Kulturë
Përparim Hysi: “Guralecët e Frojdit” në romancat e Piro Millona Minellës
E enjte, 16.10.2025, 05:40 PM
"Guralecëtët e FROJDIT" në romancat e PIRO MILLONA MINELLËS
Libri
"Romanca" (vëllimi i katërt)
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Piro
Millona Minella ka hyrë guximshëm në fushën e letërsisë dhe është sa i
pranueshëm dhe, po aq, i pëlqyeshëm. Është i çuditshëm: i referohet
një kujtese perfekte dhe të ketë ndodhur ngjarja, këtu e 60-vjet më parë, ai ta sjellë
me një përpikëri aq të saktë, sikur ka bërë"blic" me një
aparat fotografik. Këtë radhë vjen me një tufë kujtimesh që janë si poezi
lirike. Të duket se siç i ka jetuar autori, po i jeton edhe ti si lexues. Mua,
tek i lexoja, m'u duk vetja sikur
po shijoja ato lirikat jaoneze, ku bie
një shi i butë që nuk i bën dëm as
lulkuqes. Lulkuqa është më e brishta nga gjithë lulet. I lexon këto romanca dhe
përfton një erë parfumi. E dini pse ndodh kështu? Se, siç ka thënë ZHORZH
SAND"Kujtimet janë parfume të shpirtit", Duhet të kesh hundën prej DEMOSTENi të PIROS
që ta ndjesh këtë lloj ere kaq të mirë,
E
përbashkëta e gjithë këtyre "Romancave"(unë i kam quajtur
"vakanca") janë kujtime mbushur me çaste të bukura dhe pse janë të
tilla, s'kam si mos i referohem SIGMUND
FROJDIT(1856-1939) që thotë:"Përjetimi i secilit rast të bukur më provon
se ia vlen që jeta të jetohet dhe unë, në shenjë mirënjohjeje, fut një guralec
në kuti". Tek i referohem këtij PSIKOANALISTI të madh, s'kam si mos bëj
pyetjen tjetër që më lind vetevetiu:- A i del një kuti PIROS? Kësaj pyetjeje, i
përgjgjem po vet:"Me çastet e bukura që sjell PIRO MILLONA MINELLA, pa
frikë i duhet një dhomë. Mos kujtoni se po hiperbolizoj. Ka një trup fin, aq sa
mund ta mrrë era, sado që është 70-vjeç.po ka një shpirt gjeneroz dhe është
gati ta bëjë"fli" nga dashuria që ka për shokun, për mikun, për
vendet ku ka shkelur. Po t'i shikosh me sykritk këto kujtime
tek"Romancat", ndjen kënaqësi
se janë shkruar me një stil sa të thjeshtë, por aq të kuptueshëm e të
sinqert. Tek libri vëren tri vlera
si:qartësia, shkurtësia dhe sinqerti. Të
tria këto vlera të stlit, sikur ka dalë nga shkolla e RICHARD LAHORN që
thotë:"Tri vlera të stlit:qartësia, shkurtësia, sinqeriteti".
Në"Romancat" e PIRO MILLONA MINELLËS gjen dije, dritë dhe vizion. Kujtimet e tij
kanë një lloj"pafajlësie" gati fëminore, pastaj e rritin amplitudën
shpirtërore se janë gati mallëngjyese."Sa turbullues është kujtimi, kur
kalon drejt mallgjimit", thoshte MARSEL PRUST(1871-1922).
Kur
flas për PIRO MILLONA MINELLA, flas për një njeri që e njoh mirë. Shpesh më
ngjet me FELIAS FOGUN e ZHYL VERNIT që i bie pëqark botës për 80-ditë. Ku nuk e
gjen:në një promovim libri (kudo që të bëhet), në një jubile të të njohurëve(veçanërisht
mësuesëve), për të cilët bën shkrime enkas dhe deri libra.Të gjitha librat me
shpenzimet e veta dhe të gjitha librat dhurata.Është gati të të falë dhe
shpirtin. Nëse PIRO MILLONA MINELLA shkruan kujtime e kjutime pa mbarim,
asnjëherë nuk bëhet i mërzitshëm, por përkundrazi:ta heqë stresin si me magji
dhe sikur më kujton atë piktoren e madhe nga MEKSIKA, FRIDA KAHLO që
thotë::"Nëse shpesh pikturoj veten time, kjo ndodh se atë njoh më
mirë". Dhe vërtet: ato kujtimet që janë"parfumet" e shpirtiti të
tij, po na" parfumos" edhe neve, lexuesëve, njëri prej të cilëve jam
dhe unë. I "dehur" nga ky lloj parfumi, e shkrova këtë ese. Dhe, në
mbyllje të kësaj eseje, them se PIRO MILLONA MINELLËS i rrinë për shtat fjalët
që ka thënë shkrimtari i madh Amerikan".MARK TWAIN(1835-1910):"Miq të
mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të qetë, kjo është jeta ideale".
Të
tri këto virtute i ka PIRO MINOLLA MINELA dhe unë e uroj:"Me romnaca të
tjera që të na"parfumosësh shpirtin"!!
Tiranë, 14 tetor 225