Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaqir Foniqi: Gjuha shqipe, sa e mirë, sa e dlirë…

| E diele, 12.10.2025, 06:32 PM |


Fjala e redaktorit të librit, z. Shaqir Foniqit,  në vend të parathënies.

GJUHA SHQIPE SA E MIRË, SA E DLIRË

Gjuha shqipe, sa e mirë, sa e dlirë…

Sipas statistikave të vitit 2015, në botë fliteshin rreth 7100 gjuhë!

Gjuha është ajo që i dallon kombet dhe është elementi kryesor i një kombi të lashtë me kulturë e identitet!

Prandaj, jo më kot rilindësit tanë gjuhën shqipe e kanë quajtur “gjuhë zonjë” (Fishta), ndërsa poeti tjetër kombëtar, Naim Frashëri, gjuhën shqipe e quan «gjuhë të Perëndisë»!

Studiuesit e pasionuar gjuhën shqipe e cilësojnë si bazë të të gjitha gjuhëve të botës.

Hysen Ibrahimi ka gjetur një metodë të re për ta vlerësuar gjuhën tonë, duke botuar librin e tij të radhës me titull domethënës dhe apelues «Duaje gjuhën tënde», përmes të cilit apelon që kjo gjuhë të kultivohet e të dashurohet kudo ku ka shqiptarë!Autori Hysen Ibrahimi  duke jetuar jashtë e din më së miri se nga i vjen rreziku gjuhës shqipe, prandaj ka marrë këtë veprim, të cilin duhet përkrahur dhe përshëndetur me zell të madh, uroj që libri ta arrijë misionin e vet parësor: dashurinë për gjuhën shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra indo-evropiane.

Autorin e përgëzoj për librin e dobishëm dhe shumë të rëndësishëm, mesazhi i të cilit përherë mbetet aktual, si një areal kombëtar.

Shaqir Foniqi, publicist