Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Dita e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve
E merkure, 15.01.2025, 09:04 PM
15 JANARI
DITA
E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT SERB NDAJ SHQIPTARËVE
“Harresa
është kusht i domosdoshëm i kujtimit” (Zhari)
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Serbia kreu gjenocid të pa parë në Evropë
ndaj shqiptarëve. Ky gjenocid duhet njohur nga institucionet relevante ndërkombëtare. Leo Freundlich në “Golgota shqiptare”, iu referohet fakteve,
shkruan: “Historia e këtij kombi është një zinxhir i pakëputshëm luftërash
të përgjakshme kundër shtypësve së dhunshëm. Por, këto tmerre të përgjakshme
nuk ishin në gjendje ta shfarosin këtë racë të fuqishme”.
Shqiptarët u masakruan, torturuan, u
dëbuan shekujve nga pushtuesit serb. Në kontekst të përcaktimit të një
date dhe simbolin e saj për të përkujtuar këtë gjenocid barbarë po nxjerr nga
libri “Pranverë e helmuar” disa fakte nga arkivat dhe shtypi botëror. Serbia
ishte dhe mbeti shtet terrorist. Këto tmerre nga terrori shkatërrues ndaj
kombit shqiptar, janë akoma të pa hulumtuara sa duhet.
Dokumentet më famëkeqe janë Memorandumet e Akademisë Serbe të mbështetura dhe
frymëzuara nga Kisha Ortodokse Serbe. Këto memorandume fillojnë me
memorandumin e vitit 1844 – të Ilija Garashanit. Sipas elaboratit
shfarosës ndaj shqiptarëve të zyrtarit serb, Ilija Garashaninit, “Naçertania” (
1844 ) ku ai shkruan: “Midis dy Luftërave Botërore qeveria e krajlit në emër të
Reformës Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokë në Kosovë. Gjatë kësaj
kohe, në Kosovë janë vendosur 13.482 familje (serbe e malazeze) me rreth 67.
410 anëtarë në 594 vendbanime.( A J B.
MAR,96 – 21 – 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ). Milan Obrenoviç, princi i Serbisë: “Merita më
të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të
zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë!“. “Në kushte të një dimri me borë që
nuk mbahet mend, nxori nga shtëpitë rreth 300.000 shqiptarë të Toplicës,
Kosanicës, Pustarekës etj., që banonin në 700 lokalitete, prej të cilave rreth
640 plotësisht shqiptare e më shumicë shqiptare islame nga fundi i shekullit
XVI- fillimi i shekullit XVII. Rreth 350.000 shqiptarë kryesisht myslimanë i
larguan nga trojet stërgjyshore ushtritë greke e malazeze. Burimet flasin për
rreth 70.000 shqiptarë të therur, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në
rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarr vetëm më 1877 – 1978.
Në shekullin e kaluar, pas Luftës Ballkanike, kur Turqia humbi, popullsia
shqiptare autoktone në Luginën e Moravës që nga Pllana e Madhe, Nisus (Nishi) e
duke vazhduar deri në Gjevgjeli përjetoi masakrat e tmerrshme nga ushtria
serbe. U rrafshuan për tokë fshatra e qytete shqiptare (752 vendbanime), u
masakruan mizorisht mbi 150 mijë kurse u dëbuan mbi 300 mijë shqiptarë nga
tokat e tyre. Këto masakra ishin me përmasa gjenocidi i paparë deri atëherë në
Evropë.
Leo Freundlich. Pjesë nga ky gjenocid u shkrua nga Leo Freundlich në
librin e tij “Albanien Golgatha” (1913), në shqip “Gjenocidi shqiptar.
Është një dokument i cili u shkrua nga publicisti e politikani austriak me
rrënjë hebre Leo Freundlich (1875-1953) i cili përshkruan metodat e
spastrimit etnik nga pushtuesi serb për të larguar popullsinë shqiptare të
Maqedonisë, Shqipërisë së Veriut dhe Kosovës. Është një përmbledhje e lajmeve që
ai mblodhi drejtpërdrejtë gjatë udhëtimit në krahina shqiptare gjatë
pushtimit serb të viteve 1912-1913, duke shpjeguar në detaje dëbimet, dhunimet, masakrat, torturat dhe abuzimet në shkallë të gjerë te popullsia shqiptare,
vuajtjen nën sundimin serb nga ushtria dhe paraushtarakët çetnikë. Dokumenti u
ri-përkthye nga Robert Elsie. Leo Freundlich më tutje në akuzën e
tij shkruan: “Serbët në Shqipëri erdhën si vrasës e jo si çlirimtarë. Në
Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kufijtë e Shqipërisë u vendosën të
përcaktoheshin me nxitim sipas statistikave kombëtare ose statistikave të
caktuara nga komisioni i cili do të formohet në vend aty për aty. Serbët
kanë nxituar t’i ndryshojnë këto statistika me grykën e mitralozave dhe
bajonetave. Ata kanë bërë mizori që janë të papërshkrueshme. Deri tani,
qeveritë kanë heshtur. Por tani është e qartë se heshtja e mëtejshme është e
barabartë me bashkëfajësi. Për serbët, armiku më i madh është e vërteta. Ajo e
rrezikon ekzistencën e tyre”. Leo Freundlich është zëri më i fuqishëm i kohës
në protestë kundër zhdukjes masive të shqiptarëve etnik në territoret e tyre
etnike. Ai i cilëson fuqitë e mëdha të Evropës në bashkëfajësi të cilat nuk
intervenojnë. Në shkrimet e tij protestuese argumentoi vrasjet e mbi 300 mijë
shqiptarëve.
Prof. Dr. Olivera Milosavljeviq, Beograd: “Me politikën pushtuese të qeverisë
serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie
të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë se mund të pritet paqe dhe gjendje e
qëndrueshme. Shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë
të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite ka
përhapur mendime tendencioze për arbanasit.Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli
serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e
egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. Ballkanicus dhe dr. Vlladan
[Gjorgjeviçi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta
ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një
jetë të kulturuar dhe kombëtare, me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si
racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur. Ata gjithë atë që në
primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës
së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt
e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në
përgjithësi”.
Jovan Trifunovski, “Në bazë të burimeve arkivore historike e të tjera në trevat
e Sanxhakut të Nishit që nga Antika e deri në mes të shekullit XIX ekzistonte
në kontinentet popullsia shqiptare”.
Dr. Jovan Haxhivasilev, shkrimtar serb, duke shtjelluar politikën shfarosëse
serbe ndaj elementit shqiptar, shkruan: “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që
Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe, të krijohet mundësia që aksioni i
mëtejmë të drejtohet kah Kosova. Stefan
L. Popoviç: “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës
Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e
Kumanova… Nikola Pashiçi, drejtues i
Qeverisë së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe themeluesi i Partisë Radikale
Serbe, deklaron: “Šiptara tu?i, mu?i i ne daj mu da u?i”- Shqiptarin rrihe,
mundoje dhe mos e le të mësojë”.
Ivan Gjuriç. Nisma e të Drejtave të Njeriut, Beograd, në
Parlamentin e Serbisë: “Vetëm dhjetë kilometra ku tani jemi ulur,
dhjetë kilometra nga qendra e Beogradit, në Batajnicë gjendet varri masiv në
poligonin e njësive speciale kundër terrorizmit, me kufoma të më shumë se 700
shqiptarëve nga Kosova, prej të cilave 75 fëmijë, u varrosën në Batajnicë të
kallura me një qëllim; të fshehin krimin. Nga zhvarrosja e kufomave nga tërë Kosova
janë sjellë në Batajnicë të kallura e të groposura, me një qëllim; të fshihet
krimi i policisë serbe dhe njësive paramilitare serbe. Shteti e me të edhe
shoqëria e kanë vendosur që këtë ta injorojnë”. Deutsch-Gjermanisht “Nur zehn Kilometer von
dem Platz, an dem wir sitzen, zehn Kilometer vom Zentrum Belgrads entfernt, in
Batajnic, findet sich ein Massengrab im Poligon des Anti-Terror Kommandos, mit
den Leichen von über 700 AlbanierInnen aus dem Kosovo, davon 75 Kinder, die in
Batajnica verbrannt und begraben wurden, mit einem Ziel: Die Gräueltaten und
die Verbrechen zu verdecken. Die Leichen wurden aus allen Ecken des Kosovo
hierher transportiert, um die Verbrechen und Gräueltaten des serbischen
Militärs und der Paramilitärs zu verdecken. Der Staat, und somit auch die
Gesellschaft, haben sich entschlossen, dies zu ignorieren“. (Perkhim: Mag.Kreshnik Mehmeti)
Dr. Sabit Uka: “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878”, libri
I. Prishtinë, 1994, fq. 220 – 21 etj.). Procesin e kolonizimit të trojeve
shqiptare me elementin sllav, shpopullimin e etnitetit shqiptar, serbizimin
gjatë periudhave më të fundit Beogradi e ka zbatuar në mënyrë të veçantë gjatë
“Krizës Lindore” ( 1875 ).
Në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe, u
vranë e masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me
shqiptarë, u plaçkitën e dogjën 300 shtëpi.
Qazim Meta: “Pushtuesit zbatuan gjenocid e etnocid me strategji të tokës
së djegur për spastrimin etnik shqiptar të tokave të aneksuara me përkrahje morale,
politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë e të Evropës”. (Woice of
Albanieans, autor: Dr. Jusuf
Osmani: “Qeveria e kriminelit e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit,
dhe forcat terroriste të Republikës Federative të Jugosllavisë e të Serbisë
vetëm gjatë viteve 1998-1999 vranë 8.099 civilë të pafajshëm shqiptarë. Sipas
gjinive krimi ndahet kështu: 6.624 meshkuj dhe 1.475 femra. Të vrarë civilë e
ushtarë të UÇK-së janë 11.738 persona, nga të cilit 10.014 meshkuj dhe 1.724
femra. Pushtuesi serb vrau dhe zhduku 1.323 fëmijë deri në moshën 16 vjeçare.
Në vitet 1944- 1946 shqiptarët u ndodhën mes
dy zjarreve; atij fashist dhe atij çetniko-komunist
serbo-jugosllav, i cili ishte më dinak dhe më shkatërrues
për shqiptarët. Nga forcat serbo-sllave u arrestuan në fund të
Luftës së Dytë Botërore mijëra të rinj shqiptarë dhe i deportuan të etur dhe
uritur drejt Tivarit. Buzë detit, aty ku ishte Metropoli i Duhanit, brenda një
dite u ekzekutuan mbi tre mijë të rinj shqiptarë të rrëmbyer me qëllim
ekzekutimi. Ishte kjo pjesë e programit nga memorandumet famëkeqe serbe në
vazhdimin e gjenocidit për zhdukjen e shqiptarëve. Këto masakra si pjesë e
gjenocidit serb mbeten akoma të pa ndriçuara dhe askush nuk mori përgjegjësi,
bile as që u diskutua ndonjëherë seriozisht. Në Kosovën e robëruar nuk e
lejonte pushteti i cili ishte autor i këtij krimi, të zbardhej e vërteta,
megjithatë, populli i ruante në shpirtin dhe kujtesën e tij dhe nuk
i harroi kurrë. Ai i thurte këngë, tregime dhe përkujtime që nuk vdesin në
krenarinë kombëtare. Në Shqipëri diktatura e ndërtuar mbi bazën ideologjike të
serbo-sllavëve ishte bashkëfajtore dhe nuk kishte interes ideologjik dhe as
fuqi morale. Në luftën e fundit kur shpërtheu egërsia serbe duke tentuar
pastrimin etnik të Kosovës të ngjashëm me atë të shekullit nëntëmbëdhjetë e
njëzetë kur nga viset shqiptare të Vranjes, Leskocit, Medvegjes, Bujanocit,
Preshevës u dëbuan mbi 300 mijë shqiptarë dhe 150 mijë u masakruan. Kjo ndodhi
para syve të botës, e njohur si Golgota Shqiptare të cilën e dokumentoi nga
afër publicisti e diplomati austriak me rrënjë hebreje Leo Freundlich në veprën
e tij “Albanischer Golgotha”. Për këtë vepër dhe aktivitetin e autorit akoma
shqiptarët nuk nxorën dhe mësuan asgjë, as hartuan ndonjë dokument akuzë kundër
Serbisë. Leo Freundlich e përgatiti dhe parashtroi para mediave të
kancelarive të fuqishme botërore dhe gjykatave të asaj kohe si dokument akuzues
për gjenocid ndaj një etnie.
Batajnica në Beograd ku grumbulloheshin e masakroheshin shqiptarët
dje, u ri përsërit para syve të Evropës edhe në ditët e sotme. Shteti i Kosovës
dhe Evropa demokratike duhet të zbardhin përfundimisht në emër të popullit të
Kosovës gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Viktimat nuk pyesin për demokraci, ato
akuzojnë dhe kërkojnë drejtësi. Varri masiv i 762 shqiptareve e shqiptarëve,
prej të cilëve 74 fëmijë, në Batajnicë, akuzon dhe është argument i fuqishëm i
cili vërteton gjenocidin serb, një nga faktet e shumta se Serbia duhet të
denoncohet në gjyqet ndërkombëtare për gjenocid të vazhdueshëm ndaj
shqiptarëve. Shtetet demokratike duhet ta njohin pa vonuar gjenocidin serb ndaj
shqiptarëve të pafajshëm.
Shënimi përkujtues i vuajtjeve të tmerrshme
që pësoi shekujve populli shqiptar, është detyrim kombëtar në mënyrë që
historia të mos përsëritet.