| E premte, 17.10.2025, 06:50 PM |
Shyqyri Fejzo
Dialog
brezash
I
ka dalë nami, "S'ka frymëzim e muzë"
Midis
brezash kjo po ndodh sot tek ne
Bisedat
i bëjnë "monolog, zgjatje tërkuzë"
Mendimi
i ve sot bryla gjeneratës së re.
Mbajtja
pas tyre në të vjetrat bindje
Të
duash, që gjithnjë të kesh të drejtë
Zakone
të tilla lëkundin cdo rilindje
Koha
po tregon sa është e vërtetë
Një
jetë plot zhvilluat ndjenjën tuaj
Për
atë sot shumë të drejtë kini
Mbajeni,
si krenarë për veten tuaj
Kuptohet,
është pjesë e asaj që jini
Pa
moshë ndjeshmëria sociale tek ne
Drejt
saj të shkojmë sot me vrap
Apeli
sot, të ndërtojmë ura, jo mure
Nevoja
e bashkimit, ecjes me një hap
Njeriu
i thjeshte sot mirë kupton
Më
shumë se llapaqenët e shoqërisë
Apeli
etik i të mirës granit qëndron
Është
shprehja reale e vet historisë
Shumë
e thonë se: "nuk bëhet ky vend"
Shpresa
vjen tek ne dhe na ndihmon
Duke
"na gëdhendur" pak ato mend
Moj
shenjtorja që nuk merr as penson
Do
lindë një burrë shteti për të mjerët
Të
shkundë politikë e popull si qëmoti
Të
shikojë agimin më herët se të tjerët
Që
e drejta e haka të shkojë te i zoti.