E merkure, 29.10.2025, 11:26 PM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Martin Seimur-Smith - 100 librat që tronditën botën

E merkure, 29.10.2025, 06:53 PM


SHËNIME PAS LEXIMIT TË LIBRIT TË MARTIN SEIMUR-SMITH

100 LIBRAT QË TRONDITËN BOTËN

Nga Bashkim Saliasi

Historia e mendimit nga lashtësia deri në ditët tona ruhet në librat e shkruar në epoka të ndryshme të zhvillimit të historisë së saj. Perceptimi i fenomeneve që ndodhin qoftë në natyrë dhe në zhvillimin njerëzor, është një spirale që në çdo epokë ka dhënë mendimin gjenial nëpërmjet trurit njerëzor, i cili e ka përhapur te mbarë shoqëria njerëzore.

Askush nuk është në gjendje të riprodhojë të gjitha perceptimet dhe hulumtimet që i ndodhin njeriut në jetë po nuk i shkroi dhe nuk ua la trashëgim brezave që nga lashtësia e deri në ditët tona, ku informacionet përthithen më shpejtë nga mbarë shoqëria njerëzore.

Jeta është një ëndërrë e shkurtër dhe njeriu po nuk ëndërroi nuk lë gjë trashëgim në brezin pasardhës. Ëndërra tregohet, shkruhet dhe lexohet, po nuk e tregove dhe nuk e shkrove ajo nuk ka asnjë vlerë, se hynë nga një dritare dhe del nga një derë.

E ruaj në kujtesë dhe nuk më shqitet për asnjë çast nga mendja, kur nëna ime, Nokja, argumentonte me llogjikën e saj, se brenda 40 ditëve nga lindja e fëmijës dhe derisa arrinë që të kuptoi se ç’ndodh për rreth tij, Perëndia i tregon të këqiat që do vuaj gjatë jetës dhe foshnja qan, kurse kur, Perëndia i tregon gëzimet që do kaloi në jetën e tij, fëmija në gjumë qesh.

Historia e mendimit nga lashtësia dhe deri në ditët tona në periudha të ndryshme kohore përsëritet, por me një evolucion që mbartë brenda dhe ndryshime në kohë dhe në hapsirë. (Ligji pohimit dhe mohimit)

Çdo periudhë ka ëngjijtë e saj të cilët i tregojnë mbarë njerëzimit, se rruga që ka treguar Perëndia për zhvillimin e shoqërisë njerëzore na vjenë nëpërmjet gojës së tyre. Foshnja lind lakuriq dhe memec. Të folurit dhe zhvillimi i të menduarit zhvillohen si rezultat i jetesës në shoqëri.

Ka pasur raste kur fëmijët janë rrëmbyer nga kafshët, (Rasti Amelës dhe Kamelës) dhe kur janë gjetur edhe përse për mësimin e tyre janë përdorur metoda nga më të përparuarat nga psikolog dhe mjek, këta fëmijë nuk kanë mundur ti përshtaten mënyrës së jetesës në shoqëri sepse ishin mësuar gjatë rritjes së tyre në kope me kafshët; (pinin uji dhe hanin ushqim si kafshët, temë që dua ta trajtoj me vete në nje postim tjetër). Të gjithë fëmijët kur lindin janë ëgjëj, por gjatë zhvillimit të tyre në rrethana të zhvillimit familjar edhe shoqëror dali edhe kriminel e lypsa, apo filozof e gjeni në fusha të ndryshme të jetës, aty ku fitojnë reflekset e para që kur janë ende foshnje, të cilët janë zhvillim i produktit të jetuarit në shoqëri e familje.

Popujt përdorin shprehjen filozofike; “Nga ferra mbin trëndafili dhe nga trëndafili mbin ferra”, ose “Oxhaku, mbetet oxhak”, “Geni shkon në gen etj”.

Më lartë shkrova, se fëmijës së porsa lindur Perëndia i cakton të gjitha kismetet që do ketë gjatë gjithë jetës së tij. Këto kismet fëmijës i caktohen që në 40 ditëshin e parë të lindjes. Kjo është mëse e vërtetë dhe fëmija i reflekton këto shfaqe që me rritjen e tij e derisa bëhet në moshë madhore. Gjatë gjithë jetës sime jam ndeshur me shumë fenomene që në vogëli nuk arrija t’i kuptoja. Për këto fenomene dhe dukuri mbaja shënime, por fatkeqësishtë këto shënime me kalimin e viteve dhe shpërnguljen në Tiranë i humba.

Në vitin 1991 gjatë pushimeve verore shkova emigrant në Greqi dhe kur u ktheva bashkë me veprat e Enverit, fëmijët e mi kishin hedhur dhe shënimet e mia si krijimtaria në prozë dhe poezi së bashku dhe me shënimet e lartpërmendura pa jua ditur vlerën.

Ajo që më ka mbetur në mendje dhe më shfaqet si në një film bardh e zi është se gjatë viteve ’91-’94 për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, që u gjendëm gjatë pushimeve të verës u detyrova, që të kalojë malet e Greqisë rrugë pa rrugë dhe të hedh detin Jon në Korfuz te vendi i quajtur Shkëmbi i keq me not për të siguruar disa të ardhura për të përballuar jetën e familjes.

Kalimin e Kanalit të Korfuzit e bëra bashkë me një kolegun tim dhe provuam torturën më çnjerëzore, atë të ujit të pijshëm dhe uris së ushqimit. Nga momenti i hedhjes në det në ora 6 e 30 pasdite dhe deri në 11 e 30 të natës mbetëm në mesokanal. Rryma e lumit Butrint nuk na lejoj të kalonim dhe të përparonim më tej prandaj u kthyem dhe qëndruam në një ishull në mesokanal.

Në këtë ishull ishte një manastir i braktisur dhe kushedi sesa shqiptar kishin qëndruar dhe kaluar me not për në fshatin Kasiop të Greqisë. Atë natë dhe ditën tjetër deri në ora tre të natës tjetër mbetëm në ishull. Një tortur e vërtetë sidomos për uji të pijshëm.

Ajo që deklaroj me bindje dhe sot gjendem gjallë ështyë ndihmesa e Perëndis, të cilës iu luta me gjithë forcën e shpirtit tim. Dhe e vërteta është se lutjet e mia u dëgjuan nga Perëndia. (Ky pohim nuk është sajesë, por një e vërtetë që e kam provuar atëherë dhe shpesh rri e mendoj se Kanalin e Korfuzit e kalova në moshën 37 vjeç pa menduar se çmund të më ndodhte me jetën).

Perëndia më ndihmoj që unë së bashku me shokun tim të kaloja një sprovë të tmerrshme. Gjatë gjithë kohës që qëndruam te shkëmbi keq në Ksamil, unë qëndrova në bunkier me një temperaturë 39 gradë. Shokët e mi gjatë ditës bënë prova me komerdare. Më në fund vëllai bashkë me nipin u tërhoq dhe unë së bashku me kolegun, që kishim punuar bashkë, u hodhëm në det me dyshekët që luajnë tani fëmijët në plazhet tona.

Diçka e pabesueshme më duket tani, por atëhere ai dyshek, ishte shpëtimtari im. U zhveshëm dhe pasi vendosëm rrobat në një qeskë të zezë i lidhëm fort në brez dhe hipëm në komerdare. Para se të hidhesha në uji thashë:

- “Ja vdekje, ja liri”. Metrat e parë i përshkruam aq shpejtë sa më krijoj bindjen se kalimi detit qënka punë e lehtë.

Kur arritëm në mesokanal sikundër shpjegova më lartë shoku im që ecte para dhe unë i kapur pas dyshekut të tij më thotë që të kthehesha në kurriz se nuk kishte mundësi që të kalonim rrjedhën e lumit Butrint. Provova që të kthehem në kurriz dhe për një çast dysheku u shkëput nga unë dhe iku disa metra më tej. Shoku im i shkathët e kapi dhe ma ktheu dushekun duke më dhënë porosi që ta provoj të hip në kurriz, por një gjë e till ishte e pamundur.

Nuk po vazhdoj më tej tregimin pasi e kam përshkruar me hollësi të botimi librit tim “Ne ishim pesë shokë”.

Libri i shkruar nga autori MARTIN SEIMUR-SMITH, hap horizonte dhe tregon për evolucionin e arritjeve në të gjitha fushat e jetës së njeriut. Në mendje më mbeti hapja e Akademisë që në vitin 387, para lindjes së Krishtit në Athinë nga Platoni, që është Universiteti i parë në botë. Herodoti qe i pari që solli të mbaruar hartën e botës. Në “Historinë” e Herodotit, është fakt se historinë e bëjnë individët, të cilët, sigurisht, jetojnë dhe veprojnë ashtu sikundër i mësojnë hyjnitë.

Jam i besueshëm ndaj thënies së Herodotit, se individët luajnë rolin kryesor në historinë e popujve. Sa domethënëse është, se në libër theksohet se në Akademin që hapi Platoni në Athinë përgatiteshin qeverisës dhe filozofë.

Në mbarim të leximit të këtij libri arrin në konkluzion: se qofshin princërit, mbretrit, perandorët apo edhe papë nuk janë gjë tjetër veçse produkt i kohërave të caktuara që sipas periudhave kanë zbatuar atë idologji që i ka servirur Perëndia.

Perëndia nuk të harron, dhe kur ti hyjnë në punë mësimet që ka dhënë në kohra të ndryshme nëpërmjet filozofve, shkrimtarve, profetve etj, i ngre në vendin që u takon.

A nuk duhet të vendoset ekujlibri biologjik në tokë te bimët dhe te kafshët?

Përgjigja është po. Po te njeriu kush duhet të vendos?!

Sikundër del nga leximi i librit; ai radhitet në 100 thesaret që na ka dhënë autori në shoqërinë njerëzore. Baraspeshën e vendos vet njeriu dhe natyra.

Lind pyetja: -Po kush janë këta faktorë që vendosin baraspeshën në shoqërinë njerëzore?! Ekujlibri në shoqërinë njerëzore vendoset nga luftrat, epidemit, fatkeqësit natyrore, tornado, cunamet, aksidentet ajrore, automobilistike dhe detare. Pa lënë mënjanë në ditët tona sëmundjet seksuale, si HIVI, Covidi etj. Në botën natyrë tre janë faktorët që zhvillojnë luftën për ekzistencë: burimet ushqimore, nevoja për uji dhe uria seksuale.

Uria seksuale është një fantazi ashtu sikundër argumentohet në këtë libër, por po të shikojmë veprimet e kafshëve dhe të marrim në konsiderat viktimat që flijohen gjatë etjes së këtyre specieve më të mëdha janë epshet seksuale.

Kujtojmë këtu luftën e ashpër që bëhet te kafshët për të tërhequr dhe mënjanuar rivalët nga tufa. Por edhe partëneret femra parapëlqejnë mashkullin më të bukur dhe më të fortë. A nuk është më se e vërtet dhe te njeriu qofshin meshkujt apo femrat.

Lind pyetja: - A ndodh ky fenomen në botën më të lartë të zhvilluar, te njeriu?!

Unë mendoj se po.

Pjesa e dytë.

Lind pyetja: -Përse në ditët tona nuk është më ajo zgjuarësi e njerëzve të shekullit të kaluar dhe përse një pjesë e tyre që jetonin në fshat kishin zgjuarsi natyrale, kurse në ditët tona nuk ekziston një gjë e tillë?!

Nga bisedat me miqtë e mi të lexuar mendojmë, se është e vërtetë, një pohim i till se në shekullin e kaluar edhe pse ishin të pashkolluar individ të veçantë kishin zgjuarsësi natyrale…

Dhjata e vjetër (Rreth 1500 vjet para lindjes së Krishtit)

Fjala “Bibël” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “libër”, nga ana e vet është përkthim i fjalës hebreishte “Sepharim” (libër). Hebrenjtë zakonisht Biblën e kanë quajtur Tnha, që janë shkronjat e para të tre fjalëve që emërtojnë pjesët: Tora (ligj), “udhëheqe për veprim”. Neviim (thënie e profetëve).

Kutuvim (jetëshkrimet e shënjtorve). Libri u shkruaj prej hebrenjve gjatë mijra vjetëve, në të janë përmbledhur legjenda, histori, poezi, raste anekdotike, lutje, ligje, statistika dhe profeci.

Homori, Iliada dhe Odiseja (Rreth shekullit të IX para lindjes së Krishtit)

Iliada dhe Odiseja janë produktë i ndeshjes së dy kulturave: asaj të re që sollën shkollim, dhe asaj të vjetër, në të cilën mbretëronte analfabetizmi. Para nesh qendron poezia dhe jo historiografia. Poezia afron me filozofinë dhe meriton vemëndje më të madhe se sa historia: Objekt i poezisë janë të vërteta të përgjithshme të njohura, kurse objekti i historisë janë fakte të veçanta.

4-Upanishadat (Shekujt e VII-IV para lindjes së Krishtit.Induizmi është bashkëkohës i qytetrimeve të Mesapotamisë, Kinës dhe Egjuptit.

5.Lao Czi Dao de Czin

(Shekulli VI para lindjes së Krishtit)

Fe e cila u përhap në Kinë dhe më pas u shfaq në Indi me emrin e Budës.

6.Vesta

(Rreth shekullit 500 para lindjes së Krishtit)

E përhapur më tepër në Azinë qendrore, Në Iran, Aganistan dhe në Azerbajxhan, por dhe ndër Persët e Indisë.

7.Konfuci dhe arsyetimet

(Rreth shekujve të VI- dhe të V-para Krishtit)

Idet e tij shërbyen si gur themeli të sistemit shtetëror, por sidomos arsimor kinez dhe kjo deri kur u zëvendësuar me idetë komuniste. Shekulli ynë i teknollogjisë globale i fokuson tërë kohën çrregullimet që na rrethojnë.

Ata që nxjerrin përfitime prej tyre, janë të interesuar për një informacion të tillë, i cili errëson dhe mbyt atë që Konfuci e theksonte dhe ngulte këmbë të arrihej të përçmohej në jetë përmes gjykimeve të shumta moralizuese dhe filozofike.

Konfuci dhe pasuesit e tij kurrë nuk kanë menduar, se botës po i afrohet fundi, përkundrazi, kanë dashur vazhdimin dhe përsosjen e saj, ndonëse në të njëjtën kohë e kuptonin se porositë për të qenë i mirë, i sjellshëm, i moralshëm dhe dashamirë nuk është se e vendosnin fatin e saj.

8.Tukiditi

Historia e luftës së Peloponezit (Shekulli V- para lindjes së Krishtit)

Historian i vërtetë mes historianësh është Herodoti. Ai ka pasur në qendër të vëmëndjes paraqitjen me vërtetësi të sistemeve historiko-shoqërore, ka treguar lidhjen dhe kushtëzimin e ngjarjeve, dhe është përpjekur të bëjë shpjegimin e tyre, duke paraqitur vetem si rival i denj i paraardhësit të madh. Luftrat e zgjatura të Peloponezit janë tema kryesore e “Historisë” së Herodotit.

Faktikisht Tukiditi është autori i parë real, vepra e të cilit mund të lexohet gjërsisht, sepse ka shkruar me synimin t’u jap lexuesve etalonë sjellje njerëzore dhe të denjë.

9.Hipokrati Veprat (Vitet 400 para Krishtit)

“Jeta është e shkurtër, arti është i përjetshëm. Argumentet janë fluturake, përvoja është e gabuar, kurse gjykimet janë të vështirë. Mjeku jo vetëm që duhet të jetë gati për atë që duhet, por edhe ta detyrojë pacientin, ndihmsit e vet dhe këdo tjetër të bashkëpunojë, të punojë së bashku me të”. Hipokrati.

Është “Propogandistika” që përmban arsyetimin më të famshëm nga të gjithë. Në të përshkruhet po ashtu dhe pamja e njeriut që është duke dhënë shpirt: “hunda e holluar, sytë e zbrujtur dhe të shuar, vetullat e lështuara”…

10.Aristoteli Veprat (Shekulli IV- para lindjes së Krishtit)

Aristoteli u lëkund midis materializmit dhe idealizmit: pranonte për forcë lëvizëse fillestare “mendjen e përjetshme, të pandryshueshme” si lëvizës i parë i gjithçkaje të përparuar për kohën në fushën e shkencave të natyrës dhe ariti në përfundimin se është mendja ajo që e dallon njeriun, nga kafsha.

“Asgjë nuk mbetet në mëndjen tonë, po nuk kaloi më parë nëpër organet tona të shqisave,” -ka thënë Aristoteli.

11.Herodoti (Historia e shekullit të pestë para lindjes së Krishtit)

-Tani jemi në dieni të faktit që Herodoti i pari na e solli hartën e botës. Për të theksuar veçmas se në “Historinë” e Herodotit (që përbën, padyshim, një meritë, të tij) është fakti se historinë e bëjnë individët, të cilët, sigurisht, jetojnë dhe veprojnë ashtu si i mësojnë hyjnitë.

12-Platoni

Platoni ka qënë filozof racional (është i pari që pranoi të debatoheshin tezat e parashtruara, ti nënështroheshin shqyrtimit llogjik dhe mbi këtë bazë të vërtetohej drejtësia, para tij filozofët grek nuk e bënin një gjë të tillë), kurse në shpirt ishte mistik. Platoni ka qënë mësuesi i Aristotelit. Kurse vet Platoni ka qënë nxënës i Sokratit. Në vitin 387 para lindjes së Krishtit, Ai themeloi Akademinë. Akademia është e para e botës. Në Akademi përgatiteshin qeverisës dhe filozofë.

Shteti ideal sipas Platonit, duhet të kishte në krye njerëz të mësuar për të qeverisur vendin, të cilët Ai i quante barinj njerëzish… ardhacakët gjallërojnë brendësinë e shpellave, futin në to jetë.

Në u çlirofshim prej jetës së shpellave, do të shihnin me sytë e tyre sendet reale dhe do të provonin dhimbje, po të ktheheshin përsëri në shpella, do t’i qeshnin, kurse atë që do të tregonin, nuk do ta besonin ata që nuk kishin pranuar të dilnin.

Sipas Platonit: - sadopak të ndriçoheshin mendjet e njerëzve, se parajsa mund të arrihet vetëm në u ndriçofshin si duhet mendjet.

Stalinit, Hitlerit dhe tiranëve të tjerë nuk u ka arritur mendja që ta kuptonin Platonin. Madje as Trocki, një njeri tepër i kënduar, një intelektual i mirëfilltë, edhe ky ka bërë thirrje për vrasje masive. Në shekullin e XX pati nga ata që e quajtën, fashistin e parë.

13.Euklidi

Fillimet (Vitet 230 para lindjes së Krishtit). Ka edhe gjeometri të tjera, por gjeometria e Euklidit është më komode në përdorim, është më e lehtë dhe më e qartë, teoremat e saj janë lehtësisht të vërtetueshme.

14.Dhampada (Vitet 252 para lindjes së Krishtit)

Buda = i përndrituri, njeriu që u zgjua për të parë të vërtetën drejtë e në sy.

Rruga e jetës së Budës (të përndriturit) është pragmatike, e vetdijësuar prej tij që nga fillimi e deri në fund, dhe bazohet mbi atë që quhet jetë e jashtëzakonshme.

Me lehtësi pranohet postulate fillestar i budizmit se ekzistenca është vuajtje. Frika prej vdekjes, prej pleqërisë, prej sëmundjeve, fakti që njeriu nuk i arrin dotë të gjitha ato që dëshironë, padyshim, që janë faktor që shkaktojnë vuajtje.

Nuk shtrohet çështja në ka apo nuk ka lumturi jeta, tërë puna është se jeta është kalimtare dhe e paktë. Njeriu, sipas budizmit, është tërësi dukurish, individualitet ai nuk ka.

15. Virgjili “Eneida” (vitet 70-19 para Krishtit)

Dy poemat më të hershme të Virgjilit (Bukolikët) (Poezi baritore) dhe Gjeorgjikët (poezi për bujqësinë) e bënë të njohur. Në të dyja veprat i kushtohet çështjeve teknike, numërohen punët e fshatit dhe si poezi janë të mërzitshme.

Virgjilit i ka munguar ndjenja e humorit, dhe kur orvatej të bënte humor, ndihej serioziteti mirëfillt, siç është shprehur për të një filolog, studjues i Virgjilit.

16.Lukreci

Mbi natyrën e sendeve (Viti 55 para lindjes së Krishtit)

Tit Lukareci është poet dhe filozof romantik mbahet ndër më të shquarët, mbeti i pavdekshëm me librin, “Mbi natyrën e sendeve”. Një fragment në kapitullin e IV po e sjellim më poshtë.

Në dashuri ka shpresë, që pasioni mund të shuhet prej bashkimit të trupave që e shkaktuan. Por kjo shpresë është kundër natyrës. Kënaqësia seksuale është e vetmja gjë, të cilën sa më shumë e kemi, aq më shumë ndjenjat tona digjen së bashku me synimin për të pasur tonin trupin e tjetrit.

Kur përdorim ushqimin dhe pijet, ata mbushin hapsirat në trupin tonë, pra, urija dhe etja shuhen me lehtësi. Por personi i dashur, njeriu i adhuruar nuk i jep trupit tonë kurrëfarë kënaqësie, është thjeshtë fantazi, kurse shpresat shpërndahen si ti kishte fryrë era.

Më poshtë Lukreci pyet:

-A keni vënë re sesi çiftet, të lidhura me njëri-tjetrin me kënaqësinë e ndërsjelltë, shpesh torturohen prej kësaj lidhje?.

Epikurizmi, që mbshteti dhe zhvilloi më tej Lukreci në shkrimet për natyrën, ka qënë një rrymë filozofike që e pranonte ekzistencën e perëndive në hapsirat kozmike, por e mohonte ndërhyrjen e tyre në punët e kozmosit dhe të njerëzve në tokë.

17 Filoni i Aleksandrisë Komentari alegorik i librit të qënies

(Viti 25 para lindjes së Krishtit)

Përpunimi që i bëri Filoni i Aleksandrisë përfytyrimeve të grekrve të vjetër lidhur me natyrën e zotit u vu në themelet e filozofisë së përgjithshme të judizmit, të krishtërimit dhe islamizimit.

Me plot gojën mund të pohohet se me interpretimet e tij alegorike të Biblës, filozofi hebre nga Aleksandria ushtroi një ndikim shumë të madh në zhvillimin e fesë në mbarë botën.

18. Dhjata e Re (Vitet 64-110)

Dhjata e vjetër dhe Dhjata e re janë pagëzuar me emrin Bibëla.

Jezu Krishti arriti në përfundim, se për ti dalë mbanë detyrës, që i kishte ngarkuar Ati në Tokë, të qënit “Mesi”, duhet të vuante dhe të vdiste pas mundimesh të shumta; ka të ngjarë t’a ketë bërë vetë me fjalë me Judë Iskariotin, nxënësit e tij të dashur, që ky t’a tradhëtonte.

Pastaj Juda, sipas të gjitha gjasave, duhet të ketë qënë ndryshe nga çe paraqisnin në Shkrimet e Shenjta të Ungjijve. Njihet një sekt hebrenjësh, i quajtur kainist (sipas Dhjatës së vjetër, djali i madh i Adamit dhe Evës, Kaini, bujk, vrau vëllanë e tij më të vogël, Abelin nga smira dhe për këtë u mallkua prej Perëndisë), pasuesit e të cilit e nderonin Judën dhe i përkuleshin kultit të tij, ndërsa Ungjijt e Dhjatës së re, ata i interpretonin në dritën e mësimeve të tij.

