Kulturë
Atdhe Geci: Uliksi thërret për Çamëri
E hene, 13.10.2025, 06:50 PM
Atdhe Geci
ULIKSI
THËRRET PËR ÇAMËRI - poezi nga libri, "Iliada shqiptare"
Të dashur, Skënder dhe Elida Buçpapaj
me
ju e naltojmë çështjen për
kombin
gjak
kemi në trup dhe mendje në kokë
që
t´i dalim zot Atdheut deri në Prevezë.
Ne
duhet të dimë për kë sot brohorasim
kë
lavdërojmë dhe, cila është udha jonë
atdheu
ynë na do grusht rreth flamurit.
Miq
të mi të Atdheut dhe të
Shqipërisë
të
bashkuar mund të bëjmë atë që duam
një
bashkë shtet për të gjithë shqiptarët.
se
Programi për Republikën e Çamërisë
është
udha së vërtetës në marrëdhëniet
me
Greqinë, dhe udhë e bashkimit tonë.
Fatit
asgjë s´guxojmë t´i lëmë në duar
koha
pas nesh duhet të jetë
e shkruar
veprat
tona janë lëndë dielli dhe krijimi.
Kthimi
i emrit të Atdheut në emrin e vet
Iliri,
brenda i ka tëra pjesët e Shqipërisë,
Shqipërinë
deri në Prevezë dhe në More
dhe Shqipërinë
deri te Molla e kuqe!...
Bashkëkombës
të shqipes dhe t´atdheut
miqtë e mi, Skënder dhe Elida Buçpapaj
me
ju e naltojmë çështjen
për kombin
Atdheu na
thërret ta naltojmë këngën!
Atdhe Geci - Prishtinë, Tiranë, Dortmund, 2025