Kulturë
Bashkim Saliasi: Dhimitër Xhuvani - Shpirtin nuk e shes
E marte, 21.10.2025, 06:49 PM
DHIMITËR XHUVANI “SHPIRTIN NUK E SHES”
Përjetime
nga leximi librit të autorit Dhimitër Xhuvani “Shpirtin nuk e shes”
Nga
Bashkim Saliasi
Shkrimtari
Dhimitër Xhuvani me romanin e tij me titull, “Shpirtin nuk e shes”, i ka
dhuruar lexuesit një thesar të vërtetë nga jeta e emigrantit, të cilën e ka
përshkruar me një frymë realiste, aktuale me kohën që po e përjetojmë.
Personazhi
kryesor i romanit Ajdën Oglly, një njeri i arsimuar detyrohet që për shkak të
kushteve të vështira në vendin e tij, ku nuk ka mundësi të mbledh aq të ardhura
që të blej një copë tokë, ku të mbjellë misër, grurë dhe të rris disa dele
largohet me shpresë në kurbet dhe mendon se do gjejë parajsën.
Ajdën
robëtohet dhe shkon nga shteti në shtet për 12-13 vjet rresht dhe provon të
gjitha llojet e punëve, por në asnjë rast nuk nënshtrohet. Në minierë nuk
pranon të bëhet spiun dhe përjashtohet nga puna.
Si
njeri i arsimuar dhe edukuar mundohet që të jetoj me djersën e ballit dhe vihet
përballë provash të njëpasnjëshme dhe asnjë herë nuk bie pre e nënshtrimit, por
ruan të pastër figurën e njeriut të sinqertë që pranon dhe vdekjen, por nuk
nënshtrohet para shantazheve që i bëhen nga punëdhënsit.
Shantazhi
që i bënë zoti Shulc, e irritonë Ajdënin. Ai e provokon duke i thënë se ju
ballkanasit, “bota ju mban për sherrxhinj”, por unë kam mendimin se ju jeni të
zgjuar. Shprehja që përdor zoti Shulc; - “Besoj se më kupton zoti Ajdën”,
qëllimin e kishte që ky të hiqte dorë nga fjalimet dhe të bëhej spiun.
Sarkazma
dhe metafora që përdor autori romanit Dhimitër Xhuvani nxjerr në pah karakterin
e Ajdënit, i cili nuk pranoi propozimin e zotit Shulc.
Mos
u bëj naiv zoti Ajdën. Fatkeqësia e tjetrit, jotja në këtë rast, nuk them se
është lumturia ime, por ama, një njeriu praktik nuk i lejohet që mos e
shfrytëzojë, aq më tepër kur ti do fitosh.
Ajdën
gjen forca dhe e kundërshton zotin Shulc edhe përse e dinte se çfarë e priste.
Sa aktuale janë sot këto fenomene ndër shqiptarë të cilët emigruan në vende të
ndryshme të Europës dhe kudo nëpër botë. Ky fenomen ndodhi dhe me njerëzit e
arsimur në universitetet tona të cilët braktisën punën dhe profesionin dhe u
detyruan që të bëjnë lloj-lloj punësh vetë që të shkollojnë dhe arsimojnë fëmijët
e tyre në vendet ku emigruan.
Fjalët
që lexoj më tingëllojnë në vesh si çekan dhe tani për përjetimet që kalova në
vitet e para pas viteve ’90 kur së bashku me dy kolegët e mi emigrova në
greqinë fqinje të cilën e kam përshkruar në librin tim, “Ne ishim pesë shokë”,
në kapitullin “Divrsantë në kohët moderne”.
Pronari
ynë grek u mundua të na përçaj dhe atë që nuk e gjeti midis nesh e gjeti te
minoritarët që punonin bashkë me ne, por në dallim nga ne shqiptarët pronari grek
i paguante dhe u jepte ushqehesh më mirë se në shqiptarët.
Kam
përjetuar një skenë në burgun e Patrës ku policët grek nuk pyesnin për ne
shqiptarët nëse kishim apo jo pasaport, por na trajtuan si skllevër dhe na
kthyen në Kakavi duke mos na lejuar gjatë rrugës të blinim ushqim apo uji.
Një
djal dymbdhjetëvjeçar që shërbente si përkthyes policinë e Patrës për ne
shqiptarët që nuk dinim greqisht, u bë shkak që njërin nga emigrantët ta
rrihnin keqas policët grekë se i tha djalit përse spiunon shqiptarët. Djali u
ankua te polici dhe ai u hakmor te emigrant duke e goditur me shkop gome disa
herë…
Vdekja
e Isujit u jep forcë dhe mobilizon të gjithë minatorët si vendas dhe emigrant
që të shprehin ndjenjën e solidaritetit duke u bashkuar të gjithë punëtorët
pavarsishtë se ishin të kombsive të ndryshme dhe nuk flisnin të njëjtën gjuhë,
të grumbullohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Autori
na përshkruan një realitet të hidhur të jetës së emigrantëve. Ai poshtrohet dhe
qëndron më posht se një qen, i cili nderohet duke ngrën ushqime më të zgjedhura
dhe të varroset në varreza madhshtore duke i përgatitur një përmendore.
Për
emigrantin nuk ka as vend për tu varrosur.
Ajdën
bashkë me Ramën e çojnë Isujnë në Strugë dhe nëna e tij e prek me fjalët
prekse; -Të paktën e kam këtu, rrofshi që ma sollët djalin…. Etj. Në kthim Rama
ngul këmbë që të kthehen në shtëpinë e tij, ku ai aty gjen nënën e vdekur.
Ramë
Rugova e braktis kurbetin dhe qëndron pranë familjes.
Zonja
Majer e ka strehuar zotin Oglly në apartamentin e saj dhe ndjek nga afër
veprimtarinë e tij edhe pse në fillim sillet ashpër me të, mbas denoncimit ajo
bëhet tjetër njeri. E respekton Ajdënin dhe nuk i merr as paratë e hotelit.
Autori
Dhimitër Xhvani duket se e ka jetuar vet jetën e emigrantit. Ai me mjeshtëri
personifikon Ajdënin si një ndër emigrantët
që shërben si kavje për profesor doktor Kristjan Holbergun dhe më në
fund braktis punën si shërbëtor i qenit të tij, por nuk di se emri i tij tashmë është përfshirë ndër
personazhet e studimit.
Në
këtë rast zoti Ajdën tregon krenarin e ballkanasit dhe karakterin e fort të tij
që pranon të rrijë pa bukë, por nuk i nënshtrohet këtij pseudoprofesori. Autori
nëpërmjet përshkrimeve që bënë në këtë roman na sjell jetën e vështirë të
emigrantëve dhe vuajtjet që heqin në dhera të huaj.
Ka
raste që emigrantët bëhen pre e jetës së shthurur dhe harrojnë përse kanë
shkuar larg familjes duke ndryshuar emrin dhe kombësinë sikundër ndodhte me
fqinjin tonë greqinë, që i detyronte shqiptarët të ndërronin emrin dhe nuk i
lejonin në ambjente kolektive të flisnin gjuhën shqipe.
Kanë
kaluar 31 vite dhe tani që po hedh në letër këto përjetime pas leximit të romanit
të autorit Dhimitër Xhyvani në kasollen ku pronari mbyllte dhitë dhe delet
flinte një patrioti im. Në një cep të kasolles ai kish shtruar disa karton në
tokë dhe përdorur për mbuloj një batanije.
