Kulturë
Albert Habazaj: Vlora dhe poeti
E merkure, 22.10.2025, 06:53 PM
Hiqmet
Meçaj dhe Albert Habazaj, e premte, 9 Mars 2012. Dita Zviceriane në Vlorë
VLORA DHE POETI …
PSE
POETI I VLORËS HIQMET MEÇAJ HESHT BURRËRISHT DHEMBSHUR?!
Nga
Albert HABAZAJ
Shkruesit
e vargjeve shtohen pa rritur si shkurret
Poetët
e paktë, si bredha të bukur, të lartë,
Lukunia
e shkurreve qelqit digjital turret
S’ka
më doganë të merret me shkrimin e artë.
Poeti
ynë hesht burrërisht dhembshur
Për
qytetin eshtragërryer në furtunë,
Për
shtetin tonë liridashës çapaçul i shkulur
Për
djalin e tij me universitet, poet e pa punë.
E…
shpirti i tij pashfaqshëm çarë më dysh
Brenga
mban sa mban barku i këtij dheu,
Ka
të drejtë me pashë të na thotë: “Hiqmuni sysh!”.
Tek
qartësonte imazhin tonë mjerisht të zbehur.
Ç’
qytetarë të përndritëruar jemi të qytetit,
mirë
firmë e vulë, por nuk kemi as zë fare,
detashment
me frymë drite për vendin e poetit
po
s’u bëmë, na hëngrën krokodilët me kollare.
Mua
më vjen turp të takoj Hiqmetin në Vlorë,
Dhe
malin, dhe lumin sikur mbaj mbi supe,
Djali
i tij pastron qytetin nga mbeturinat, kur ca të gjorë
Të
paturpët hanë bukën e ditës me turpe…
[Vlorë, 17 Nëntor 2023]