Kulturë
Sevdail Hyseni: Brekët
E merkure, 22.10.2025, 06:32 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Brekët
Në
kohë sulltanati, nuk kishte hajgare,
Fjala
e sulltanit vlente sa pesë minare.
Një
nëpunës në shërbim të perandorisë,
Zbulon
“sekretin” tek arabët e Arabisë!
Ata,
mos o Zot, nën kandurat e bardha,
S’mbanin
brekë, kurse shitnin kopalla.
Zemërohet
Sulltani, nuk përmbahet hiç:
“Kush
kapet pa brekë - dënohet me ligj!”
Nuk
shkoi shumë kohë, e zunë një arab,
S’e
kishin për turp e ndiqnin në çdo hap.
E
çojnë te gjyqtari me gjithë protokoll,
Në
mes të sallës - një “show” n’Stamboll!
E
pyeti Kadiu: - Si të quajmë, mor burrë?
-
A jeni i martuar, apo nuk ke qenë kurrë!
Unë
jam Hikmeti, kam 6 gra dhe 30 fëmi’
Me
ndihmën e All-llahut, dukem fare i ri.
Kadiu
nuk u mbajt nga e qeshura me bark,
U
mat me laps dhe pa u hamendur aspak.
Dorën
në mjekër, pruri një vendim të prerë:
-
Ky njeri s’ka faj, publiku qoftë me nder!
Ngase
si ky burrë, i cili s’ndalet ditë e natë,
S’ka
si vesh brekë, në punët që i sjellin fat.
Ta
falim këtë burrë - të lirohet nga kjo padi,
Brekët
i mungojnë, por punën e ka mrekulli!
(Karikatura marrë nga
interneti)