Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Historia e shpatës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Vjenë
E enjte, 08.05.2025, 07:00 PM
Hazir
Mehmeti, Rexhep Rifati, Muharrem Blakaj, Shenasi Aliu (30 prill 2023)
HISTORIA E SHPATËS SË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË VJENË
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Në Vjenë ruhen përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit
Skënderbeut në Muzeun e Arteve Botërore të Vjenës. Me të
drejtë Vjena tek shqiptarët është e shenjtë dhe vend kontakti me identitetin
kombëtar nga koha më e lavdishme në historinë e tij, koha e qëndresës heroike.
Për shqiptarët që vizitojnë Vjenën, pikëtakimi i parë i
tyre është Muzeu i Shpatës së Gjergj Kastriotit. Ata vijnë nga Atdheu,
diaspora, arbëresh nga Italia, Zara etj. Diku rreth vitit 1886, kur vjen në
Austri për shërim shkrimtari ynë i madh, Naim Frashëri e vizitoi Muzeun në
Belvedere të Vjenës, ku ruheshin përkrenarja dhe shpata e kryeheroit kombëtar.
I frymëzuar ia kushtoi vargjet emblematike që çdo shqiptar i mëson e reciton me
zemër:
"Lum ti, moj
Shqipëri!" thashë,
Armët e ti' kur i
pashë
Ndë Belvedere në
Vjenë,
Sikur pashë
Skënderbenë.”
Naim Frshëri
Për lexuesit e
nderuar po japim një shkrim rreth shpatës dhe përkrenares, rrugëtimi i tyre
deri në Vjenë sipas shkrimit të mikut të madh të shqiptarëve Leo Freundlich i
bazuar në disa dokumente relevante të kohës.
SI PËRFUNDUAN ARMËT E SKËNDERBEUT NË VJENË
Shqipëria ka famën se është vendi i “Atletit të Krishterimit”,
Gjergj Kastrioti Skënderbeut, por në arkivat e saj nuk ka asnjë relikt
origjinale të tij. Përkrenarja dhe shpata ruhen në Vjenë.
Një histori që
zgjatet prej pesë shekujsh dhe që debatet për të nuk mungojnë edhe sot.
Historinë e rrugëtimit të relikteve e ka zbuluar shumë vjet më parë, Leo Alexander Freundilich, një austriak i pasionuar
pas historisë së Shqipërisë. Leo Freundlich ishte austriak me rrënjë hebre, mik
i madh i shqiptarëve i cili shkroi për masakrat serbe ndaj shqiptarëve pas
humbjes së Perandorisë Osmane. Është e njohur vepra e tij Albanisches Golgotha
– Golgota Shqiptare)
Më shumë se relikte, tashmë, ato janë pjesë e identitetit kombëtar
Përkrenarja me
kokën e dhisë që mbante Skënderbeu është një simbol i huazuar nga legjendat e
Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ndërsa sipas historianëve Skënderbeu
ka përdorur dy shpata. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit
1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7,
peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg. Kjo e
fundit gjendet së bashku me përkrenaren në muzeun e Historisë në Vjenë.
SHKRIMI BURIMOR NGA LEO FREUNDLICH
Shkrim, njëqind vjet më parë
Në Arkivin e
Shtetit në dosjen e Skënderbeut gjendet një shkrim ku tregohet historia e
udhëtimeve të tij. Artikulli nga Leo Freundlish, bazohet në rrëfimin e
drejtorit të mbledhjeve të materialeve të Muzeut Historik të Vjenës për të
treguar të vërtetën e armëve të Skënderbeut. Sipas tij, për herë të parë këto
objekte janë përmendur në vitin 1578. Më 15 tetor të këtij viti, Mario Sforza,
duka i Urbinos, i shkruan një letër arqi dukës Ferdinand, ku i thotë, se do t’i
dërgojë atij armët e Skënderbeut, dhe të vëllait të tij. Ky është një fakt që
dëshmon se mes arqidukës dhe Mario Sforzas janë këmbyer shumë letra. Më 15 maj
1579 arqiduka i Tirolit i shkruante dukës së Urbinos, Maroi Sforza, dhe e
falënderon për armët e Skënderbeut dhe për të tjerat që do t’i binin në dorë.
Ndërsa për herë të dytë këto armë përmenden në një letër të dukës Von Arescot,
e shkruar me 25 korrik 1588, ku flitet për armët e tjera të Skënderbeut. Në
inventarin e vitit 1585 këto objekte nuk ishin të shënuara ende. Ndërsa në
inventarin e vitit 1593 shënohet: “Në fletën 69, dy shpata dhe helmi i Gjergj
Skënderbeut”. Prej këtyre shkresave dhe inventarit mund të konstatohet lehtë se
elmi dhe dy shpatat e Skënderbeut kanë rënë në dorë të arqidukës Ferdinand
midis vitit 1588-1593 nëpërmjet dukës Mario Sforza të Urbinos dhe të dukës
Arescot. Saktësisht, në inventarin e vitit 1596, faqe 321, janë përmendur dhe
shënuar elmi nr. 71 (127) dhe dy shpatat nr.92 (145) dhe 345 (550). Aty
shënohet: “George Skanderbeg: një helm i bardhë me rrafshe të arta sipër një
kokë dhie e artë me dy brirë, dhe dy shpata, njëra me një dorezë prej lëkure, e
cila nga pesha e rëndë dhe prej shenjave të gjakut që duken ende, ngjan më e
madhërishme, ndërsa tjetra është me një dorezë kadife ku është shënuar emri i
Skënderbeut. Në inventarin e pikturave të sekretarit privat Schrewnchk të
titulluar “Armamentarium heroicum” të vitit 1601, ne shohim në tablonë 16,
Skënderbeun me elmin nr.71 (127) dhe me shpatën nr.345 (550), ku shkruhet: Në
një kornizë me ornamente të shumta rrinë në këmbë Skënderbeu i veshur me një
pallto të gjatë me astar lëkure e mbërthyer në gjoks me shirita, me kokën dhe
mjekrën e gjatë kthyer nga krahu i majtë, ku i duket profili.
Në krahun e
djathtë ai mban lart shpatën e zhveshur nr. 345 (550) dhe poshtë në tokë afër
këmbës së majtë qëndron helmi (përkrenarja) nr. 71 (127). Në kokë mban një
beretë. Objektet që janë pikturuar në fotografi i ngjajnë shumë atyre në
origjinal që ndodhen në muzeun e Artit Historik të Vjenës. Shihet qartë që këto
dy objekte njiheshin që në vitin 1601 si sendet e Skënderbeut. Ja një përshkrim
i imët mbi dy shpatat dhe mbi përkrenaren: Në sallën XXV Nr.71/127 ndodhet një
përkrenare e shtrirë në një piedestal të ulët, e cila duhet të jetë prerë si
mbas stilit italian. Sipër përkrenares i fiksuar mirë është kryet dhisë.
Përkrenarja përbëhet prej dy pjesëve, një pjesë prej bakri dhe pjesa tjetër
sipër me një copë metali buzët e secilës janë zbukuruar me ar. Syve të dhisë u
mungojnë gurët. Akoma duket vendi bosh, i cili të jep të kuptosh se brenda kanë
qenë vendosur gurë. Në mesin e përkrenares është vendosur një rreth prej bakri.
Në këtë rreth janë shkruar këto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim është
shumë i vështirë për t’u domethënia e tij. Deri më tani e kanë deshifruar si:
“Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi
Benedicat”. Pesha e përkrenares është 3000gr. Kjo përkrenare është një
“unikum”, i vetmi e i veçantë që gjendet në muzeun dhe i përket artit të
punimit të metalit në stilin gotik të vonshëm. Përpara së gjithave kjo
përkrenare në pikëpamjen estetike është një vepër e mrekullueshme dhe i ka hije
vetëm një burri të fuqishëm të fortë e me vullnet të hekurt.
Shpata që ndodhet
në sallën XXVII, rafti V.Nr.345 (550) është e gjatë 88.5 cm e gjerë 57 cm, me
dy tehe dhe me një formë të drejtë, në një vend të kthyer përmban disa shkronja
latine. Prej këtyre shkronjave lexohen këto fjalë: “Heroi i perëndisë, Iskander
Beg”. Doreza është e përbërë prej druri të mbështjellë me lëkurë, pesha e kësaj
shpate asht 1300 gr. Shpata me dorezë është e veshur me lëkurë shagreni, ka nga
anët e jashtme 4 arabeska të thella, tre rripa për hijeshim. Anët e jashtme
përshkohen prej fildishi dhe në anët e brendshme shohim disa germa të kuqe, të
cilat janë shkruar më shekullin e XVI e që përmbajnë emrin “Scënderbeg”. Pesha
është 600gr dhe pesha e përgjithshme 1900 gr. Kjo shpatë është e shënuar dhe
pikturuar në librin e sekretarit privat të arqidukës së Tirolit, Jakob
Schrenckh, “Armametarium heroicum”, në faqet XVI.
Përveç këtyre në
sallën e armëve historike të muzeut të Vjenës gjendet dhe një shpatë tjetër, e
cila quhet si një nga shpatat e Gjergj Kastriotit dhe është shënuar në
inventarin mbajtur në vitin 1593. Kjo shpatë të jep të besosh nga pesha e rëndë
dhe nga gjatësia se Kastrioti me një të goditur i ndante në dy pjesë trupat e
armiqve. Kjo shpatë gjendet në sallonin XXV, rafti II Nr.92(143), gjatësia e
saj 121 cm dhe doreza është e zbukuruar me ar dhe me lëkurë. Pesha e saj është
3.2 k
Kur kryehroi i
shenjti -Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, do ta ketë statujën e tij në Vjenë. Ai
e meriton këtë. Vepra e tij prej madhore në mbrojtje të kulturës evropiane nga
perandoria osmane, na detyron të mendojmë për këtë. I detyron drejtuesit e
vendeve tona dhe vendit mik Austrisë, në koordinim për vlerësimin që na duhet
në ndërtimin e urave miqësore gjeneratave.
Gjegj Kastrioti – Skënderbeu, ishte frymëzim i luftës për mbrojtje nga
hordhitë osmane për Gjergj Basten (Giorgis Basta) i cili drejtoj luftën kundër
hordhive turke dhe atyre sllave në kohën e Habsburgëve, Mbretërinë e Austrisë.
Ai shkroi vepra mbi teknikën dhe strategjinë e përdorimit të shpatës dhe
taktikat e tij luftarake i kishte pjesë të sukseseve të tij në të gjitha
betejat.
(Gjermanisht: Er war der Sohn von Demetrio Basta,
einem albanischen Epiroten, der sich nach dem Tod Skanderbegs im Jahr 1468
während der dritten Emigrationswelle der Arbëresh[4] im Königreich Neapel
ansiedelte und in kaiserlichem Kriegsdienst nach Österreich kam).
Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Krujë