Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Porosi nga ''Kuizi Ndërkombëtar i Diturisë - Austria 2025''
E diele, 25.05.2025, 06:59 PM
POROSI NGA “KUIZI MBARËKOMBËTAR I DITURISË - AUSTRIA 2025”
Kuizi, nuk është thjesht vetëm një garë, është
më shumë; është takim miqësie, është njohje, është mësim, është dashuri ndaj
këngës, ndaj valleve e gjuhës, ndaj atdheut. Murat Koci: “E vërteta e madhe,
qenësorja, ajo kryekreje ishte së në këtë garë të gjithë dolën fitues, nxënësit
po se po, por edhe mësuesit e prindërit. Të gjithë ishin të parë.
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Organizuar
nga Këshilli Organizativ i Kuizit të Diturisë i përbërë nga përfaqësuesit
nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare
“Iliria”, Suedi i ndihmuar nga Shoqata Kulturore dhe Sportive -Kikirikët në
Austri, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, Ministria e
Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.
Këshilli Organizativ: Murat Koci Xhevat Isufi, Hava Limani, dr Geranda
Hoxhaj, Desara Gjonej Beqari, Isuf Bajraktari, Miradije Berisha.
“Mbështetje
e ndihmesë të pakursyer kanë dhënë zj Arbërie Nagavci (ministre në MASHT), Liza
Gashi (zëvendësministre në MPJD), Elis Badalli (drejtor në Departamentin e
Diasporës), Besnik Desku (Zyrtar i lartë në MPJD), Besarta Balaj (zyrtare e
lartë në MASHT), Komuna e Ängelholmit dhe të tjerë.”
Nga
Kosova përshëndetën zyrtare në Departamentin Diasporës Barbara Sekiraqa dhe
Burbuqe Matoshi. Kurse, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri,
përshëndeti Elena Osmani, sekretare. Nga stafi i Ambasadës e Republikës së
Shqipërisë në Austri përshëndeti Blerina Serjani, Në fjalët e tyre përshëndetëse uruan organizatorët për
aktivitetin dhe punën e tyre me rëndësi kombëtare në ruajtjen e gjuhës amtare.
Në
sallën e bukur shkëlqen flamuj dhe veshjet e fëmijëve valltarë, pjesëmarrës të
ekipeve nga disa vende, Anglia, Austria, Greqia, Suedia, Italia, Shqipëra. Murat Koci drejtues i shoqatës “Iliria” në
Suedi e cila mbledhë në vete 12 shoqata tjera, falënderoj për angazhimin e tyre
në realizimin e Kuizit – Austria 2025, Klarita Selmani, Dila Rrapi, Aida
Haziri, Jonida Koci, Eva Paloka, Osman Ademi, Edlira Mitre Gjoka e të tjerë.
Nxënës,
prindër e mësues u priten nga vendorët nikoqir
Desara Gjonaj me grupin e nxënësve të Shoqata Kulturore dhe Sportive -
Kikirikët –fitues të garës nga viti i kaluar në Suedi dhe nga Shoqata “Naim
Frashëri” me mësuesit Osman Ademi, Miradije Berishaj, Ibrahim Hasani etj. Kuizin e mbështet ve¬ç tjerash nga veprimtarë
afaristë: Yll Blakaj, Samed Vinca, Armend Mehmeti, Zonja Lefteri Metkaj, Arian
Shala.
Gara
u zhvillua në platformën digjitale kahoot, ku morën pjesë gjithsejtë 13
ekipe nga gjashtë shtete të ndryshme të
cilët ndjekin kursin e gjuhës amtare. I vetmi ekip nga trevat shqiptare ishte
“Mësonjëtorja e Parë Shqipe” nga Korça.
Do ishte bukur dhe me vlerë rritja e pjesëmarrësve nga viset shqiptare
në vitet e ardhme. Me dallim vogël
pikësh i pari doli ekipi “Kikiriki” nga Vjena me mësuesen Desara Gjonaj Beqari.
Vendi i dytë ekipit “Mölmo” me mësues Murat Koci nga Suedia dhe vendi i tretë
ekipi “Besëlidhja” me mësuese Dila Rrapi nga Italia. Secili pjesëmarrës mori vërtetim, mirënjohje
apo medalje në përkujtim të aktiviteti nga Vjena.
Nga
Italia morën pjesë mësueset Dila Rrapi, Jonilda Dervishaj, Minire Ferati
me tri ekpiet e tyre. Ekipi “Besëlidhja 1” me nxënësit: Farncesco Lo Cascio,
Gaia Gjikola dhe Ilion Gega. ” Besëlidhja 2” me nxënësit: Julia Kërtusha,
Samina Brahja, Anna Kërtusha dhe Klea Sena. ”Besëlidhja 3” i cili zuri vendin e
tretë me nxënësit: Alissa Shullazi,
Rajsa Dervishi, Sabrina Lleshi dhe Greta Capa. Nga Greqia mësueset Klarita
Selmanaj dhe Jonida Koçi. Nga Athina ekpi i mësueses Klarita Selmanaj me nxënësit: Athina Shaqollari,
Samantha Lekgegaj dhe Fedra Biraku. Ekipi nga Selaniku i mësueses Jonida Koçi i
përbërë nga nxënësit: Xhesa Peshku, Noelia Kalija, Oliger Mema. Nga Londa,
Angli mori pjesë mësuesja Aida Haziri me nxënësit: Daniel Hoxha
Adam
Hoxha, Elin mecaj, Sibel Cuculi. Nga
Suedia ekipi Ängelholm” i mësuest Xhavat Isufi me nxënësit: Aurela
Zenel, Nekë Bytyqi, Elsa Selaci, Lorent Selaci dhe Elea Elshani. Nga qyteti Malmö ekipi i mësuesit Murat Koci
”Malmö” i cili zuri vendin e dytë me nxënësit: Tuana Musaj, Erjon Babaj, Denisa
Berisha dhe Ari Berisha. Nga Shqipëria ishte ekipi nga Korça “Mësonjëtorja e
Parë Shqip” i mësueseve Edlira Mitre Gjoka, Eva Paloka, Keti dhima, Ajet Shira
me nxënësit: Kristi Xega, Natalia Xega, Anxhela Sulollari, Iris Jorgji dhe
Natalia Tresak. Nga Vjena, Austria ekipi
nikoqir ”Kikiriki” i mësueses Desara Gjonaj Beqari i cili zuri vendin e parë me
nxënësit: Emma Shala, Adela Shala, Aron Shala, Leandra Gjonej, Leonard Gjonej.
Ekpi i dytë i mësueses Desara Gjonaj Beqari i Gjimanzit “Stubenbastei” me
nxënësit: Albanaot kuci, Alea Kuci, Anisa Shala, Mateo Pupi, Leart voca, Isra
Nushi, Nita Krasniqi, Jon Pozhegu. Nga Vjena ekipi ”Dardania” me mësues Ibrahim
Hasanaj i përbërë nga nxënësit: Arian Ibrahimi, Etnik Zenelaj, Adea Zenelaj,
Fabiao Skeraj, Vlera Skeraj. Ekipi nga
Vjena ”Arbëria” i mësuesit Osman Ademi me nxënësit: Arbër Salihu, Xhema
Avdylaj, Diara Rexhepi, Fatlind Ademi, Dora Alihajdari, Fiona Vishaj.
Kuizi,
nuk është thjesht vetëm një garë, është më shumë; është takim miqësie, është
njohje, është mësim, është dashuri ndaj këngës, ndaj valleve e gjuhës, ndaj
atdheut.
Vjena
është orë historie, orë krenarie shekujve. Muzeu i Arteve të Botës pret miliona
vizitor brenda vitit, mes tyre shumë shqiptarë. Aty ruhen të vetmet në origjinal
shpata dhe përkrenarja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, “Atlet i Krishtit” i
cili e mbrojti civilizimin evropian nga
hordhitë aziatike. Poeti ynë i madh Naim Frashëri para 139 vjetësh kur i
vizitoi armët e Heroit, i mallëngjyer shkroi vargjet:
"Lum ti, moj
Shqipëri!" thashë,
Armët e ti' kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë
Skënderbenë.”
Tani
e shumë vite, Këshilli Organizativ i Kuizit
“Ilira” nga Suedia e cila ka në përbërje dymbëdhjetë shoqata, dallohet
me aktivitet e shumta kulturore e sportive jo vetëm në Suedi, por edhe jashtë
saj. Shoqata e drejtuar nga mësuesi me përvojë Murat Koci dhe rrethi i drejtues
Xhevat Isufi, Hava Liman, Dr Geranda Hoxhaj, Isuf Bajraktari, janë shembulli më
i mirë i aktiviteteve në diasporë.
Kuizi tani ka marrë karakter gjithëkombëtar me synim kryesor; zgjerimin
e hapësirave mësimore të gjuhës shqipe, afirmimin e saj si përcaktuesi kryesor
i identitetit kombëtar.
“
Gjuha amtare na bashkon ne shqiptarëve kudo ku jemi, duke na bërë njëkohësisht
të dallueshëm nga popujt e tjerë. Prej këtej besoj, buron natyrshëm detyrimi
ynë si komb dhe si shtete, Shqipëria dhe Kosova, të bëjmë gjithçka mundemi për
ta mbajtur gjithnjë të hapur për fëmijët e Diasporës këtë dritare, përmes së
cilës mund të shihet shpirti dhe historia e një populli të lashtë evropian” (R.
B.)
Ishte
një ditë e bukur për mua, si autor i shkrimit,
të takoja kolege e kolegë nga disa vende e shtetet me të cilët ishim
njohur gjatë seminareve të organizuara për shumë vite në atdhe dhe jashtë tij.
Takova kolegë e kolege të cilët nuk janë vetëm mësues, por janë veprimtarë të
dalluar në dobi të kombit. Mes tyre nga Anglia ishte i pranishëm mësuesi
veprimtar Lutfi Vata me zonjën e tij. Takimi me te më rikujtoj diskutimet tona
në seminare. Kështu janë mësuesit e porosive të Rilindësve tanë. Takova kolege nga Greqia të cilat janë vërtet
Rilindëset e Kohës, kur dihet se puna e tyre mësimore bëhet vullnetarisht dhe
në rrethana të vështira të pa krahasuara me vendet tjera. Realizimi i programit u drejtua me përpikëri
e përgjegjësi nga Xhevat Isufi dhe Hava Limani nga Suedia. Suksese në misionin Tuaj! ( H. M - Vjenë, 3 maj 2025)