Resmi Osmani: Me sytë e fëmijës (5)
Kishte hyrë qershori.Me Fatimenë po ndodhte mrekullia, asaj po i jepeshin stolitë që një vashe di t’i japë vetëm rinia. Erdhi e iu derdh një bukuri që të mbeteshin sytë : dielli i dha shkëlqim nga drita e tij, hëna arin e zbehtë të netëve të kthiellta, trëndafilat kuqëlimin e faqeve, lulkuqet të kuqtë e buzëve...


























