E shtune, 04.10.2025, 11:20 PM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Dhjetë vjet nga suksesi i projektit të teksteve për mësimin shqip në diasporë

E shtune, 04.10.2025, 03:10 PM


Dhjetë vjet nga suksesi i projektit të teksteve për mësimin shqip në diasporë

Arritje në afirmimin e vlerave të gjuhës shqipe në gjithë Evropën.

Pedagogu e metodisti i njohur nga Zvicra, Prof.  Basil Schader dhe ekipi i tij  Nuhi Gashi, nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Hazir Mehmeti, mësues dhe hartues, pranuan çmimin në Sallën Solemne të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Gracit  nga Jan Sisko, Ministër i Arsimit të Austrisë dhe Gunther Abuja nga Qendra Austriake e Gjuhëve.

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Kanë kaluar dhjetë vite nga projekti, por ai mbeti vlerë e pa mohuar për mësimin e nxënësve shqiptarë në mërgatë. Tekstet mësimore që ne i quanim -Fletore Tematike, sipas formës së re mësimore bazuar në metodat e reja mësimore, ku nxënësi kursehet nga pesha e librave me tema të grumbulluara shpesh pa nevojë. Struktura didaktike e fletoreve ishte e afërt me nxënësin, e lehtë, ku nxënësi mund të punon i pavarur në një kohë relativisht të gjatë të orës mësimore.

Ky projekt nuk do harrohet për: a - ishte projekti më serioz në kohën e mungesave të theksuara të teksteve mësimore në diasporë;  b- ishte projekti më i kompletuar me temat e gjithanshme që prekë hapësirën kurrikulare të mësimit në diasporë; c- Ishte projekti më serioz i bazuar në rrethanat specifike të mësimit amtar dhe përshtatur me plan programet e shkollave të vendeve ku nxënësit mësojnë.   Materiale mësimore janë akoma të shfrytëzuara dhe pjesë e punës së mësueseve në diasporë.

Kjo nuk u arrit lehtë e shpejt, por në koordinim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe  Shkollës së Lartë Pedagogjike të Zyrihut, projekt i drejtuar nga miku ynë i njohur Prof. Basil Schader. Falënderimi i shkon mikut dhe gjithë atyre që dhanë shumë për realizimin e tij.

Nga shtypi po japi shkrimin asaj kohe nga shumë agjenci mediave, mes tyre edhe agjencia austriake e lajmeve në gjermanisht.

Përfundimi dhe ndarja e shpërblimeve të projektit të përmasave evropiane u mbajt në qytetin e Gracit, në Austri me 24 shtator 2015 në  ditën  e Gjuhëve Amtare në Evropë. Projekti kishte  për qëllim mësimin e gjuhëve amtare në gjithë kontinent përmes projekteve cilësore që e ngritin nivelin e gjuhëve aty ku ka komunitete të ndryshme. Kjo është specifike në kohën tonë në të gjitha vendet, sidomos vendet e zhvilluara. Ky projekt organizohet sipas modeleve të vendeve përkatëse që nga viti 1998 dhe janë paraqitur në konkurrim deri me tani rreth 900 projekte. Këtë vit konkurruan gjashtëdhjetë projekte nga të cilët u shpërblyen shtatë prej tyre. Mes tyre projekt i shpërblyer është projekti i hartimit të teksteve për mësimin e gjuhës shqipe i drejtuar nga Prof. Basil Schader.

Ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Zyrihut dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, i mbështetur financiarisht nga Qendra Ndërkombëtare e Fondit për Projekte (IPE). Nëntëmbëdhjetë tekstet e këtij projekti tani disa vjet shpërndahen falas për të gjithë nxënësit shqiptarë në mërgatë.   Ekipi i autorëve ishte i përbërë nga ekspertë nga Kosova dhe diaspora.  Besa Luzha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, Muhamet Ahmeti-Metis, Nexhat Maloku, Nexhmije Mehmetaj, Rifat Hamiti, Rizah Sheqiri, Shefkije Islamaj, dhe Xhevat Syla. Kordinatorë të projektit ishin Basil Schader, Nuhi Gashi dhe  Arif Demolli.

