E shtune, 18.10.2025, 07:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Dialog brezash

E premte, 17.10.2025, 06:50 PM


Shyqyri Fejzo

Dialog brezash

I ka dalë nami, "S'ka frymëzim e muzë"

Midis brezash kjo po ndodh sot tek ne

Bisedat i bëjnë "monolog, zgjatje tërkuzë"

Mendimi i ve sot bryla gjeneratës së re.

Mbajtja pas tyre në të vjetrat bindje

Të duash, që gjithnjë të kesh të drejtë

Zakone të tilla lëkundin cdo rilindje

Koha po tregon sa është e vërtetë

Një jetë plot zhvilluat ndjenjën tuaj

Për atë sot shumë të drejtë kini

Mbajeni, si krenarë për veten tuaj

Kuptohet, është pjesë e asaj që jini

Pa moshë ndjeshmëria sociale tek ne

Drejt saj të shkojmë sot me vrap

Apeli sot, të ndërtojmë ura, jo mure

Nevoja e bashkimit, ecjes me një hap

Njeriu i thjeshte sot mirë kupton

Më shumë se llapaqenët e shoqërisë

Apeli etik i të mirës granit qëndron

Është shprehja reale e vet historisë

Shumë e thonë se: "nuk bëhet ky vend"

Shpresa vjen tek ne dhe na ndihmon

Duke "na gëdhendur" pak ato mend

Moj shenjtorja që nuk merr as penson

Do lindë një burrë shteti për të mjerët

Të shkundë politikë e popull  si qëmoti

Të shikojë agimin më herët se të tjerët

Që e drejta e haka të shkojë te i zoti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx