Kulturë
Albert Habazaj: Nderim mësuesve të mi, më të mirëve në botë
E diele, 12.10.2025, 06:47 PM
Një tufëz me lule poetike për 5 Tetorin - Ditën Botërore të Mësuesit
NDERIM
MËSUESVE TË MI, MË TË MIRËVE NË BOTË
Albert HABAZAJ
“Vlera
e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”
(Konfuci)
Kur
nxënës ne kemi qenë
Mësuesi
quhej prind i dytë,
Dinjiteti
i tyre kishte vlerë,
Si
mësuesit s'kishte të dytë.
Ata
qenë të mençur shumë,
Qenë
si male hyjnorë,
Ata
qenë diell në furtunë,
Një
nga një u bën' meteorë.
Mësuesit
më ikën një nga një,
Fisnikët
e mi të lartë,
I
kam, dhe pse s'ua dëgjoj atë zë,
Në
frymëmarrjen time dit' e natë.
Ku
t'i gjej t'u puth fjalën
Siç
puth Dheun e Flamurin,
Si
bregu i detit pret valën
Pres
urtësinë e tyre të Burrit.
Mrekulli
mund të ndodhë vërtet
Të
bëhem sa një e mijta e tyre,
Ata
erdhën e ikën profetë,
Dhe
zbukurojnë qiellin me yje.
Nderim
mësuesve të mi
Më
të mirëve në botë,
Baras
qenë me Perëndi,
Diell
që thyen çdo shqotë.
Mësues
të dashur, Gëzuar 5 Tetorin - Ditën Botërore të Mësuesit, sepse në kushte shumë
të vështira, në kohë dhe hapësirë kornizore, ju ishit vërtet më të mirët në
botë, të zotë, të aftë e të plotësuar me dije, të devotshëm e të përkushtuar si
ju, dinjiteti i shkollës dhe krenaria e arsimit shqiptar. Si ata që më kanë
dhënë mua mësim, edhe të tjerët, jo vetëm në Tërbaç, Labëri, Vlorë, Tiranë e
kudo në Shqipëri ishit Misionarë të Vërtetë Drite.
Dritë
ata që janë në krahë të Paharrimit tonë e, se na vështrojnë nga yjet,
dritërofshin në përjetësi...
Mësuesit e sotshëm rrofshin e përparofshin!
Nderim nga Albert R.
Habazaj
Mësues
të shkollës 8 vjeçare Halim Xhelo, Tërbaç, para bustit të mësuesit hero,1974
Mësues
të shkollës Halim Xhelo, Tërbaç dhe nxënës të klasës VIII, 1974
Nxënës
të klasës III të shkollës Halim Xhelo, Gryka - Tërbaç me mësuesen e tyre Stoli
Hoxha, 1969