E marte, 08.10.2024, 07:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Bekim Kelmendi: Hysen Berisha - Gurana

E enjte, 10.03.2022, 06:22 PM


Nga Kodraçela e deri në Ski (Novregji)

Vështrim i përgjithshëm mbi veprën: "Gurana" të autorit Hysen Berisha

Nga Bekim Kelmendi

Në romanin "Gurana" të autorit Hysen Berisha vërejmë elemente tejet prekëse dhe shumë reale të përjetimit të vet autorit dhe popullit tonë në përgjithësi. Autori në fjalë na bën një përshkrim briliant dhe fantastik të vendlindjes së tij ku u lind dhe u burrërua. Vendlindjen e cila asnjëherë nuk ia dha vendin meritor ashtu si e kërkonte rendi e rangu shoqëror. Që në fillimin e përballjes, në roman, lexuesi atakohet me personazhet që autori artistikisht ua vë emrat e që fort mirë ua njeh historinë e tyre. Në Kodraçelë, vend ky i fushimit dhe takimit, ku personazhet qajnë hallet e tyre dhe sugjerojnë njëri-tjetrin që të kenë kujdes prej atij e asaj siç i quan shpesh autori. Ngjarjet janë bazuar në një realitet kohor tepër të vështirë për popullin tonë. Njerëzit e mirë shantazhoheshin, rraheshin e maltretoheshin çdo ditë. Armiku ynë shekullor kishte shtuar reprezaljet dhe dhunën ndaj nesh. Këtu autori si vë faj armikut sa u vë faj atyre shqipfolësve që shiteshin e bëheshin mashë e armikut kundrejt nesh. Shpesh her autori lozë me personazhet dhe jep dyshimin që filani e filani nuk janë fare shqiptar sepse lindja e tyre ishte e dyshimtë. Mashtrimi i tyre ishte bërë o me të holla o me ndonjë shantazh që ua thurnin vet gjakpirësit. Shumica e këtyre njerëzve lojal ishin injorant. Kjo dukuri e prekë edhe autorin kur ai kërkon punë dhe pikërisht më injoranti dhe askushi luan me ndjenjat e një intelektuali. Ky kapërcim pra në letërsinë e sotme quhet guxim, gjë që të tjerët rrallë e hiç e përdorin. Autori na jep tablo të asaj kohe njëherë të zhveshur pa perde e ndërmjetësime e nënkresa. Elementi narrativ tek autori është i një vizionari dhe vshtruesi i paanshëm por i rreshtuar drejtë së mirës së popullit. Ai ndëshkon të gjithë ata që ishin bërë mashë e armikut pa dallim farefisnie. Në vendlindjen e tij ai prekë dy qështje kryesore. Ndëshkimin e listave të mëdhenjë (kryefamiljarit e ndershëm) dhe trajtimin makabër e brutal të intelektualëve që donin të shpërndanin dije e arsim të mirëfilltë tek brezat e rinjë. Që të dyja këto shtresa janë më të përvuajturat pa çka se nuk anashkalohen edhe gjinia femërore me shantazhe a intriga nga më të ndryshmet.

Vazhdimi i tij është tepër interesant dhe mbreslënës. Ai këtë barrë të rëndë e bartë vazhdimisht gjer në skajin më të ftohtë të kontinentit tonë në Ski të Norvegjisë. Çdo gjë që prekë dhe përshkruan autori është si një fanar ndriçimi për jetërat e mërgimtarëve tanë. Ai me nostalgji dhe përfeksionizëm përshkruan me detaje vendlindjen e tij. Me dashuri e pasion flet për dashurinë ndaj arsimit, pleqve që pa dallim feje rrinin e kuvendin e qanin halle së bashku aty në Kodraçelën e tij.

Autori shkon dhe më largë kur rastësisht gjatë udhëtimit të tij për në mërgim takon rastësisht një shqiptar të humbur nga ashtu ia kishin bërë gropën armiqtë. Aty ai njihet me historinë e tij që nuk ishte dhe e padëgjuar për të. Andaj merr iniciativën dhe pas shumë vitesh e bashkon këtë familje me shumë dashamirësi. Këtu kemi të bëjmë me fenomenin e rinjohjes që për çudi tek shqiptarët ka ekzistuar dhe po ekziston ende.

Me plot laramani e kolorit autori na nxierrë në pah të gjitha të zezat që i kanë përjetuar shqiptarët gjatë egzodit të tyre që skishte të ndalur dhe që ska as tani. Ai bëhet njësh me popullin dhe bashkarisht me të vuan. Është mëse e siguetë që nëse e shikojmë një prizëm tjetër na del në pah që bashkarisht në mënyrë lineare autori nxjerrë në pah historinë tonë kombëtare dhe atë personale të tij. Histori këto që fund e krye janë të dhimbshme.

Autori shkon aq largë sa falënderon vendin që i dha strehim atij dhe familjes së tij dhe jep një mesazh që kur të tjetër që nuk janë të kombit tonë dinë të çmojnë vlerat tona, si ka mundësi që vendi ynë të mos e bëj një gjë të tillë. Pra në këtë këndvështrim autori vë në pah jo vetëm historinë e trishtë dhe ecejaket e tij por edhe të shumë bashkombasve tanë që në botë korrin suksese ndërsa këtu nuk i merr askush për bazë.

Ai porositë të rinjtë që të marrin jetën e tyre më dorë dhe të ecin përpara jo me anë të rrugëve pa rrugë por, me dinjitet e intelekt të mirëfilltë. Thënë troç, autorit i ngelet vetëm një gjë në mendje si fiksim.

Pse, pse vendi im nuk më pranoi, isha i tepër apo të teprit nuk na donin.

25 Shkurt 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora