Kulturë
Doli nga shtypi libri i ri ''Psikologjia Politike'' i autorit dhe studiuesit Gjon Keka
E premte, 03.10.2025, 06:55 PM
Autori
dhe studiuesi shqiptar nga Kosova, Gjon Keka, i njohur me shumë botime në
fushën e Historisë, Shkencave Politike dhe Publicistikës, vjen tani me një
libër të ri që pak është trajtuar dhe studiuar në vendin tonë. Ky është një
libër për çdo dashamirës të Psikologjisë, Filozofisë, Shkencave Politike dhe
Sociologjisë.
Me
këtë botim, autori tregon qartë synimin e tij për t’iu ofruar lexuesve,
studiuesve, profesorëve shqiptarë, si dhe universiteteve dhe kolegjeve, një
vepër me interes të madh, e cila deri tani është studiuar pak në hapësirën
tonë.
Në
këtë libër, secili lexues, studiues apo profesor i fushave të Psikologjisë,
Shkencave Politike, Filozofisë dhe Sociologjisë mund të gjejë informacion të
vlefshëm, por edhe lexuesi i përgjithshëm mund ta shijojë pa përjashtim.
Veprat
individuale të autorëve si Makiaveli, Kanti, Herbarti, Dekarti, Spinoza,
Aristoteli, Platoni etj., rekomandohen në këtë libër si një orientim i dobishëm
për hyrjen në Psikologjinë Politike, sepse ato përmbajnë idetë bazë dhe më të
rëndësishme që kanë ndikim në zhvillimin e kësaj fushe.
Libri
i Gjon Kekës synon të jetë i dobishëm për ata që dëshirojnë të fillojnë
studimin e Psikologjisë, Shkencave Politike, Filozofisë dhe Sociologjisë, pasi
është shkruar në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Megjithatë, kushdo që dëshiron
të mësojë më shumë rreth Psikologjisë Politike duhet ta lexojë këtë libër si
një udhëzues të dobishëm.
Lexuesit
mund ta gjejnë librin e autorit Gjon Keka në ditët në vijim në Librarinë
Dukagjini në Prishtinë.