19.Plutarku

Jetët paralele

Plutarku na bën të ditur se romakët arrinin deri aty, sa e detyronin njeriun të priste copa mishi nga trupi tij, t’i skuqte në zjarr dhe t’i hante. Në “Jetët paralele” Plutarku nuk i vuri vetes si qëllim të tregonte për ngjarjet historike, por parapëlqeu tregimin e biografive të njerëzve të shquar. Plutarku merret me krahasime të sferës së moralit. Plutarkun e shohim thjesht në rolin e bashkëbiseduesit të këndshëm.

Parashikimeve u mungon thellësia.

20.Kornel Taciti Analet (55-120)

Sipas Tacitit, fati në shumë drejtime e shpjegon sjelljen e njeriut, por nuk e ndryshon atë! Shumë autor bashkëkohës, edhe pse e adhuronin, njëherazi e përçmonin dhe nuk e donin.

E mbanin një pesimist të madh dhe të padrejtë. Nuk ka as më të voglin dyshim se edhe pas dy mijë vjetësh (le ta përfytyrojmë për një çast se këta vite kaluan) njerëzit njëllojë si e çmojmë ne, bashkëkohësit, do ta çmojnë si shumë të egër dhe barbar në kohën e Hitlerit dhe atë të holokausit.

E vërteta e pakontestueshme mbetet fakti që Taciti është më shumë se historian riprodhues ngjarjesh, nga thellësia e shpirtit, nga bindjet e plota dhe të pamundura i buronte ideja se pushteti apsolut i njeriut të vetëm që përmban në thelbin e vet të keqen, ai pothuajse parashikoi shekullin e XX.

Nuk të habit aspak fakti që në shekullin e XIX pikpamjet e tij për historinë iu nënshtruan debateve të gjata e të përsëritura, jo të gjithë arrinin ta kuptonin humanizmin e tij.

21.Ungjilli i të vërtetës (Rreth shekullit të parë pas lindjes së Krishtit)

Ka pasur mendime se “Ungjilli së Vërtetës” është shkruar nga vet Valentini, një gnostik i njohur, por kjo nuk mund të vërtetohet.

22.Mark Aureli Meditime (Viti 167 pas lindjes së Krishtit)

Me fjalën stoik kuptohet njeriu që e pret gjakftohtësi fatkeqësinë dhe nuk ankohet nga fati. Tipari dallues i stoicismit është besimi në kthimin e gjithçkaje: - do të vijë një kohë kur Gjithësia do bëhet zjarr dhe pas kësaj të rilind.

Themelues i saj ka qënë Zenoni 235-236 para lindjes së Krishtit. Stoikët me veprën e Mark Aurelit “Meditime”, ndryshe nga Platoni që besonte se realitetet janë vetëm idetë dhe format, kurse përveç tyre asgjë nuk ka, botën e shihnin si materie.

23.Sekst Empiriku Porositë e Pironit (rreth viteve 150-210)

Mësimet e Pironit u përvetësuan nga Akademia e Platonit rreth viteve 150 para lindjes së Krishtit.

24.Plotini (Eneadat (Shekulli i III-)

Plotini, është një intelektual mistik, i vështirë për tu kuptuar. Plotini, përse jo dhe Niçja e kanë quajtur se historia përsëritet në intervale kohore të caktuara, madje me të tëra hollësitë.

25.Agustini i lumuri Rrëfimi (Rreth viteve 400)

Gjithsecili që i lexon veprat e Agostinit gjen në to vërtetësinë psikologjike, sidomos në librin “Rrëfimi”.

26.Kurani (Shekulli VII)

Myslimanizmi ëshë mënyrë jetese, është një lloj qytetrimi, që u përhap me shpejësi të madhe në shekullin e VII-ë dhe të VIII-ë. Muhameti u lind afërsisht në vitin 570 pas lindjes së Krishtit në qytetin e Mekës.

27. Majmonidi Udhërrëfyes për ata që lëkunden

28. Kabala (XII)

29. Stoma Akuini Shuma e teologjisë (1266-1273)

Zoti i Toma Akuinit ka qënë Zot Krijues

Tiranë/ 28/10/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx