Kulturë
Ilir Muharremi: Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë
E diele, 05.10.2025, 06:53 PM
Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë
Nga
Ilir Muharremi, kritik i artit
Arti
tejkalon origjinalitetin i jep hijeshi, ritëm dhe bukuri. Shpirti i artistit
vezullon nga ndërdija e tij përtej çdo realiteti duke i mbetur besnik
realitetit. 11. 4 cm e lartë, e zbuluar në vitin 1876 në Prizren ndërsa daton
rreth viteve 520 -500 p.e.s. Skulptori Gëzim Muriqi jetësoi një figurinë që
shpirti i njeriut tashmë merr frymë me të. Ajo lëvizë dhe dialogun fuqishëm me
atë qëndrueshmëri reale e pak edhe nuanca artistike që thyen realitetin e asaj
që është dhe që duket tashmë. Formësohet si një figurë femërore në akt vrapimi
e trashëguar nga linjat e klasikes por e trajtuar me një sens modern të ritmit
dhe volumit. E ngjashme me figurinë veçse koka e saj është e ngritur si porosi.
Pozicioni i trupit, kërcimi i një këmbë ndaj tjetrës, dhe tensioni i muskujve
të perceptueshëm në siluetë krijojnë një iluzion dinamik që sfidon masën e
brendshme të materialit. Ta shohësh një figurinë miniaturë në përmasa aq të
mëdha, truri kërkon të njohurën dokumentaren për të cilën flet arkeologjia, por
arti vazhdon përjetësinë me këtë figurë. Trupi i saj ka elegancë, elasticitet
sportiv dhe skulptori bartë figurinën mbi supet e tij në skulpturë, gjithmonë
me metodën tij. Liria e artit është përtej çdo fakti dhe vet skulptura tenton
ta kufizoj autorin derisa autori ndjen një lehtësim shpirtëror duke e ndjerë
vet veprën e pastaj imituar rolin dhe kompozicion e saj. Shpejtësia dinamike e
figurinës merr frymë në skulpturën e Muriqit. Dritat që përplasen lehtë mbi
trupin e saj krijojnë hije te drapëria e supeve, këmbëve. Drita në skulpturë ka
shumë rëndësi sepse perceptimin optik të shikuesit mund ta ndryshojë, në këtë
rast ajo dialogun me veprën sikur skulptori në përmasa të mëdha bënë matje të
saktë të dritës me hijes, hapësirës dhe materies. Gjithçka ndryshon në kohë dhe
hapësirë dhe vet forma krijon këtë iluzion dhe Muriqi me studimin e tij
shkencor arrin të kap këtë siluetë. Pra, qartësi të formës së vrapueses, në
tërësi kompozicionin.
Kjo
femër e kapur në aktin e vrapit një moment i ngrirë i lëvizjes që kombinon
monumentalitetin me një stilizim të qartë. Kompozicioni dominohet nga një
diagonale që nis nga koka dhe zbret përmes shtyllës kurrizore drejt këmbëve,
çka prodhon ndjesinë e përparimit dhe drejtimit. Asimetria e pozicionit të
gjymtyrëve krijon ritëm vizual dhe tension, ndërsa baza dhe masa e trupit
kompensojnë atë tension duke ruajtur ekuilibrin estetik.Trupi i figurës nuk
ndjek proporcionalitetin klasik, por është thjeshtëzuar dhe zgjatur për të
theksuar ndjesinë e lëvizjes dhe energjisë, jo për të riprodhuar realitetin
anatomik. Pozicioni është asimetrik, me një këmbë përpara dhe tjetrën mbrapa,
çka krijon tension dhe ritëm vizual, ndryshe nga balanca e qetë që karakterizon
figurat klasike. Kjo e bën skulpturën të duket sikur po ecën vazhdimisht, edhe
pse është e ngrirë.
Ka
qetësi stoike si mburrje duket shumë monumentale por prapë gjithçka është te
veprimi saj, lëvizja dhe dinamikë, apo shpejtësia. Flokët janë trajtuar shumë
me kujdes nga Muriqi, janë model i stilizuar është përtej portretit. Flokët
janë nga nuanca e figurinës histori që buron te trashëgimia kulturore, ndërsa
veshja e thjeshtë dhe linjat e saj sugjerojnë mobilitet dhe universalitet
kohor.
Tekstura
krijon reflekse, thellohet me ndriçime dhe i jep figurës prezencë gjatë natës
dhe ditës, duke e bërë atë të transformohet vizualisht sipas kushteve
atmosferike dhe dritës. Ndriçimi i vendosur poshtë siluetës thekson konturet
dhe krijon kontrast dramatik me errësirën e ambientit, hijet e gjeneruara
rrisin perceptimin e volumit dhe bëjnë që figura të sjellë "rrëfenja"
të ndryshme kur shikohet nga kënde të ndryshme. Kjo vendosje dritë-hije e bën
veprën jo vetëm objekt estetik, por edhe element performativ, ajo ndryshon me
kalimin e ditës dhe me praninë e kalimtarëve. Në nivel ikonografik, vrapi shfaqet
si metaforë e përparimit historik, dëshirës për liri, energjisë rinore dhe
kërkimit të identitetit qytetar. Si figurë femërore në hapësirë publike, ajo
provokon reflektim mbi rolin e grave në jetën urbane dhe në historinë lokale,
feminiteti i paraqitur si akt lëvizjeje e forcon idenë e grave si subjekt aktiv
dhe jo vetëm si objekt memorial.
Vendosja
në rreth rrotullim rrugë nxit lëvizjen e syrit dhe e bën figurën pjesë
integrale të rrjedhës urbane. Hapësira lejon frymën e kompozicionit të dominojë
dhe kontakti i drejtpërdrejt në qendër thekson skulpturën e pastaj hapësirën.