Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Doli nga shtypi libri i ri ''Psikologjia Politike'' i autorit dhe studiuesit Gjon Keka

| E premte, 03.10.2025, 06:55 PM |


Autori dhe studiuesi shqiptar nga Kosova, Gjon Keka, i njohur me shumë botime në fushën e Historisë, Shkencave Politike dhe Publicistikës, vjen tani me një libër të ri që pak është trajtuar dhe studiuar në vendin tonë. Ky është një libër për çdo dashamirës të Psikologjisë, Filozofisë, Shkencave Politike dhe Sociologjisë.

Me këtë botim, autori tregon qartë synimin e tij për t’iu ofruar lexuesve, studiuesve, profesorëve shqiptarë, si dhe universiteteve dhe kolegjeve, një vepër me interes të madh, e cila deri tani është studiuar pak në hapësirën tonë.

Në këtë libër, secili lexues, studiues apo profesor i fushave të Psikologjisë, Shkencave Politike, Filozofisë dhe Sociologjisë mund të gjejë informacion të vlefshëm, por edhe lexuesi i përgjithshëm mund ta shijojë pa përjashtim.

Veprat individuale të autorëve si Makiaveli, Kanti, Herbarti, Dekarti, Spinoza, Aristoteli, Platoni etj., rekomandohen në këtë libër si një orientim i dobishëm për hyrjen në Psikologjinë Politike, sepse ato përmbajnë idetë bazë dhe më të rëndësishme që kanë ndikim në zhvillimin e kësaj fushe.

Libri i Gjon Kekës synon të jetë i dobishëm për ata që dëshirojnë të fillojnë studimin e Psikologjisë, Shkencave Politike, Filozofisë dhe Sociologjisë, pasi është shkruar në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Megjithatë, kushdo që dëshiron të mësojë më shumë rreth Psikologjisë Politike duhet ta lexojë këtë libër si një udhëzues të dobishëm.

Lexuesit mund ta gjejnë librin e autorit Gjon Keka në ditët në vijim në Librarinë Dukagjini në Prishtinë.