E hene, 13.10.2025, 12:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Heshtja zgjedhore

E diele, 12.10.2025, 06:47 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Heshtja zgjedhore

Heshtja ka filluar që me natë,

E duket se jemi si në fushatë.

Duke kaluar nga sheshi në oda,

Aty ku vendosin leku dhe vota.

Një ves që rron ndër shqiptarë,

Të bëhet tregti me vota në pazar.

S’ka më keq nga kjo praktikë,

Se sa të vidhet vullneti politik.

Ndaj në zgjedhje kalohet kufiri,

Nuk fiton në gara vetëm i miri.

Keqpërdoret heshtja zgjedhore

Nëpër trotuare, ndeja, shëtitore.

Listat shqiptare nuk i kemi pak,

Disave u ka hyrë lepuri në bark.

E kanë humbur toruan krejt,

S’është kollaj me hip në pushtet.

Sidomos për ata që janë mësuar

Nëpër mandate për të kalëruar...

Nuk e kanë të lehtë në këtë garë

Të bien nga kali drejt mbi gomar.

Vlen një rregull për gjithë botën,

Për ata që e lidhin fatin me votën:

Duhet pajtuar pa zhurmë, pa bujë-

Nuk shkon kungulli vetëm mbi ujë.

Edhe ata që thirren në moral e etikë,

I mbledhin shpesh “lakrat” në politikë.

Si të tillë janë kalitur; s’e kanë sefte,

Të bien e të ngrihen nëpër pushtete?!

Kosova në proceset parazgjedhore,

Veç dynjasë nga vendet fqinjësore.

E merr “heshtjen” po ashtu me leqe,

Se janë mësuar me “Lepe!” e “Peqe!” ...

(Marrë nga libri me satira “Karnevali i hipokritit”, i botuar këto ditë nga autori Sevdail Hyseni)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Zyba Hysa: Hysen Ibrahimi – Një Njeri i Veçantë dhe Arkivë e Aktivitetit Kombëtar Shaqir Foniqi: Gjuha shqipe, sa e mirë, sa e dlirë… Milazim Zeqiraj: Votojmë për veten tonë Përparim Hysi: Poezi mikste me 4 vargje Albert Vataj: Duhet të duhemi… Albert Vataj: Një copëz Shqipëri në kryeqytetin e botës, Parisi nderon Ismail Kadarenë Shyqyri Fejzo: Kafene 'Fjala e ngrohtë' Albert Vataj: Liqeni i Shkodrës, një arterie jetike e jetës, tregtisë dhe shpirtit njerëzor Nue Oroshi: Sesioni i XXII shkencor i Shoqatës “Trojet e Arbrit” në Prizren – 'Roli i dukagjinasve në historinë shqiptare' Rovena Vata Mikeli: Shqiptarët e tokës arbërore në rrjedhat e përgjakshme të historisë sonë kombëtare Lekë Mrijaj: Reflektim analitik rreth thënies së Edit Durham... Edison Ypi: Smokthinë e përpjetë Albert Habazaj: Portrete që frymëzojnë poetin Ilia Bombaj – mësues dhe misionar i paqes Sevdail Hyseni: Sokrati dhe helmi Bashkim Saliasi: Përjetime nga leximi i librit 20 000 lega nën det të Zhul Vernit Xhemaledin Salihu: Përfundoi me sukses projekti: Nxënia e diturive dhe edukimi i nxënësve... Eduard Skufi: Zhbirimi filozofik i “Njeriut pa emër” Xhemail Peci: Bedri Tahiri dhe intervista si dëshmi e ringjalljes së luftës për liri Tahir Bezhani: Frymëmarrje e thellë në universin poetik të Lulzim Logut Hysen Ibrahimi: Aleksandër I. Bajgora - 'Rruga e Isa Boletinit për Pavarësinë e Shqipërisë, 28 Nëntor 1912'

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx