Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: 'Arbëneshët e Zarës – Shqiptarët e Zarës'
E marte, 25.02.2025, 05:58 PM
NË ZARË U PROMOVUA LIBRI I PROFESOR ISAK SHEMA
''ARBËNESHËT E ZARËS- SHQIPTARËT E
ZARËS''
(histori, gjuhë arsim, kulturë, letërsi)
Nga Hazir Mehmeti,
Zarë
Organizuar nga Shoqata
Shqiptare e Prefekturës së Zarës, drejtuara nga aktivisti Profesor Vesel Lekaj u
bë promovimi i librit të ri i Prof. Dr. Isak Shema. Aktiviteti u mbajt në
Sallën Solemne të Universitetit në Zarës. Pjesë e aktivitetit ishte gjithashtu
Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Paneli
i punës ishte: Prof. Dr. Ser?o Dokoza, Prof. Dr. Teuta Serreqi, Prof. Vesel
Lekaj dhe Prof. Hazir Mehmeti. Prezantimi i programit u bë nga Prof. Dr. Teuta
Serreqi.
Në promovim mori
pjesë Ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci,
Martin Berishaj me familjen e tij i cili përshëndeti të pranishmit duke
vlerësuar lartë veprën e autorit të librit dhe përgëzoi shoqatat shqiptare për
organizime me rëndësi për gjuhën, kulturën dhe artin në mesin ku shqiptarët jetojonë.
Rreth veprës së re
të Profesor Isak Shema folën panelistet, u lexuan shkrime dhe përshëndetje nga
shoqata e individ.
Prof. Dr. Ser?o
Dokoza, ligjerues në UN e Zarës e vlerësoj lartë verën e re ARBËNESHËT E ZARËS-
SHQIPTARËT E ZARËS nga autori i njohur për arbanasit e Zares tani e shumë kohë
më parë.
Nga libri
Përmbajtja e gjerë
dhe interesante e librit është sintezë e studimeve dhe e vështrimeve shkencore
të deritashme dhe aktuale, që lidhen me botën e shqiptarëve katolikë, të
shpërngulur nga gjysma e parë e shekullit XVIII nga rrethinat Shkodrës për
shkak të zullumit turk, nga fshatrat që shtrihen ndërmjet Liqenit të Shkodrës
dhe Detit Adriatik dhe të vendosur në juglindje të siujdhesës së Zarës, në
vendbanimin e ri –në Arbënesh.
Në libër
përfshihen edhe disa pjesë të zgjedhura të punimeve shkencore të autorëve:
Aleksandër Stipçeviq, Idriz Ajeti, Sedjo Dokoza, Hasan Mekuli, Persida Asllani,
Maximiljana Barançiq, si edhe disa vështrime të autorëve: Marina Prekpalaj, Shyqri
Galica, Besim Rexhaj, Bashkim Kuçuku, Don Lush Gjergji, Sedat Kuçi, Qemal
Murati, Nuhi Rexhepi, Mehmet Latifi, të cilët ishin pjesëmarrës në përurimet e
veprave me vlerë, të cilat u janë kushtuar arbëneshëve të Zarës.
Personalitetet më
të shquara nga arbanasit e Kroacisë:
Krunu Krsti?a, Aleksandra Stip?evi?a, Pina Gjergji, Vicko Zmajeviç (Kryepeshkop i Tivarit), Pavao
Lluqi Rela, Don Mijo Çurkoviç, Kruno Kërstiq (filozof, filolog, leksikograf),
Bonifacije Peroviq françeskan dhe filozof kishtar) Augustin Stipçeviq
(shkrimtar), Ivo Perishiq, Josip Gjergja (diplomat), Shime Duka (klerik dhe
shkrimtar fetar), Shime Deshpali (kompozitor dhe shkrimtar), Akademik Pavle
Deshpali (dirigjent), Maja Deshpali, Valter Deshpali, Mario Kotllar (piktor dhe
konservator), Ivan Prenxha (kryepeshkop i Zarës), Niko Stipçeviq, Josip
Vlladoviq Rela, (shkrimtar, dramaturg), Pino Gjergja (basketbollist), Renata
Petani (sportiste).
Në këtë sintezë
enciklopedike radhiten edhe shumë personalitete të tjera arbëneshe: shkencëtarë,
artistë, figurativë, muzikantë etj. Për historinë e shpërngulje së arbëreshëve,
për jetën, për gjuhën, kulturën tradicionale dhe atë bashkëkohore, për ruajtjen
e identiteti kombëtar etj. ai botoi shumë punime dhe vepra shkencore.
Fjala ime:
I nderuari
Ambasador Martin Berishaj dhe familja Berisha,
Të nderuar
organizues të promovimi,
Të nderuara motra
e vëllezër arbëresh të Zarës,
I nderuari
Profesor Isak Shema,
Është nder për mua
të ju drejtohem ju me fjalë përshëndetës të Lidhjes së Krijuesve në Mërgatë, si
bashkë organizatore e promovimit të Librit të Profesorit të nderuar Isak Shema
i cili është dhe anëtar nderi i Lidhjes sonë.
Në veçanti ka
domethënie të rëndësisë së veçantë promovimi në Zarën e bukur mes arbëreshëve
ku profesori me vullnet shkriu mundin e
tij në hulumtimet e tij e cila diasporë me shekuj ruajti qenien e saj ngulitur në
gjenin e lashtë.
Arbëreshët e
Zarës ruajtjen e identitetit të tyre në
rrethana të vështira nën sundime të shumta: venedikase, italiane, franceze,
austro-hungarez, jugosllave deri më sot në shtetin e ri demokratik të
Kroacisë.
Arbëreshët ishin shembull i krenarisë
kombëtare të cilët të qenit arbëresh nuk e ndërruan për asgjë. Nga gjiri i tyre dolën figura madhore në
kulturë, gjuhë, muzikë, etnografi etj., që i bënë nderë kombit tonë, Zarës,
Dalmacisë, Kroacisë dhe njerëzimit.
Letër
përshëndetëse,
Arbanaset e Zarës janë
melodia Shkodrës, melodia e maleve
Kalmati dhe gjithë Arbërisë
300 vjet Arbanas në
Zarë e sa në atë pjesë Ilire n’ Dalmacinë e arkitekturës së Dioklecianit.
Në kujtesë ai Liqeni
Shkodrës, Kalmata, ato male Kelmendi, që nuk u shlyen asnjëherë në zemrat e
juaja! Kam pas fatin ta vizitoj shtëpinë e Josp Relës, ku edhe guri me foli për
qëndresën e tyre.
Korça, Durrësi e
Tirana e gjithë Dardania ishin dhe mbetën në zemrat tuaja.
Rela, Deshpali e
Stipçeviçi
“Une jam arbnesh” e
gjithë të tjerët morën me vete melodinë e maleve ku shqiponjat bënin valle dhe
e krijuan këngën që mos të harrohet “gyha”,
“Zogu i mirë i verës këndon
Se na jena arbëreshë”...
...mu si arbëreshët e Kalabrisë që e morën me vete
“Moren-ë”, Flamurin dhe historinë Gjergj Kastriotit. Himni arbnesh në Zarë si dallgore deti u
këndua me shpirt arbërie, arbanasit e shpirtit tanë, Zara e historisë ka çka
thotë!
“Gyha jon’ e
abreshëve”, gjuha e themeleve me melodi dhe këngë që buron nga dashuria për
origjinën që s’u përkulen para asnjë stuhie politike!
E si ta ndali lotin që
më derdhet edhe sot n’ atë bisedë në vitin 1999 brengën që kishte për Dardaninë
Stipçeviçi i Ilirikumit që m’i dha emër gjenezë sonë?
Ç'më tha Profesori im, Isak Shema
"Pena dhe letrat janë si shpirti dhe
drita".
Isak Shema, Profesori që më përcolli me aq
dashuri n' udhëtimet e mia për letrat e bukura shqipe.
Nuk harrohet mundi i juaj, Profesor Isak Shema
Që të pasurohet dija jonë n’ edukatë të kulturës
arbërore, zaten gjysmë shpirtin u fale n’ atë breg-det të Adriatikut
arbëreshëve të zemrës sonë.
I bëj pyetje shpirtit tim: Si të falënderohet
Profesorit Isak Shema, ky burrë që shkriu shpirt në dashuri të letrave të
bukura shqipe që na i fali pranverat si Diell që lind për dashuri t' Atdheut!
Sot Profesor Isak Shema dhe unë jemi arbanas të Zarës, siç është e dhe miku ynë
Mësuesi Hazir Mehmeti i cili n’ emër të LKSHM-së ju përshëndesim nga shpirti!
Musa Jupolli,
Kryetar: Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (Shkurt, 2025, Paris)
Në vazhdim Hazir
Mehmeti paraqiti disa aktivitete të Lidhjes së Krijuesve në Mërgatë ndër të
cialat botimi i librit “At Ndon Belushi, kolosi
rilindës i dy shekujve” me autor Musa Jupolli e Mentor Thaqi. Libri përmban aktivitet në
Frasnitë dhe shkrime me rastin e shkuarjes në amshim të At Antonio Belluscit. Në
libër botohen shkrime nga Prof. Isak Shema, Don Lush Gjergji, Ornela
Radovicka, Rexhep Rifati, Hazir Mehmeti etj. Libri përmban poezi, reportazhe, tregime nga krijues të
mërgatës: Rexhep Rifati, Ornela Radovicka, Maria Antonietta Rimoli, Sylë
Bajrami, Papas- At Pjetër Lanza, Mario Bellizzi, Shqipe Bytyqi, Bajrush Zeka, Vehbi
Miftari, Shefqet Dibrani, Eli Eli, Bashkim Halilaj, Milazim Ukëhaxhaj, Vjollca
Ukëhaxhaj, Xhevat Muqaku, Avni Neziri, Prend Buzhala, Hanumshahe Ilazi, Peter
Shtoka, Heset Ahmti, Sokol Ahmetaj, Hafiz Gagica etj. Nga “Pranvera e poezisë në Kalabri 2024”
Lidhja këtë vit do organizon Pranverën e poezisë në qytetin e Koprit të
Sllovenisë në fillim maj (4 maj 2025) si nikoqir të Shoqatës Shqiptare “Iliria”
me drejtues Heset Ahmti.
Manifestimin e
mbylli kryetari i shoqatave shqiptare në Zarë Prof. Vesel Lekaj. Shoqatat organizuese shtruan drekë për të
gjithë mysafirët e pranishëm. Ishte një pritje vëllazërore e cila nuk harrohet.