E merkure, 08.10.2025, 11:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Përfundoi me sukses projekti: Nxënia e diturive dhe edukimi i nxënësve...

E hene, 06.10.2025, 06:58 PM


PËRFUNDOI ME SUKSES PROJEKTI: ”NXËNIA E DITURIVE, EDUKIMI I NXËNËSVE TË KLASËS SË GJASHTË I SHKOLLËS FILLORE, NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE TË PALUAJTSHME DHE PREZANTIMI I VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE” NË PRESHEVË

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Më 28 gusht 2025, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë filloi realizimin e projektit: “Nxënia e diturive, edukimi i nxënësve të klasës së gjashtë të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, nëpërmjet trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në Preshevë.

Kështu më 1 e 3 shtator 2025 në Preshevë organizuam dy takime të Ekipit të Pedagogëve të projektit, në të cilët biseduam mbi projektin dhe realizimin e tij sipas planifikimit tonë. Në takim morën pjesë koordinatori i projektit Xhemaledin Salihu, Frashnjit Duraku, asistent, ligjëruesit Sami Agushi, profesor i gjeografisë, e Ylber Hajdari, profesor i gjeografisë, Agim Arifi, menaxher i Punëtorisë së Vizatimit dhe i Ekspozitës dhe Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frenge.

Të dielën, më 21 shtator 2025, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Preshevës, me nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, në kuadër të projektit: “Nxënia e diturive dhe edukimi I nxënësve të klasës së gjashtë nëpërmjet trashëgimisë kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi I të mirave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Preshevës.

Vizita ishte e qëlluar që nxënësit ta njohin vendlindjen e tyre, t’i njohin disa nga pasuritë e trashëgimisë kulturore të komunës së Preshevës, të nxiten që t’i dashurojnë pasuritë e trashëgimisë kulturore shqiptare që nga fëmijëria e hershme, të marrin njohuri e dituri nga trashëgimia kulturore dhe të edukohen për dashuri ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe të mbushen me ndjenja, me perceptime, me fotografi, me përfytyrime mbi objektet e vizituar që në punëtorin që do të organizohet t’i vizatojnë këto objekte të trashëgimisë kulturore ashtu siç i ka pa dhe ndje syri dhe shpirti i tyre.

Bartjen e nxënësve e kontraktuam  me “Graniti-trans” Norçë e Preshevës.

Në këtë vizitë ishim në UJËNDARËSEN E ÇUKARKËS, në lokalitetin CËRKVISHTA NË ZHUNICË, te VARREZAT E KRUSHQËVE në BUKUROVC, te MULLIRI I ISA RASHËS dhe te TEQJA E PRESHEVËS, ku spjegime mbi disa koncepte, kuptime të trashëgimisë kulturore, ndarjen e saj dhe për objektet e vizituara nxënësve u foli Z. Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, menaxher i projektit,

Poashtu, Sami Agushi, profesor i gjeografisë  nxënësve u foli dhe i mbajti ligjëratë për të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore që i vizituam, duke filluar prej Ujëndarëses deri te Teqja e Preshevës.

Me kaq mbaroi vizita objekteve të trashëgimisë kulturore në Preshevë.

Më nxënësit në vizitë ishin edhe Z. Agim Arifi, mësimdhënës i Artit, anëtar i Këshillit Drejtues i Shoqatës dhe menaxher i Punëtorisë së Vizatimit dhe Ekspozitës që do të organizohet më 30 shtator 2025, me fotografi dhe punimet e nxënësve nga Punëtoria, Teuta  Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frenge dhe Ylber Hajdari, profesor i gjeografisë, të angazhuar nga shkolla fillore e Preshevës, të cilët  mjaft na ndihmuan në realizimin e projektit.

Më 25 shtator 2025, në ora 14, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore me nxënësit e klasës së gjashëe të shkollës fillore "Prof.Ibrahim Kelmendi" organizoi Punëtorinë e Vizatimit, në kuadër të projektit: “Nxënia e diturive dhe edukimi i nxënësve të klasës së gjashtë nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore të Preshevës”, të cilin e financon Ministria e Kulturës në Beograd.

Punëtorinë e udhëhoqi Agim Arifi, mësimdhënës i artit, ndërsa e ndihmuan dhe dhanë kontribut, Ylber Hajdari, profesor i gjeografisë dhe Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frenge, mësimdhënës në shkollën fillore të Preshevës.

Në këtë Punëtori të Vizatimit pos nxënësve të klasës së gjashtë morën pjesë edhe 5 nxënës të klasës së IV-1 të kësaj shkolle, të cilët me mësuesen Besa Ferati shprehën dëshirën dhe vullnetin e tyre që të marrin pjesë në Punëtorinë e Vizatimit. Shoqata i falënderon të gjithë për pjesëmarrje, sidomos klasën e IV-1.

Në fund të mbarimit të Punëtorisë së Vizatimit, mësimdhënësi Agim Arifi i shpalli 3 punime të vizatimit më të mirë:

1.Abatrit Muhadini, nxënës i kl.VI-5

2.Zara Nasufi, nxënëse e kl.VI-3 dhe

3.Art Ademi, nxënës i kl. IV-1

Punimet e Vizatimit të nxënësve dhe disa fotografi të objekteve të trashëgimisë kulturore do shfaqen në Ekspoziten e organizuar qëllimisht për këtë dedikim, me 30.09.2025, me rastin e Ditës Kombëtare të trashëgimisë kulturore shqiptare, më 29 shtator 2025.

Të martën, më 30 shtator 2025, në orën 13, në shkollën fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, për nder të 29 shtatorit, Ditës së Trashëgimisë Kombëtare Kulturore u hap Ekspozita e Fotografive të Trashëgimisë kulturore të komunës së Preshevës dhe e Punimeve të nxënësve të klasës së gjashte e të pestë të shkolles fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" Preshevë, të cilën e hapën sëbashku Z. Bardhyl Bajrami, u.d.drejtor I kësaj shkolle dhe Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së. Drejtori I përshëndeti të pranishmitë dhe lavdëeroi punën e kësaj shoqate, ndërsa kryetari I shoqatës e falënderoi drejtorin e shkollës për bashkëpunimin e sukseshëm me këtë shkollë dhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e suksesshëm të këtij projekti..

Ekspozitën e menaxhuan Agim Arifi, mësimdhënës i artit, Teuta Mehmeti, profesoreshë e gjuhës frenge, Ylber Hajdari, profesor i gjeografisë dhe Fitim A. Nuhiu, profesor i gj. angleze.

Agim Arifi shpalli punimet më të mira të nxënësve: Abatrit Muhadini-VI-5, Zara Nasufi-VI-3 dhe Art Ademi-IV-1.

Një falënderim i dedikohet  edhe për mësuesen Besa Ferati, nga klasa 4-1, që vullnetarisht angazhoi  5 nxënës të saj në Punëtorinë e Vizatimeve. Në hapjen e Ekspozitës morën pjesë disa mësimdhënës dhe nxënësit e kësaj shkolle.

PROJEKTIN E FINANCOI MINISTRIA E KULTURËS E REPUBLIKËS SË SERBISË



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx