Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: 90 vjet nga shuarja e Aleksandër Moisiut, gjeniu i shekullit
E merkure, 26.03.2025, 08:30 PM
90 VJET NGA SHUARJA E ALEKSANDER MOISIUT, GJENIU I SHEKULLIT
“Aleksandër
Moisiu i nevojitet rinisë, ngase rinia është ajo që e ka përkrahur Moisiun në
atë kohë, rinia avangarde dhe intelektualët”. (Isak Guta)
ALEKSANDËR
MOISIU (1879-1935)
Artist
i Popullit
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
U
lind në Trieste. Rridhte nga familja shqiptare e Moisive me origjinë nga
Kavaja. Është aktor i njohur botëror me prejardhje shqiptare. Shkollën e mesme
e kreu në Grac të Austrisë më 1898. Pas vdekjes së të atit familja u vendos në
Vjenë. Për një kohë të shkurtër Aleksandri ndoqi Konservatorin e Vjenës, por për arsye ekonomike u detyrua të punojë
si duartrokitës në Opera dhe si figurant në Burgteatër.
Nga
Enciklopedia: Alexander Moissi (italienisch Alessandro Moisi, albanisch Aleksandër
Moisiu; ( 1879 in Triest; † 23. März 1935 in Wien) war ein österreichischer
Schauspieler albanisch-italienischer Herkunft, der zwischen 1910 und 1930 der
berühmteste Schauspieler im deutschsprachigen Raum und aufgrund seiner vielen
Tourneen auch ein Weltstar war.Moissi war der Protagonist des modernen,
zerrissenen, morbiden Menschen zu Beginn des 20. Jahrhunderts.
Veprimtarinë
si aktor e nisi në 1899 në skenën e Burgteatrit. Më 1903 debutoi me sukses në
Teatrin Gjerman të Pragës, më 1904 në Berlin në teatrin "Volksbühne"
("Skena Popullore"). Regjisori Max Reinhardt i dha rol te Osvaldit
“Fantazma” nga Henrik Johan Ibsen. Ai luajti me sukses rolin e Hamletit tek
drama e Shekspirit, pastaj tek “Kufoma e gjallë” të Tolstoit dhe shumë role
tjera. Vdiq në kulmin e krijimtarisë së
tij skenike, në Vjenë. U varros në Lugano të Zvicrës. Me art realist të nivelit
të lartë mishëroi role kryesore në kryeveprat e teatrit klasik dhe të kohëve të
reja. Në historinë e artit skenik botëror, Aleksnder Moisiu la gjurmë me artin
e tij. Ai kishte herë pas herë kontakte me studentë shqiptarë në Austri dhe
ishte admirues i progresit kombëtar. Ja
një foto me studentë shqiptarë në Vjenë.
Ai
la gjurmë në teatrot europiane.
Interpretimi
i tij origjinal i bashkuar me temperamentin e fuqishëm, thellimin filozofik,
lirizmin dhe bukurinë poetike të personazheve spikati fuqishëm. Tingëllima dhe
ngjyra e zërit të tij ishin të veçantë. Ai interpretoi shumë role në filma
artistik pa zë dhe folës. Moisiu shkroi
dramën “Der Gefangene” (Robi) e cila i kushtohet Napoleon Banapartës dhe
Revolucionit Francez e cila u shfaq në Gjermani, por me ardhjen e nazistëve në
pushtet u ndërpre.
Në
Austri Aleksandër Moisiu dhe Karl Gega me rrënjë shqiptare vlerësohen si ura
lidhëse mes dy kombeve dhe kulturave. Sot shumë
institucione, shoqata, shkolla mbajnë me krenari emrin e Aleksandër
Mosisiut në Shqipëri Kosovë dhe diasporën shqiptare. Universiteti i Durrësit
etj. Është themeluar edhe Çmimi
“Aleksandër Moisiu”. Në shenjë nderimi shumë rrugë dhe sheshe mbajnë emrin e
tij.
Aleksandër
Moisiu është figurë e nderuar e kombit shqiptar. Emri i tij sot kujtohet si
emër i shumë institucioneve të kulturës, shkolla, shoqata, rrugë në gjithë
trevat shqiptare dhe në botë.
Mbi
jetën dhe veprën e Aleksandër Moisiut janë shkruar dhjetëra vepra në disa gjuhë
duke përfshirë këtu edhe ato në gjuhën shqipe. Njëri nga studiuesit e pasionuar
i cili ka shkruar shtatë vepra dhe ka përgatitur filma dokumentar kushtuar
Moisiut, ekspozita fotografish në disa shtete është Isak Guta. Hamburg me 8 nëntor 2003.“Me Moisiun, kombi
shqiptar i dha botës misionarin më të lartë të artit skenik botëror. Ai arriti
këtë me fuqinë e botës shqiptare dhe më fuqishëm se kudo tjetër duhet të prijë
e të veprojë brenda qenies kombëtare. Përmes ekspozitës në prag të 125 vjetorit
të linjës së Moisiut, pas aktualizimit të kësaj figurë, kryesisht synohet për
të hyrë në zemrat e shkollarëve , nxënësve dhe studentëve shqiptarë, që tu
shërbejë si fanar shtigjeve të reja në krijimtari…Me hyrjen e Moisiut në zemër
të rinisë ata veprojnë së bashku dhe mund ti japin artit shqiptar hove të
ndritshme deri në lëvizje kulturore”.
Nga
rrethanat katastrofike në Shqipërinë komuniste dhe post komuniste, te Kosovës
së robëruar dhe dërmuar, pak u mësua për veprat e këtij studiuesi të cilat i
botoj pa kurrfarë ndihme.