E hene, 13.10.2025, 12:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Florim Zeqa: Ku mbeti Zarfi im?!

E diele, 12.10.2025, 06:50 PM


Reagim publik drejtuar KQZ-së:

Ku mbeti Zarfi im?!

Shkruan: Florim Zeqa

Jam ndër të parët që jam regjistruar si votues jashtë vendit.

Kërkesën për regjistrim e kam bërë më 12 Gusht 2025.

Njoftimin për regjistrim dhe Dëftesën e Regjistrimit i kam pranuar nga KQZ-ja më 13 Gusht 2025.

E prita për një muaj rresht dhe për çdo ditë ardhjen e Zarfit tim, prita edhe deri në mesditën e sotme..., prisja sepse kisha besim në institucionin e KQZ-së dhe isha me shpresë për arritjen e Zarfit tim!

Por, paskam pritur kot!

Institucioni shtetëror për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor (KQZ) nuk e kreu punën si duhet!

Andaj, pas këtij veprimi skandaloz, kam të drejt që t'i kërkojë llogari publike Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ):

Çfarë ndodhi me Zarfin tim?!

Pse nuk më erdhi Zarfi për Votim?!

Ku mbeti dhe ku treti Zarfi im?!

Kush më privoj nga e drejta për votim?!

Kush do të votoj në emrin tim?!

Kush dhe pse?!

Kush dhe pse?!

Kush dhe pse?!

Kështu mund t'i parashtroj me qindra pyetje, por të gjitha janë të parendësishme tani.

Një gjë është e sigurtë!

Mbase dikush do të votoj dy herë në emrin tim: një herë nga Zarfi i pa ardhur dhe një herë tjetër në qendrën e votimit në Kosovë (Shkollën Fillore "Azem Bejta" në Grabanicë)!

Megjithatë mbetem me shpresën e fitores së dy kandidatëve të preferuar, njërit për Kryetar të Komunës dhe tjetres per Asambleiste të Komunës së Klinës, të cilëve KQZ-a ua ndaloj voten time!

Lutem që fatin tim të mos e kenë pasur edhe bashkatdhetarë të tjerë në shtetet evro-perëndimore!

Ishte ky lëshim, klasifikim apo diskrimin i votës së mërgimtarëve, mbetet të shihet nga reagimet e mërgimtarëve!

Lëshimin do ta pranoja me qetësi, por klasifikimin dhe diskriminimin (mosdergimin e zarfit) sipas bindjeve politike e konsideroj akt të turpshëm të KQZ-së, të ndikuar prej pushtetarëve të nivelit komunal apo qendror!

Dhunimi i vullnetit qytetarë është dhunim i demokracisë dhe akt i rënd kriminal!

Fundja, gabimet dhe lëshimet janë njerëzore, por klasifikimet e votës janë kriminale, dhe për fatin e keq, do të mbeten të pandëshkuara nga (pa)drejtësia kosovare siq kanë mbetur të pandëshkuara vjedhjet serike dhe sistematike të votave në Kosovë!

I zhgënjyer dhe me zemër të thyer: Florim Zeqa, Itali

E shtunë, 11 Tetor 2025, ora 13.00



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx