Kulturë
Vlerësohet portreti letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi
E enjte, 30.10.2025, 06:52 PM
Kësaj
të shtune, më 1 nëntor 2025, në Bibliotekën e qytetit "Fan S. Noli"
të Gjilanit, në veprimtarinë e tretë të edicionit të 16-të të Mnaifestimit
"Vjeshta letrare e Gjilanit", do të vlerësohet PORTRETI LETRAR I
JUSUF BUXHOVIT, njëri nga shkrimtarët e shquar të Kosovë dhe, fitues i vjemë i
Çmimit letrar, "BEQIR MUSLIU", si çmimi më prestigjioz letrar që e
jep komuna e Gjilanit, për vlera të mirëfillta letrare, për shkrimtarët që kanë
rrumbullakësuar një karrierë të begatshme me prurje të reja dhe vlera artistike
për letërsinë.
Për
krijimtarinë e bujshme të tregimtarit, romansierit, historianit e publicistit
Jusuf Buxhovi, pritet të flasin, prof dr. Annton Nikë Berisha, shkrimtari
Ibrahim Kadriu, poeti e kkritiku letrar, Shefqet Dibrani, poetja kaltrinë
Berisha, poeti e kritiku letrar, Nexhat Rexha, magjistri i letërsisë, Arsim
Halili dhe krijuesja e re, profesoreshë Blinerë Hajdari.
Me
deklamime, fragmente nga krijimataria në prozë e Jusuf Buxhovit do të lexojnë
Linditë Ramushi Dushku e Arbisë Krasniqi.
Të
pranishmëve do t'iu drejtohet dhe vetë shkrimtari Jusuf Buxhovi me një fjalë
rasti
Këtë
veprimtari letrare, së cilës i ka premtuar mbështetje, do ta udhëheqë
shkrimtari Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Clubit "Beqir Musliu".
Të
pranishmit në këtë veprimtari do ta kenë dhuratë, numrin 47 të revistës letrare
AGMIA, numër që i përkushtohet siç është bërë tashmë traditë, fituesit të
përvitshëm të këtij Çmimi, botimin të cilin e ka ndihmuar MKRS-ja përmes
Departamentit të kulturës, përmes një thirrjeje publike për vitin 2025.
Krijuesit
dhe artdashësit janë të mirëseardhur!









