E merkure, 08.10.2025, 11:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Përjetime nga leximi i librit 20 000 lega nën det të Zhul Vernit

E marte, 07.10.2025, 06:10 PM


PËRJETIME NGA LEXIMI LIBRIT “20 000 LEGA NËN DET” TË ZHYL VERNIT

Nga Bashkim Saliasi

Romani fantastiko-shkencor i shkrimtarit Zhyl Verni i shkruar në vitet 1800 tregon se ai që ëndërron, dhe po që se i jepet mundësia të jetoi gjatë, mund të shikoj se ëndërra e tij bëhet realitet.

Më është bërë zakon që pas leximit të çdo libri që lexoi, të hedh në letër përjetimet e mija për ato çka mbetet në kujtesë. Në memorjen time ka mbetur një thënie e të madhit Fan Stilian Noli.

“Kur një libër e lexon dhe mban shënime, zëre se e ke lexuar dy herë, në të kundërtë e harron dhe atë që ke lexuar”.

Në romanin e shkruar me mjeshtëri nga shkrimtari Zhyl Verni të duket vetja sikur gjendesh brenda në anijen e Natilueit, i burgosur, por që shpresa nuk humbet dhe përse gjendesh në një situate kritike që flet për jetë a vdekje.

Sa kuptimplot është mendimi filozofik i Zhan Zhak Rusoi, “Njeriu lind i lirë, por ai gjithashtu është i prangosur”. Romani “20 000 lega nën det”, i shkruar me një fantazi të rrallë ëshë e pa mundur që të realizohet të shkruhet në ditët tona.

Sa nis të lexosh këtë roman fantastiko-shkencor të bie në sy parashikimi që bënë Verni për zhvillimin e teknologjisë e cila në ato vite ishte e pamundur. Roli që u jep shkrimtari personazheve në roman është aq besues dhe të duket se ngjarjet zhvillohen në ditët tona.

Figurat letrare të përdorura nga Zhyl Verni si krahsimi, metafora etj janë të shtjelluara në mënyrë të till që kur nis të lexosh romanin nuk të lejon ta lëshosh nga dora, pa e mbaruar atë.

Një fragment. – “Na foli si fisnik dhe u soll si zotni”. ose – “Ne po ecim veç e veç, porsi ato bletët që bredhin lule më lule, duke u larguar sejcila siç i tekej”.

Ëndërroja - njeriu nuk i zgjidh dot ëndrrat - ëndrroja sikur jeta ishte posi ajo e një molusku dosido, me një fjalë sikur mugulloja. “Të uriturit, që s’kanë vënë prej kohe bukë në gojë, nuk duhet t’i kollofitin përnjëherësh të ngrënat e para që u japin”.

“Askush s’peshon më tepër se bujarët, që e kanë zemrën flori e shpirtin llagar, siç e keni ju”. Ç’trill i natyrës! Molusk me sqep zogu!.

Ajo që të tërheq më shumë gjatë leximit është se tregimi është hartuar në një shkallë të lartë artistike.

-Zoti Aronaks, ç’është margaritari?

-Ned i dashur, iu përgjigja, - për poetin margaritari është një lot i detit; për njerëzit e viseve lindore është një pikë vese e ngurosur; për zonjat është një xhevahir i gjatë, me një dritë të kulluar, prej lëndës së sedefit, që e vënë në gisht, në gushë e në vesh; për kimistin është një përzierje fosfati e karboni gëlqeror, me një çikë kallami e xhelatinë; dhe, më në fund, për natyralistët është lënda që nxjerr një organ i sëmurë, i cili në disa bivalve ose dykapakore nxjerr sedefin.

Nga leximi këtij romani fantastiko-shkencor lexuesi ka çfarë të mësojë nga fusha e biologjisë, gjeografisë, historisë, kimisë, fizikës etj. Në roman jepen shumë shpjegime mbi emërtimet gjeografike si psh; emri i detit të Sargasve, që do të thotë varek, ose më mirë; leshterik.

Autori i librit flet për rolin e madh që kanë luajtur balaenat në botën detare dhe kanë dhënë shumë dorë në zbulimet gjeografike. Kanë qënë balenat që tërhoqën më parë baskët, pastaj asturianët, angëlezët dhe hollandezët, të cilëve u dha zemër të përballonin rreziqet e oqeanit. Është një lum më tepër i kripur se deti që e rrethon; thellësia e tij mesatare është tre mijë këmbë, gjërsia mesatare gjashtëdhjet milje.

Në disa raste rryma ka një shpejtësi prej katër mijë kilometrash në orë dhe vëllimi i pandryshueshëm i ujrave të saj është më i madh se ai i gjithë lumenjve të dheut.

Personazhi kryesor i romanit kapiden Nemoja, një shkencëtar i cili ka humbur familjen e vet burgoset në thellësin e deteve dhe njeh të gjitha të fshehtat e tij dhe kërkon që njerëzimi të mësoi misteret e detit kur ai mos të jetoi më.

-Jo zoti profesor, - u përgjigj kapideni, nuk mund të arrijë gjer këtu, por do t’ju pyes se si e shpjegoni që qëniet e gjalla mund të rrojnë në thellësi të tilla.

-E shpjegoi për dy arsye, -iu përgjigja.

-Para së gjithash, se rrymat e pingulta, që shkaktohen nga ndryshimet e kripjes dhe të dëndësis së ujrave, bëjnë një lëvizje që mjafton për të mbajtur jetën e pazhvilluar mirë të enkrinave ose yjeve të detit.

-Tamam, - tha kapiteni.

-E dyta, sepse, meqënëse oksigjeni është bazë e jetës, dihet se sasia e tretur e oksigjenit në ujin e detit, në vend që të paksohet, me rritjen e thellësisë, shtohet, sepse trysnia e shtresave të ulta ndihmon që të shtypë.

-Te ky personazh vishen të gjitha virtytet e një njeriu që reflekton edhe në situate të vështira dhe nuk jepet para vështirësive. Këmbëngulja e tij për të arritur atë që i ka vënë qëllim vetes janë një shëmbull i mirë që duhet ta udhëheqin njeriun që atë mision që ndrmerr ta çoi deri në fund.

Respektimi i profesorit nga kapiten Nemoja tregon se ai di të respektoi njeriun e ditur dhe bashkëudhëtarin në këto udhëtime të mistershme.  Të qenit njeri dhe me virtyte njerëzore te kapiden Nemoja e tregon dhe xhesti i tij, që ai vë jetën në rrezik për të shpëtuar indianin edhe pse ata i kishte shumë inat dhe mbasi e shpëton i fal dhe një qeskë me margaritarë.

-Por tani e kuptova si qëndron puna. Për çfarëdo arsyesh që të shtërngoj të endej nëpër dete për të jetuar i pavarur, në radhë të parë ai kishte mbetur njeri! Zemra po i rrihte dhe për vuajtjet e njerëzimit dhe shpirti i tij i florinjtë përballej si për rracat e skllavëruara, ashtu dhe për individët.

Dhe atëherë e kuptova kujt i shkonin ato miliona që dërgonte kapiden Nemoja, kur rrihnim valët e Kretës, ku ziente kryengritja. Verni në romanin e tij i tregon lexuesit se liria fitohet dhe nuk dhurohet…

…Kur të merrte fund ai udhëtim, a do të pranonte kapiten Nemoja të na linte të lirë, pasi ti betoheshim që të mos i nxirrnim asnjë fjalë sa ishte gjallë.? Këtë betim nderi ne do ta mbanim, por duhet të merreshim vesh për atë çështje delikate me kapidenin. Pastajë a do ta priste mirë kur ti kërkoja lirinë.

Bah!... Verni me një penë magjike di të sinkronizoi virtytet që u vesh personazheve kryesor si profesori, Këshillit, Ned Landi, një kanadez që mendon në çdo çast se si të fitojë lirinë ia arrin më në fund të realizoi ëndrrën e tij që të dal nga burgu ku i kishte burgosur kapedan Nemoja.

Por, nga ana tjetër Verni tregon se kapiden Nemoja është një njeri largpamës që di të parashikojë zgjidhjen e situatave të vështira.

…Sa kohë që lundruam në mes të akujve, kapiden Nemoja ngjitej dendur në kuvertë, nga ku vështronte me vëmendje ato vise të braktisura. Nganjëherë më dukej se sytë e tij të qetë bëheshin shpuzë. Mbase thoshte me vete se në ato dete polare, të ndaluara për njeriun, ishte si në shtëpinë e tij, zoti hapsirave të pakapërcyshme, por nuk fliste.

Ai gozhdohej në vend posi një shtatore dhe vinte në vete atëhere kur e shtynte instikti i tij prej detari që të drejtonte anijen…-se nuk ka burrë që i kupton akullnajat.

-Ky kapideni juaj është i fortë, por, dreqi ta marrë, më i fortë se natyra nuk është, dhe atje ku ka vënë kufi natyra, dashur pa dashur, njeriu do të ndalojë.

…- Ligjet njerëzore mund të përballohen, por jo ligjet e natyrës…

-Kapiden Nemoja ishte një shembull për të gjithë, duke iu shtruar i pari asaj disipline të rreptë; sapo vinte ora, ai ia lëshonte aparatin një tjetri dhe hynte në atë atmosferën e prishur të anijes, përherë i qetë, pa e lëshuar vetem për asnjë çast, pa nxjerrë asnjë mallkim.

Verni me rreshtat që shkruan dhe vlerësimin që i bënë kapiden Nemos flet për korrektësinë që ai në punë është në punë dhe me nerva të tendosura, kurse jashtë pune është i lirë si gjithë njerëzit e tjerë.

Pasi mbaron së lexuari këtë libër fantastiko-shkencor të autorit Zhyl Verni të lind pyetja se çfarë mësova unë nga ky libër?

E para; -Njeriu duhet të jetë këmbngullës që të përballet me ligjet e natyrës në situate të vështira dhe të gjej alternativa për ti kapërcyer ato.

E dyta; -Njeriu duhet të guxojë, dhe me vullnet të arrijë të kapërcejë vështirësitë që i dalin gjatë jetës së tij, sepse rruga nuk është e shtruar me dafina.

E treta; -fatkeqësitë që i ndodhin në jetë ti kalojë me qetësi dhe të ëndërrojë se jeta vazhdon dhe nuk mbyllet aty ku ndodh gjëma.

E katrta; -Liria nuk dhurohet, por fitohet.

E pesta; -Nga leximi i romanit informohesh me njohuri nga historia, gjeografia, fizika, kimija etj. Dhe ajo më kryesorja mëson për rolin dhe ndihmën që u japin kafshët ujore njerëzve sikundër është rasti balenave dhe delfinve.

E gjashta; - Njeriu duhet të dijë të mbajë fjalën e dhënë dhe të jetë besnik për atë që ka premtuar. Besën…

E shtata; Njeriu nuk vlerësohet nga ngjyra e lëkurës, por nga sjellja dhe humanizmi që tregon në shoqëri…

E diel, më 05.10.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx