Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Sinan Gashi, emër i ndritur në kulturën kombëtare
E hene, 28.10.2024, 06:59 PM
SINAN
GASHI, EMËR I NDRITUR NË KULTURËN KOMBËTARE
Kumtesë nga Hazir MEHMETI
Të
nderuara mike e miq të pranishëm,
Të
nderuar organizator, Art Club “Rifat Kukaj”,
E
nderuara kryesi e punës,
I
nderuari drejtues i Art Club “Rifat Kukaj”, Z.
Izet Abdyli, Z. Lulzim Nika, drejtor,
I
nderuari dhe respektuari Prof. Sinan Gashi,
Ndihem
i nderuar që takohemi sot në këtë aktivitet vlerësues për njeriun e vlerave të
çmuara që i dha letërsisë e historiografisë kombëtare. Kosova e robëruar shekujve nisi të frymoi
falë bijave e bijve të saj të dalë nga shkolla shqiptare e mohuar shekujve.
Shkolla është thelbi dhe kuptimi i dijes, edukatës njerëzore, edukatës
kombëtare, është forcë mbi forca, themeli i
lirisë. Mes këtyre bijve, pa dyshim është Profesor Sinan Gashi. Këtë e thotë puna dhe vepra e tij gjeneratave.
Sapo
merr në dorë një vepër të Prof. Sinan Gashit, të duket më e plotë, më e vlerë
se sa vepra e tij që lexove më parë, dhe kështu vargu i veprave është i gjatë,
shumë i gjatë që sot kemi trashëgim bibliotekave, arkivave dhe auditorëve ku
studiohet e hulumtohet shqip dhe jo vetëm.
Nuk
jam kritik letrar, por jam vlerësues se veprat e shumta të Prof. Sinan Gashit
do shndrisin rrugën e progresit kombëtar.
Ai, duke qenë një shpirt i trazuar,
nuk u pajtua asnjëherë me vuajtjet e shkaktuara nga jeta në robëri, u bë
pjesë e lëvizjeve pozitive në organizim dhe veprim për liri përmes armës së tij
kryesore, penës së ndritur. Ashtu siç do thotë Faik Konica: “Me atë përpiqem
t’i shërbej atdheut”. Sinan Gashi ishte
shpirti dhe mendja e rrethit, në veçanti tek qytetari ynë i shkelur dje, i pa
pajtuar me shterpësinë e fjalëve me të cilat mbulohet padrejtësia në shoqërinë
ku injoranca është themeli i saj. Ashtu siç e do shpirti e vizioni i një
iluministi i ushqyer me sinqeritetin në rrjedhat shoqërore jashtë tutëlove të
klaneve injorante antikombëtare.
Kur
me kujdes lexohen veprat e Profesor Sinan Gashit, zbulohet mprehtësia e tij në
shtrimin e temave për studim që dallojnë nga krijuesit tjerë. Pra, janë të
veçanta ashtu siç është edhe personaliteti i tij i veçantë me thellësinë e
rrokjes së temave të cilat i trajton. Ai e ndien si pasion shkrimin, si nevojë
për ta pasur publiku për sot dhe nesër. Ai vërtetë e ndien artin e të shkruarit
si terapi shpirtërore të tij. Kështu vet
vepra e tij “Arti letrare si terapi shpirtërore” e shpreh thellësisht pasionin,
kënaqësinë e tij me secilën vepër të tij. “Shkrimtari është shqetësimi i
përhershëm i kohës, i qenies së tij njerëzore, është shpirt i trazuar deri sa e
ka frymën në jetë, edhe kur është mes të tjerëve dhe kur është në vetmi. Është
bartës dhe krijues i shpirtit të njerëzimit,” (A.S. Pushkin). Këtij
fenomen i përket edhe Prof. Sinan
Gashi.
Pak
kund i gjen botimet e temave letrare të trajtuara në formë specifike sikurse i
gjen tek autori Sinan Gashi, mes tyre do veçoja pseudonimet e krijuese
shqiptarë. Në Vjenë ku jetoj aktualisht,
u botuan disa gazeta e revista, shumë nga autorët nuk ishte e lehtë të dihen, përmbledhja e tyre në një vepër
ndihmon shumë hulumtimet, ndihmon
nxjerrjen në dritë të autorëve që vepruan në robëri ku jeta e tyre ishte e
rrezikuar dhe nuk ishin të paktë në diasporë dhe atdheun e sakatuar nga sundimi
turk, grek e serb. Këtë temë e gjen të
prekur fuqishëm në veprën e Sinan Gashit.
Është bindëse thënia e filozofit polak Jan Parandovskit se, krijimtaria
nuk është asgjë tjetër pos reflektim i shpirtit të madh. Secili krijues ka stilin e tij të shprehjes,
ka lexuesit e tij, ka adhuruesit e tij në kohë e hapësirë, ashtu siç kishin dhe
janë krijuesit shqiptarë në Atdhe dhe diasporën shqiptare.
“Zëri
i intelektualit është i qetë”, e tha shkrimtari e filozofi i njohur Stefan
Cvejg, profesor Sinan Gashi, është i
qetë në fjalë, por vullkan në shpirt e përmbajtje.
Me Sinan Gashin
Në
vitet tetëdhjeta shkolla shqipe u pasurua dhe forcua me mësimdhënës shqiptarë
të përgatitur mirë në Universitetin e Prishtinë. Gjimnazi i Drenasit bëri hapa
kualitative të rritjes krahas shtimit fuqishëm të nxënësve. Aty punohej me
përkushtim në fushën e dijes, si arma më e fuqishme që i duhej Kosovës e në
veçanti rrethinës së Drenicës, për përmirësimin e jetës patriarkale primitive
të trashëguar. Isha i lumtur që fillova
të punoj sapo kisha përfunduar studimet, ku mbi të gjitha gjeta një kolektiv
entuziast, mes tyre dallohej profesori i gjuhës shqipe Sinan Gashi. Ndërtesa e re e Gjimnazit “Skënderbeu”
ndrinte nga uniforma e nxënësve dhe mësimdhënësve të rinj. Sapo binte zilja për mësim, i pari që nisej
drejt klasës ishte Sinani me krahun e mbushur me libra. Aty preka së pari botimet e veprave të Ismail
Kadares në kroatisht, frëngjisht, gjermanisht, maqedonisht... . Madhështia e shkrimtarit tonë përcillej tek
gjenerata e re, përcillej frymëzimi për dije në përkushtim ndaj atdheut. Unë si
i ri krijova parafytyrimin e modelit çfarë më duhej në mësimdhënie duke shtuar
këtu edhe emrin e Ymer Elshanit, tani Dëshmori i Lirisë. Ishe kohë kur fliste gjaku i rilindësve tanë
në formësimin e shpirtit shqiptar, bashkimin e shpirtit shqiptar pa dallim
krahine, rrethi e bindjeje.
Si
sot më kujtohet nderimi që iu bë gjimnazit tonë me Çmimin “Profesori më i mirë në Kosovë” (viti
shkollor (77/78), dhënë Profesorit të ri
Sinan Gashi. Ky titull nuk erdhi nga pushtetarët, as nga inspektorët komunist,
por erdhi nga figura të njohura intelektuale të kohës, mes tyre Prof. Dr. Isak
Shema, drejtues i Komisionit të Bashkësisë së Kulturës së Kosovës.
Unë
që atëherë në fletoren time të punës shkrova: “Prof. Sinan Gashi është pedagog
patriot që realizon vizionet e Rilindësve tanë "Atdheu duhet në vepër, jo
me fjalë" –(Sami Frashëri).
Punuam së bashku dy vite, nga i cili mësova shumë në praktikë se si
duhet qëndrimi ndaj mësimit. Ai e meriton lapidarin në mes të sheshit të
Heronjve të Shkollës Shqipe”.
Si
kolegë kujdestarë të klasave të katërta, së bashku me nxënësit vizituam Ulqinin
(maj, 1978), ku mësuam shumë për
ulqinakët dhe Ulqinin, fotografuam momente nga vizita në kalanë e qytet, në
tregun e ulqinakëve me veshje kombëtare që nuk i gjejmë asnjëherë tjetër. Për
çudi Ulqini u rrënua nga tërmeti
famëkeq, kurse tek ne barbaria serbe kalli e shkatërroi gjithë ato foto e
materiale që ruanim. Edhe zoti e ndihmoi armikun! Ulqini u pasurua me sllav në
emër të rindërtimit, kurse ne pësuam gjenocidin e radhës të shkatërrimit dhe
dëbimit masiv.
Është
krenari të punosh, mësosh dhe jetosh në një kohë me intelektualë siç është
Prof. Sinan Gashi dhe shkrimtarë e krijues tjerë që me mësimet e tyre frymëzuan
gjenerata të cilat i duheshin luftës për liri dhe lirisë për ndërtim e progres.
Kolegut
ime Prof. Sinan Gashi, shëndet e suksese!
Do
jeni gjithmonë i nderuar brezave!
Edhe
shumë vepra tjera!
Faleminderit
kryesi!
Faleminderit
për vëmendjen tuaj!
(Hazir Mehmeti, Drenas, 26 tetor 2024)