Kulturë
Prend Buzhala: Poezia e Asdrenit për Kosovën
E diele, 06.03.2022, 05:49 PM
POEZIA E ASDRENIT PËR KOSOVËN
Nga
Prend BUZHALA
Asdreni
ka botuar dy poezi për Kosovën. E para është botuar në gazetën “Tomori” më 28
nëntor 1941, në 29-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Së bashku
me këtë poezi ai ka botuar edhe poezinë kushtuar Çamërisë. E dyta po ashtu (e
shkruar gegnisht) shkruhet e botohet aso kohe, krahas asaj të Mitrush Kutelit.
Asnjëra nga këto poezi nuk përfshihen në botimet e librave të tij poetikë në
Kosovë e në Shqipëri gjatë kohës së sundimit komunist.
Po
ashtu, ishte koha e pushtimit gjerman dhe prirjet nacionaliste të Asdrenit,
menjëherë pas luftës, e vlerësuan poet me ide të paqarta, pasi gjoja paska
përshëndetur pushtimin fashist italian! Pikërisht në këto kohë ai i boton dy
poezi, gjithnjë me shpresën se Kosovë e Çamëri do të bashkohen me Shqipërinë.
1.
Te
poezia e parë, e vitit 1941, ai e përshëndet “realitetin e ri”:
Mir’
se erdhe midis nesh, o e bukura Kosovë!
Mir’
se erdhe motër, po të them dhe përsëri,
Mbas
vuajtjeve dëshmove gjatas që dhe provë
Të
hysh hirplotë në gjinjt e Mëmës Shqipëri.
Me
vrer në buzë prisje të gjeje pak ndihmë e dritë
Ta
ngrehësh vehten prej njëj territ të pafund,
Me
flijime pa numër dhënë ditë për ditë,
Të
ngopej bisha, sot përdhe, pa shpirt që u mund…
Dhe
cila ditë do të ishte pritur që këto troje të bashkoheshin? Ishte koha e
kapitullimit të Serbisë dhe Jugosllavisë së karagjorgjeviçëve që shtypi Kosovën
prej vitit 1913 e deri në Luftën e Dytë Botërore. Përmbysjet ndodhën më vonë,
pas përfundimit të luftës, kur fituan të ashtuquajturat forca antifashiste e që
iu bashkëngjitën një fashizmi të ri çetniko-partizan serb. E thamë, kur bëmë
fjalë për Kutelin,s e si manipulojnë me termin fashizëm e antifashizëm regjimet
komuniste.
Antifashizmi
proserb shqiptar i Kosovës (dhe Shqipërisë) shqiptarizmin tradicional të
patriotizmit tonë, e shndërruan në internacionalizmin proserb e prorus, në
ideologji të vëllazërim-bashkimit, kurse këtë patriotizëm tradicional shqiptar
e dënuan, e quajtën me njëmijë emra fyes: fashistë, ballistë, nazistë,
mbeturina të fashizmit, kriminelë, terroristë, nacionalistë, separatistë,
irredentistë etj. etj. Kështu e përbaltosën edhe Asdrenin, këtij poeti që na e
dhuroi himnin kombëtar.
Në
gjithë botën lufta kishte mbaruar, por jo edhe në Kosovë, sepse ajo zgjati deri
më 1947 e tutje, dhe sepse shqiptarët e Kosovës po luftonin ripushtimin
jugosllav, ndërkohë që antifashizmi proserb shqiptar i Kosovës (dhe
Shqipërisë); nga njëra anë antifashizmi proserb shqiptar i Kosovës (dhe
Shqipërisë), iu nënshtrua pushtuesit të ri, duke rehabilituar çetnikët, duke ua
njohur “meritën” si luftëtarë kundër nazizmit, e, në fakt, ata luftuan kundër
shqiptarëve të Kosovës, për ta ndihmuar komunizmin serb të vendoste ripushtimin
në Kosovë.
Antifashizmi
proserb shqiptar i Kosovës (dhe Shqipërisë) nuk përputhen me vlerat universale
të antifashizmit perëndimor.
Antifashizmi
proserb shqiptar i Kosovës (dhe Shqipërisë) legjitimuan mohimin e historisë së
Kosovës: Kosova është pa trashëgimi dhe ata janë njerëz “me bishta”, të egjër”;
në unison me ta partizanët nga Shqipëria ata që reagonin, i quanin “derra”.
Në
fund të luftës në Kosovë vijnë brigadat partizane të Shqipërisë. Meqë për
shqiptarët e Kosovës ishte përhapur propaganda (nga qarqe serbe), se janë me
fashizmin, ata masivisht iu bashkëngjiten brigadave partizane shqiptare, me
shpresën se nuk do ta kenë Serbinë mbi kokë. Për deri sa krerë drejtues të
këtyre formacioneve partizane-shqiptare donin të krijonin bindjen se me Serbinë
antifashiste e internacionaliste janë vëllezër, shqiptarët e Kosovës këtë
absolutisht nuk donin të besonin në diçka të tillë! E si mund të ishin
vëllezër, kur shtypësi as që kërkon falje e as që dënohet për veprimet e bëra.
Asdreni në pesë strofa të tjera të kësaj poezie këndon:
Me
vargje trupin lidhur, kombi më gjakpirës
Pak
frymë për të marrë vehten nuk të linte,
Të
çorri faqe e sy me thonjt e tij grirës,
Me
drapër gjith po korrte pleq dhe të rinj.
Dhe
zëri t’ ishte shuar, lotët e syve tharë
Në
fshamë e mbytur dhe në vojtje pambarim,
Ndër
aq vjet s’pe një ditë pak të mbarë:
E
zhveshur edhe e zbathur pa pikë përdëllim!
Një
copë truall nuk të linte për jetesë
As
bukë për fëmijët s’kishe për ushqim,
Dëshirë
e tija: farë e jotja të mos të mbesë:
Në
dhe të huaj larg të shporte me qëllim!
Mundime
tmerri që s’tregohen dot me fjalë
Grabitje
me pahir te gjësë pa pushim,
Në
trollin tënd ai të kishte si një halë,
Çdo
çast për ty s’mendonte veçse për shkatërim!
Sa
burra nuk e derdhën gjakun kot së koti,
Për
një të drejtë shpirt që dhanë me një plumb,
Mëshirë
s’gjenin as kur binin pika loti,
Shtëpin’
e plengun zjarri kur ua bënte hi e shkrumb!
Kish
heshtur kënga pleqërishte dhe dasmore
Lahutë-e
fyell derthnin tingull vajtimtar,
Me
drojë dilte bjeshkës vajza malësore,
Kurrkujt
si qeshte buza, në aq tym e zjarr!…
Porse
gjithçka përmbyset pas kësaj shprese, përsëri rikthehet kjo gjendje e përshkuar
kaq mjeshtërisht te Asdreni. Shpesh, pjesëtarë pleq të gjallë të këtyre
brigadave (mbaj mend gjatë viteve ‘60), ma përsëritnin thënien a, më mirë:
fyerjen: "Ju shqiptarët e Kosovës jeni kokëderra! Me Serbinë jemi vëllezër
internacionalistë!" Mirëpo, "në ndihmë" kundër "mbeturinave
të fashizmit" erdhën e u dyndën në Kosovë edhe brigadat partizano-çetnike
serbe, të cilat ia nisën reprezaljeve anembanë Kosovës, sidomos në Drenicë.
Brigadat partizane shqiptare tërhiqen në drejtime tjera, dhe jo pak prej tyre
fshanin (sipas kujtimeve të pjesëmarrësve shqiptarë të Kosovës): "Më i
mënçur një bari i Kosovës se sa një intelektual partizan i Shqipërisë!"
Sepse po largoheshin e tradhtoheshin në idealet e tyre antifashiste. Kundër
kësaj tradhtie të re partizane-çetnike (dhe shqiptare), partizanët shqiptarë
(të Kosovës), duke e parë këtë realitet tragjik, përçahen: gjysmën i dërgojnë e
i mobilizojnë të largohen nga Kosova për në Serbi e Vojvodinë, mbesin partizanët
e Shaban Polluzhës që u bashkuan me çetat nacionaliste të Mehmet Gradicës
(sipas disa shënimeve, ata i pajtoi Marie Shllaku). Natyrisht, forcat partizane
të Fadil Hoxhës mbanin yllin pesëcepësh dhe uniformën jugosllave. Populli i
Kosovës ksihte një shqisë të veçantë të nuhatjes së situatave: nuk kishte
rëndësi se kush vinte nga jashtë në Kosovë, mjaftonte të ishte kundër Serbisë
dhe ata, natyrisht, e tumirnin këtë veprim! Nuk kishte rëndësi se kush vinte në
krye të politikës serbe, se a ishin ata çetnikë apo komunistë e partizanë, që
kërkonin edhe njëherë Serbinë mbi Kosovën, dhe Kosova e luftonte njësoj, si
krajlin si çetniko-partizanin!!!
E
njëjta gjë ishte edhe me Serbinë: për ta nuk kishte rëndësi se kush ishte në
kreun e lëvizjeve nacionale shqiptare; mjaftonte të ishte me Serbinë dhe
proserbe!!!
Dhe
kështu ndodhi!
2.
Një
poezi tjetër e Asdrenit është ajo me titullin “Kosovës”. Sinan Gashi, te vepra
e tij “Kosova e poetëve të traditës” (1996, Prishtinë), shkruan: “Idealisti i
madh dhe i përkushtuari i krijimit poetik, Aleks Stavre Drenova (1872-1947), i
përjetshmi si Asdren, ishte rrëmbyer vazhdimisht nga motivet atdhetare, të
cilat i krijoi edhe më me emocion duke qenë jashtë Atdheut. Ky realitet
historik, që përmbysi situatat e ankthshme të osutimit sllav, përshëndetet edhe
te kjo poezi:
Sot
ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin
m’e ba në bot’ një vent t’lirueme!
Kosovës
emnin me ja ngref te qilli
Për
çud të botës sa ka me shkëlzy dilli
Me
rrnue një Shqypni
Si
zonjë në lumni.
Veç
toponimeve historike që hasen si tituj të poezive të tij, njëra është me
frymëzim të thellë për Kosovën, e cila mbeti jashtë veprave të botuara, deri në
ditët e sotme. Kosova e kësaj poezie është vendi që ka sy lirie, që rrit trima
shqiptarie, që shtrihet në pjesën hapësinore të bukur të Ballkanit dhe që ka
pasuri të pamasë. Ajo për krijuesit e traditës është kopja unikate e
madhështisë, prej ku mund të mësohet ajo që quhet ‘sakrificë’, ajo që thirret
‘heroizëm’, ajo që përjetësohet – ‘Atdhetari’ “.
Poezia
e Asdrenit na vjen vetëm si kujtesë e dhimbjes, si jehonë e tyre ngjarjeve:
A
mund m'e durue pa pra kët zgjedhë
Që
të huejt para syve të t'venë ledhe
Për
me t'rrzue nër kamb' e për me t'shkel
Për
me t'ba gjithë copë, mirë si ju del
Dhe
duersh mos të lëshojn'
Prej
faqes s'dheut të t'shojn!
Disa
"Serbi e vjetër" duen me i thanë
"Maqedhoni"
do t' jerë emnin ja lanë!
Atyne
si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija
veç mbas dojes s'tyne me kjenë;
Mendojnë
pa turp kurrfarë
Se
s'ka nji komb Shqiptarë!
Asdreni
poezinë e tij e shkruan në variantin e gegërishtes, për t’u identifikuar më
shumë me shqiptarin e robëruar të kësaj kohe. Poezia ka pesëmbëdhjetë strofa, e
thurur në gjashtëvargësh të rimuar, me një melodi tipike rapsodike shqiptare.
Posi Kuteli, edhe këtu këndohet Kulti i Madhështisë kombëtare, Kulti i
Lashtësisë dhe Kulti i Lavdit:
Kosovë,
o atdhe i lavduem i burrnis
Ti
ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt
mbaje kryet t'and si gjithmon
Difto-u
e zonja; koha sot e don
Ti
t'çohesh përseri
N'luftë
t'mbarë për liri!
Se
teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me
burra ti q'i len, t'gjatë si selvija,
Sakola
mali, shoq në bot' që s' kanë
Si
luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që
e derdhin gjakun prrue
Atdheun
për m'e shpëtue!
Sigurisht
që edhe Asdreni e ndiente dorën tradhtare kundër Kosovës, që duan ta verbojnë,
shëmtojnë e robërojnë dhe ku spikatet vetëdija për tërësinë etnike, me një
kushtrim përmasash të mëdha:
Shqyptarë,
çoni-u, vllazën ora mbrrini
Si
Geg' e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Një
Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Një
trup bani-e an' e mb'anë Shqypninë
Si
ç'trimit mirë i prek
Me
nder n'luftë me dek!
Edhe
Kuteli, edhe Asdreni, këto pena të holla që kishin shkruar vepra vlerash të
spikatura artistike, ishin të ndërgjegjshëm se krijimet e tyre më shumë ishin
jehonë kushtrimore kohe për shpëtimin e etnisë, se sa një skalitje figurash
artistike. Ata dëshironin të lexoheshin e kuptoheshin nga secili shqiptar, të
cilit i dhemb zemra për fatet e atdheut.
=================
ASDRENI
KOSOVËS
Kosovë,
o vend’ i famshëm i trimnis,
Kosovë,
o lule e bukur e Shqipnis!
Ti
bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
…Si
vashë e virgjen: nuse sikur je;
Dhe
malet me bor
Mi
krye i ke kunor!
Kosovë,
o atdhe i lavduem i burrnis
Ti
ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt
mbaje kryet t’and si gjithmon
Difto-u
e zonja; koha sot e don
Ti
t’çohesh përseri
N’luftë
t’mbarë për liri!
Se
teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me
burra ti q’i len, t’gjatë si selvija,
Sakola
mali, shoq në bot’ që s’ kanë
Si
luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që
e derdhin gjakun prrue
Atdheun
për m’e shpëtue!
Ke
bij që s’kanë drojë asnjë pikë
As
syni far’ u tutet, s’dinë as frikë
Anmikut
kur i sulen me rrebtsi
Si
breshni mi te hidhen me duhi.
Gra
e vasha ke, si zana sy-mëdha
Trimnesha
qi Shqipnija din m’i ba
Qi
rrokin armët në luftë me gas tuj shkue
Ja
se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Për
nder të shtëpis s’vet;
E
falin shpirt e jet!
Kosovë,
o trimneshë, lule e rrallë
Detyrën
tin’ e ke me dal sot n’ballë
Se
mbrrini koha, tokën për m’e mprue
Anmiqt
e motçëm jashtë me i dëbue
Se
mjaft e kanë robnue
Dhe
n’ zjarm e kanë prue!
A
mund m’e durue pa pra kët zgjedhë
Që
të huejt para syve të t’venë ledhe
Për
me t’rrzue nër kamb’ e për me t’shkel
Për
me t’ba gjithë copë, mirë si ju del
Dhe
duersh mos të lëshojn’
Prej
faqes s’dheut të t’shojn!
Disa
“Serbi e vjetër” duen me i thanë
“Maqedhoni”
do t’ jerë emnin ja lanë!
Atyne
si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija
veç mbas dojes s’tyne me kjenë;
Mendojnë
pa turp kurrfarë
Se
s’ka nji komb Shqiptarë!
Përpara
burra, rrokni hut’ e shpatë
Prej
zis pështonëje Kosovën e ngratë
At’
nanën t’uej t’lidhun kamb’ e dur
Q’
anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me
lott qi qan e ankon
E
asnji nuk i ndihmon!
Shqyptarë
mos kujtoni bes’ e fe
Po
nanën ju kujtoni qi u ka le
Qi
ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej
bijet e harrume mi ket dhe!
Se
ansht turp i math për ju
Të
huejt me i u çnderu!
Sot
ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin
m’e ba në bot’ një vent t’lirueme!
Kosovës
emnin me ja ngref te qilli
Për
çud të botës sa ka me shkëlzy dilli
Me
rrnue një Shqypni
Si
zonjë në lumni.
Shqyptarë,
çoni-u, vllazën ora mbrrini
Si
Geg’ e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Një
Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Një
trup bani-e an’ e mb’anë Shqypninë
Si
ç’trimit mirë i prek
Me
nder n’luftë me dek!