Në
takimin e parë që pata me pronarin grek dhe bisedën që zhvillova me të, pasi
pranoi të strehohesha në pronën e tij, në kasollen me dy dhoma, (Aputhiqe), që
e përdorte për nevojat e veta, ju luta që të nxirrte jashtë delet, dhitë dhe
macet me kotelet e vogla dhe unë me punën time do e ktheja në një bujtin. Pranoj…
Ram
dakort që të dy palët dhe të dielën nga mëngjesi në mbrëmje punova gjithë ditën
dhe e ktheva në ambjent të përshtatshëm për banim duke nxjerr jashtë çdo gjë të
tepërt me përjashtim të tre frigoriferve. Në mbrëmje kur u kthye djali shqiptar
u çudit me punën e bërë nga ana ime, kurse pronari më falenderoi dhe u ul
bashkë me ne për kafe që unë e kisha marr bashkë me ushqimet e tjera.
Atë
natë u ktheva në bazën ku qëndroja më parë dhe kur u largova ju luta pronarit
të më ndihmonte për të më blerë një krevat, dyshek dhe batanije me shpenzimet e
mija. Ai pranoi. Nga gardhi që rrethonte ullinjtë hoqi dy systa dhe i solli
brenda. Dua dhe dyshek dhe batanije, - i thash. Në rregull, - tha…
Në
mbrëmje kur u ktheva nga puna pronari “banesës” kishte sjell dyshekun dhe
batanijen për mua, kurse patrioti im u rregullua me disa batanije për shtroje sepse pas një jave u largua për
në Shqipëri.
Vendin
e tij e zuri nipi im që kur mbriti aty e gjeti krevatin të kompletuar me dyshek
dhe batanije. Likuiduam pronarin dhe mbetëm miq deri në fund që unë u largova
për mos shkuar më në greqi në fund të gushtit, të vitit 1994.
Çdo
mëngjes vinin në vendin ku rrija unë dy miq të pronarit. Ditën e parë që hynë
brenda më gjetën duke përgatitur kafen e mëngjesit dhe pasi më përshëndetën dhe
më përgëzuan me fjalët; të lumshin duartë, pranuan të pinin kafe bashkë me
pronarin tim dhe djalin shqiptar.
Pronari
që na liroj aputhiqen çdo pasdite pinte kafen me ne dhe në bisedë e sipër pasi
kishte ikur djali shqiptar, ai u shpreh: - Duken njerëzit e arsimuar dhe të
kulturuar, jo si “Jani”, që flinte si ushtar në tokë siç kam fjetur unë, gjatë
luftës së dytë botrore.
Autori
Dhimitër Xhuvani ndërthur ndjenjat e
pastra të Ajdënit për Hertën edhe pse ai mori vesh se ajo punonte si prostitutë
dhe vazhdonte studimet për avokati, ai nuk hoqi dorë nga ndjenja e
simpatisë për të.
Ndershmëria
e Ajdënit tregon se ai shpreh virtytin e njerëzillëkut dhe krenarinë e tij për
të qënë në radhë të parë njeri dhe jo kafshë. Ajdën arrinë të zbulojë nëpërmjet
Miki Sou, se ku ndodhet Herta dhe aty për aty gjenë shtëpinë vet. Ai habitet,
por edhe impresionohet me zbulimin që bënë për ëngjlli e tij të reklamës, e
cila punonte si prostitute dhe quhej Xhozepina Baniki.
Nuk
e paragjykon Xhyzepinën edhe pas takimit…
Më
në fund ky mësues i histori-gjeografisë e kupton se jeta nuk mund të bëhet në
emigracion, por në vendlindjen e tij dhe braktis kurbetin dhe kthehet në atdhe
ku rinis jetën e zakonshme me kolegët dhe nxënësit.
Nëpërmjet
leximit të këtij libri arrijmë në konkluzion se jeta e emigrantit është e
diktuar nga rrethana dhe kushte misterioze. Ai është i detyruar të bëjë çdo
lloj pune. Të uli kokën dhe mos kundërshtoj për padrejtësitë që i bëhen. Mbreti
i të gjithave është …Heshtja…
Tiranë 20/10/2025