Kulturë
Përparim Hysi: Poezi mikste me 4 vargje
E diele, 12.10.2025, 05:18 PM
Poezi
mikste me 4-vargje
Nga
Përparim Hysi
1.Unë dhe"Çifuti
shetitës" i REMBRANDIT
"Çifuti
shetitës" i REMBRANDIT nuk humbi
U
vendos në SHKODËR dhe,mandej, në muze
Për
mua,o miq,thoni që humbi
Se
jam në mërgim dhe nuk di,në kthehem atje.
2. Besomëni
Pse
nuk më besoni që të zezës,gjithmonë i
kam thënë:- E zezë!
Siç
i kam thënë të bardhës:-E bardhë!
Sado
që kam një shpirt të brishtë siç e ka një shpezë
Unë
për të drejtën shpërthej si vullkan.
3.Dashurinë
Dashurinë
e dua të shëndetshme
Femrën
të shëndeshme krah meje
Nuk
dua një dadhuri "të potershme"
Që
të më nxjerrë mendtë prej kreje.
4. Më duket
Më
duket se në deje më kalon një afsh përvëlues
Ndizem
i tëri si hambulla në gusht
Ndokush
mund të thotë:-Si mund të ndizet një plak?
Po
a nuk merr zjarr e digjet një dru i thatë?
5. IKS?
I
hape perdet kat më kat
Profili
i plotë u rrëfye pas xhamit
Si
mund të duroj që mos bie në "mëkat"
Le
t'ia jap shpirtin shejtanit.
6. Jam dhe BRUT dhe KAS
"BRUTI
urrente tiraninë
KASI
urrente tiranin"
PLUTARKU
Kam
një pjesë nga BRUTI
Dhe
një pjesë nga KASI
Tiraninë
e urrej si BRUTI
Tiranin
e urrej si KASI.
7. Kur bëj dashuri
Nëse
bën dashuri me një femër që nuk të don
Është
njëlloj si të bësh sex me një kufomë
Nëse
dikush nuk më jepet me shpirt
As
që i afrohem dhe i bëj bisht,
8. Jam i bindur
Jam
i bindur që ndjenjat konvertohen
në"korent"
(Këtë
e them nga përvoja ime)
A
nuk bëmë"masë" në një moment
Sa,për
pak,u dogjëm,o mikja ime?
9.Ç'qe ajo fëshfërimë
fustani?
Ç'qe
ajo fëshfërimë fustani
Si
fëshfërimae një gjetheje të venitur
Thashë,se,papritur,ia
behu tufani
Se
aq më mahniti syri yt,i ndritur.
10. NE
Tani
ne na ndajnë dete e kontinente
Por
këto barriera nuk mund të na pengojnë
SE
ti,për mua, je si burim jete
Ku
unë "pi"
dhe"barrierat" i rrafshojmë.
Tiranë,11 tetor 2025