Drejtuesi i projektit, Basil Schader  dhe ekipi i tij Nuhi Gashi nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe   Hazir Mehmeti, mësues në Vjenë dhe autor, pranuan çmimin në Sallën Solemne të Shkollës së Lartë Pedagogjike  nga Jan Sisko  Ministër i Arsimit të Austrisë dhe Gunther Abuja nga Qendra Austriake e Gjuhëve.

Në sallën e bukur nën tingujt e muzikës së lehtë programin e udhëhoqën Mag.Karin Weitzer dhe Alexandra Wojnesitz. Nikoqiri, rektorja e Shkollës së Lartë Pedagogjike (PH- Graz) në Steirmark, Elgrid Messner  e hapi tubimin solemn. “Në Grac fliten 150 gjuhë dhe numri i nxënësve me gjuhë tjetër amtare (jo gjermane) në dhjetë vjetët e fundit është rritur në 20%. Në vitin e kaluar shkollor ishin 10 mijë e tetëqind nxënës me gjuhë amtare jo gjermane... Ne synojmë arsimin integrues internacional te pedagogeve/ve tanë. Universiteti i Gracit ofron studime nga shumë gjuhësia dhe shumë kultura.”  Jan Sisko, Ministër i Arsimit të Austrisë, mes tjerash tha:  “Konkursi përkrahet nga Komisioni Evropian dhe secili shtet ka lirinë e formës së organizimit. Ditën e Gjuhëve Evropiane e festojmë që nga viti 1998 ku në konkursin shpërblyes deri tani kanë konkurruar rreth 900 projekte prej të cilëve 166 projekte janë cilësuar si të shkëlqyeshme… Mendoj, se puna e përbashkët, në shkollimin gjuhësor luan rol të veçantë dhe ne do mbështesim projekte të kësaj natyre.” Pjesëmarrësve ju drejtuan edhe Ursula Panuschka nga agjencia –Mësojmë Tërë Jetën, Gunther Abuja –Qendra Austriake e Gjuhëve.

Pas pjesës zyrtare Prof. Basil Schader dhe grupi i tij, prezantuan tekstet e reja me strukturën e tyre didaktike-metodike bashkëkohore sipas standardeve të kohës. U dha filmi nga ora mësimore me tekstet e reja, çka zgjoi interesimin e ekspertëve përkatës të universiteteve, shkollave dhe mësuesve nga shumë gjuhë. Personazhi i filmit ishte Hazir Mehmeti, mësues me përvojë nga Vjena i cili prezantoj pjesë nga metodologjia e punës me tekstet e reja, pas së cilës u hap debati. Ai gjithashtu si autor, para të pranishmëve prezantoi librin e tij  i A-B-C – Fiebel- Albanische (Abetare). Ai u sqaroi mbi strukturën dhe metodikën e punës si tekst i parë për mësimin e shkronjave në gjuhën shqipe në Austri. A-B-C Fiebel ishte pjesë e projektit të përfunduar, alfabetimi . Struktura didaktike, shkrimi, lojërat, figurat, mundësia e leximit, hapësirat e shkrimit të standardeve që i përgjigjen rrethanave e mësimit amtar në diasporë. Ky libër u botua nën përkujdesjen e Ministrisë së Arsimit të Austrisë krahas abetareve të reja në gjuhën kroate dhe turke. Pas prezantimit dhe debatit ofertat nga ekspertët për bashkëpunim në fushën e materialeve mësimore ishte e madhe. Ekspertë të gjuhëve e vlerësuan lartë projektin dhe tekstet bashkëkohore në gjuhën shqipe.

Në disa ambiente, brenda e jashtë objekteve në qytet u organizuan aktivitet kulturore në shumë gjuhë; lexime, recitime, lojërave teatrale, këngë, valle.  Në këto aktivitet morën pjesë dhe nxënësit shqiptarë nga Graci, të prirë nga mësuesja Bukurije Limani.  Përfaqësuesi për mësimin në diasporë nga  Kosova, Nuhi Gashi, i vizitoj nxënësit, u njoftua me gjendjen e vijueshmërisë, pengesat dhe sfidat e të mësuarit në gjuhën shqipe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx