Kulturë
Shaqir Foniqi: Gjuha shqipe, sa e mirë, sa e dlirë…
E diele, 12.10.2025, 06:32 PM
Fjala e redaktorit të librit, z. Shaqir
Foniqit, në vend të parathënies.
GJUHA
SHQIPE SA E MIRË, SA E DLIRË
Gjuha
shqipe, sa e mirë, sa e dlirë…
Sipas
statistikave të vitit 2015, në botë fliteshin rreth 7100 gjuhë!
Gjuha
është ajo që i dallon kombet dhe është elementi kryesor i një kombi të lashtë
me kulturë e identitet!
Prandaj,
jo më kot rilindësit tanë gjuhën shqipe e kanë quajtur “gjuhë zonjë” (Fishta),
ndërsa poeti tjetër kombëtar, Naim Frashëri, gjuhën shqipe e quan «gjuhë të
Perëndisë»!
Studiuesit
e pasionuar gjuhën shqipe e cilësojnë si bazë të të gjitha gjuhëve të botës.
Hysen
Ibrahimi ka gjetur një metodë të re për ta vlerësuar gjuhën tonë, duke botuar
librin e tij të radhës me titull domethënës dhe apelues «Duaje gjuhën tënde»,
përmes të cilit apelon që kjo gjuhë të kultivohet e të dashurohet kudo ku ka
shqiptarë!Autori Hysen Ibrahimi duke
jetuar jashtë e din më së miri se nga i vjen rreziku gjuhës shqipe, prandaj ka
marrë këtë veprim, të cilin duhet përkrahur dhe përshëndetur me zell të madh, uroj
që libri ta arrijë misionin e vet parësor: dashurinë për gjuhën shqipe, si një
nga gjuhët më të vjetra indo-evropiane.
Autorin
e përgëzoj për librin e dobishëm dhe shumë të rëndësishëm, mesazhi i të cilit
përherë mbetet aktual, si një areal kombëtar.
Shaqir Foniqi, publicist