimit
me shkollat e fshatrave arbëresh me nxënës që flasin shqip në vende të
ndryshme. Ajo zbërtheu në detaje nevojat
dhe përpjekjet për ta unifikuar arbërishten tek arbëreshët fshatrave të largëta
të cilët flasin varietete gjuhësore sa gati nuk kuptohen mes veti njëri ngulim
me ngulim tjetër.
“Ndoshta unë mund të kem qenë femra e parë që i kam vizituar të gjitha fshatrat
arbëreshe sa janë tani 54 ngulime (fshatra). Së bashku me At Antonio Belluscin,
të gjitha hulumtimet në fshatrat arbëreshe i mblodhëm në një libër, vepër që
nuk e bënë as akademitë dhe ua kemi dhënë Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve
në Tiranë e drejtuar nga Diana Kastrati.
U gëzuam shumë që qeveria kishte hapur një qendër për arbëreshët”. Ajo foli mbi nevojën e unifikimit të
arbërishtes dhe hartimin e një abetareje të përbashkët për të gjithë nxënësit
që dëshirojnë ta mësojnë në shkolla arbërishten. Ajo theksoi se: riti bizantin i dalluar nga
ritet latin dhe të tjerë ishte element dallues dhe ndihmoi në ruajtjen e
arbërishtes dhe identifikoi arbëreshët dhe arbërishten shekujve. Theks të
veçantë ajo vuri se: Akoma nuk
e keni kuptuar qe Arbëreshët duan gjuhen e tyre!
Qe arbëreshet nuk kane një gjuhe te përbashkët. Arbëreshët duan
arbërishten e tyre dhe jo gjuhen shqipe!!!
Si njohëse e mirë e rrethanave
dhe nevojave të arbëreshëve, Ornela Radovicka iu drejtua figurave shtetërore
përgjegjëse duke konstatuar se nuk kanë bërë asgjë për arbëreshët dhe për për ruajtjen e arbërishtes si gjuhë e
saj. E Vetmja që kishte treguar
interesimi ishte Donika Donika Gërvalla-Schwarz, ndërsa fare Ministria e
Arsimit të Shqipërisë.
Projekti i nisur nga grupi i shoqatave arbëreshe, shkolla të mësimit plotësuese në Zvicër,
Qendra e Studimeve Albanologjike në Frasnito e mbështetur nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë,
lidhur me shkëmbimi i përvojave në praktikë të funksionimit të mësimit të arbërishtes
në shkolla ku ka nxënës arbëresh që e flasin arbërishten dhe dëshirojnë ta
mësojnë në shkollë gjuhën e tyre. Kjo nismë e projektuar do jetësohet
gradualisht dhe pret mbështetje konkrete e të gjithanshme.
Pjesë nga tema e ligjëratës: ” Plan bashkëpunimi mes shkollave me nxënës
arbëresh dhe me nxënës tjerë në diasporë”
Ornela Radovicka: Shkova në këtë takim jo
si mësuese, por për një projekt mbi arbëreshët.
Po pse zgjodha Diasporën do thotë dikush?
Kisha provuar me parë lidhje me Shqipëri dhe Kosovë dhe asgjë
nuk u bë.
Shansi fundit e pash me Diasporën kur
nga diaspora Lidhja e Krijuesve dhe poetëve në Mërgatë kryesuar nga
Kryetari i tyre Musa Jupolli, Sekretari Mentor Thaçi, Koordinatori i gjuhës
shqipe në Zvicër Vaxhid Sejdiu, Prof dhe hulumtuesi Hazir Mehmeti, Mësueset
Bashkim Halilaj e shumë mësues të shkollave në Diasporë, nën drejtimin e mikut
të arbëreshëve dhe anëtar nderi të Qendrës sonë, Rexhep Rifati erdhën në
Kalabri për orën e tyre Letrare. Ata me një mendje u treguan të gatshëm dhe
menjëherë u hodhëm në “kandiere”
Projekti:
Të shpëtojmë arbërishten dhe të pasurojmë gjuhën shqipe.
Kohë zgjatja: Viti akademik; Tetor 2024 deri në Maj 2025
Qëllimi i projektit: Të
pasurojmë leksikun mbi gjuhën arbëreshe, të njohim historikun dhe kulturën
arbëreshe në kurrikulat shkollore, por edhe të përhapim historinë shqiptare tek
vëllezërit tanë arbëresh.
Objekti: Koordinimi dhe binjakëzimi i
dy shkollave: Ungra\ Lungro në Kalabri, me një popullsi arbëreshe numri i të
cilëve arrin mbi 80% dhe shkolla shqipe e diasporës në Zvicër
Në specifikën e saj ky projekt përmbledh;
A)Mësuesit dhe nxënësit e diasporës
Arbërishtja e deklaruar nga UNESKO si gjuhë ne rrezik. Dija dhe
ndërgjegjja për gjuhën, mbi gjuhën, si dhe kulturën arbëreshe ,të
ecin në mënyrën paralele me dijen dhe ndërgjegjen për gjuhën shqipe.
Të pasurojnë leksikun me arbërishten
Spastrimi i gjuhës arbëreshe nga ndikimet e huaja, dhe aty ku nuk
arrihet me arbërishten, të pasurohet me shqipen!
Të njihen me historikun, kulturën, artin, arkitekturën, e vëllezërve
arbëresh.
Të promovojmë për hapjen e pikave të tjera të Mësimit arbëresh në
kurrukulat shkollore të ngulimeve arbëreshe.
Të krijohen akorde bilaterale midis shtetit të Kosovës apo Shqipërisë
për trajnim intensiv si fillim të disa mësuesve madre lingua arbëreshe
për të nisur e krijuar një armatë mësuesish për arbërishten që të vijë duke u
përmirësuar deri në pajisjen e tyre me një licencë.
B) Mësuesit dhe nxënësit arbëresh
Dija dhe ndërgjegjja për sensibilizimin e mësimit të gjuhës, dhe
kulturës arbëreshe, por edhe të njohim kulturën, historikun e rrënjëve të të
parëve tanë.
Të pasurojmë leksikun në arbërisht
Spastrimi i gjuhës arbëreshe nga ndikimet e huaja, dhe aty ku nuk
arrihet me arbërishten, të pasurohet me shqipen me ndihmën e
vëllezërve shqiptarë në diasporë.
Materiali didaktik
A) Arbëreshët vënë në dispozicion, dy
volumet mbi Alfabetizzazonit
Arbërisht Përse Jo? B) Fjalorin
arbërisht të Emanuele Giordano në PDF
Paradokse që ndeshim midis Vullnetit të arbëreshëve në përdorim të
arbërishtes në institucionet italiane, dhe institucioneve linguistike mbi
gjuhën dhe kulturën arbëreshe
Nëse institucionet italiane, për të folmen arbëreshe vënë në
përdorim termin “gjuhë arbëreshe”, paradokaslisht kemi institucionet
mbi e për arbëreshët mbi gjuhën dhe kulturën e tyre në Itali
Kalabri, Napoli, Bari, Venezia, etje Vazhdojnë ta konsiderojnë
Arbërishten variant apo dialekt të shqipes.
Katedra e Universitetit të Kalabrisë ende e pa qartë apo JO transparent
mbi kategorizimin e kësaj çështje. Nëse mbështet projektin Arbërishte Përse Jo,
dhe në fund të kopertinës shkruan “ Kurs në gjuhën shqipe” nuk arrijmë ta
kuptojmë këtë “ Sfinks” të pozicionit të saj apo këtë “ Gioco di parole”
– Nuk ka një pozicion të qartë nga palët akademike, dhe këtë
e shohim në simpoziumin e fundit kryer nga Katedra e Universitetit të
Napolit ku Gjuha arbëreshe nuk është një gjuhë më vete, por trajtuar nga
ata një dialekt, apo variant i gjuhës shqipe?!
Kjo situatë, herë i një pozicioni i paqartë, herë dualistik i
këtyre institucioneve dhe akademikëve sjellë një situatë amorfe e paradoksale
dhe herë penguese.
Kush janë këto pengesa?
A) Na ofrohet ligji i cili jep të drejtën për mësimin e gjuhës arbëreshe,
por nuk kemi një mbështetje nga ana akademike për këtë ligj, sepse mbështesin
gjuhën shqipe dhe jo vullnetin e arbëreshëve
B). Sot bota arbëreshe nuk ka ende një gjuhë të zyrtarizuar, një gjuhë
të njëjësuar. Bota akademike ende nuk ka bërë as unifikimin e 52
ngulimeve. Kisha arbëreshe këtë problem e ka zgjidhur që në 1968 duke
e përkthyer në arbërisht. Ernest Koliqi e ka quajtur këtë vepër aktin më
të vështirë dhe më madhor deri në atë kohë që arbëreshët bënë për gjuhën e
tyre.
C) Nëse ligji jep mundësinë për mësimin e arbërishtes, paradoksi qëndron
se nuk ka mësues mbi gjuhën dhe për gjuhën arbëreshe, dhe se Katedrat mbi
gjuhën dhe kulturën arbëreshe nuk kanë në auditorët e tyre asnjë student
me profil mësues arbërishte. Shkurt: Nuk ekzistojnë katedra të
mirëfillta, ku të “fabrikohen” mësues për gjuhën arbëreshe.
Një paradoks i madh qëndron në mos kompatibilitetit. Mos përputhja midis Katedrave të gjuhës dhe
kulturës arbëreshe në Kalabri, Napoli, etje, dhe vullnetit të arbëreshëve në
Molise, në Sicili, në Puglia, Kampania, apo në mënyrë të veçantë arbëreshët e 70
shoqatave arbëresheve që gjenden sot në Kalabri të udhëhequr nga dy
federatat FAA dhe UNIARB përfaqësuar nga drejtuesit e tyre Damiano
Guagliardi dhe Italo Elmo, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre
duke konsideruar të folmen e arbërishtes si Gjuhë dhe jo si një
dialekt të gjuhës shqipe, siç vazhdohet të konsiderohet nga bota
akademike. Arbëreshët ende janë në pritje në kthimi i arbërishtes në normë
si gjuhë zyrtare në përdorimin e saj në katedrat e gjuhës dhe
kulturës arbëreshe, ashtu siç e përcakton edhe ligji.
Një paradoks krijon në vetvete edhe Ligji 488\99, kur
vendos klauzolën si tutelë (si mbrojtje) vetëm shtatë krahinat me
popullsi minoritare historik arbëreshe.
Gjuha arbëreshe dhe përdorimi i saj në shtyp në
Kalabri.
E vetmja gazetë në Kalabri që funksionon sot në Arbërisht është Jeta
Arbëreshe me Profesor Agostino Giordano,.
RAI Calabria nëpërmjet Gazetës Ufficiale 121 i jep mundësi arbëreshëve
t’iu ofroi
shërbime radiofonike si dhe programe televizive në
arbërisht.
Kush është risia që sjellim për herë të parë në këtë seminar?
Risia qëndron tek Akordi i vënë në zbatim për një projekti të
përbashkët, mbi mësimin e gjuhës arbëreshe në kurrikulat shkollore, gjë e cila
bëhet për herë të parë midis një shkolle arbëreshe në Kalabri dhe një shkollë
të diasporës në Zvicër.
Pas ligjëratës
pati pyetje e diskutime nga seminaristët lidhur me arbëreshët dhe gjuhën e tyre
e cila po flitet gjithnjë e më pak. Në raste ishte biseda mendimesh të
ndryshme.
Ligjërata e saj ishte e thukët dhe shembull se si duhet konkretisht dhe me
profesionalizëm të flitet për arbëreshët.