Kulturë
Sevdail Hyseni: Kravata
E shtune, 25.10.2025, 06:50 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Kravata
Njoh
disa njerëz mësuar me kravatë,
Të
lidhur rreth qafe, fort, ditë e natë.
Dikur
i nderonin me epitetin “zotëri”,
Sot
s’u bën mall as grave në shtëpi.
Disa
prej tyre - e them pa pikë zori,
Askush
s’i nderon, lumi seç i mori.
Humbën
privilegjet, s’kanë pozicion,
Tani
dhe kravata në qafë u rëndon.
I
shihnin me sy si njerëz me “kulturë”,
Me
këpucë të lustruara, sikur në maturë.
Me
nder s’u ofron më kush kafe në bufe,
Veç
faturat e rrymës - posi fletërrufe!
Daljen
në pension e marrin si ngushëllim,
Siç
thoshte Naimi - me pak mallëngjim:
Kur
vjen pleqëria, s’të do as biri, as bija,
Edhe
qeni, kur të sheh, ulet n’bisht e të lehë.
Kështu,
kravata që dje i bënte “zotëri”,
Tani
i shtrëngon për fyti me nostalgji.
Nga
kjo humoreskë del një si mësim:
Kotësia
e njeriut s’ka as fund, as fillim!
(Karikatura marrë nga
interneti)









