Kulturë
Neki Lulaj: Qiell i plumbosur
E hene, 28.02.2022, 06:27 PM
Neki Lulaj
Qiell
i plumbosur
Një
alarm trishtimi buron tingëllon
Piskamë
për evakuim
Flakë
rakete shpërthejnë nga toka
Puth
qiellin e plumbosur
E
mbi tokën e bekuar
Vret
njerëz e hedh bomba.
Ky
tym i fut frikë ndjell vdekje
Shi
vdekjeje bie mbi koka fëmijësh me tmerr
Çka
ti them ketij shekulli në tretje
Kjo
çmenduri
Akoma
qenka gjallë një i ri Hitleri.
Më
shtrëngon në fyt dhembja
Nga
qielli pikon vdekja
Kjo
rrëmujë me kapsllit
Ndjenjat
m’i verbojnë sytë
A
e dini vlerën që ka jeta
Kur
erë baroti të jep tmerr e frikë.
Dal
nga kjo faqe hy në një tjetër
I
druhem shiut azotik
Nga
ata që nuk kanë zot
as mëshirë
I
mallkoj
Shtrij
duart në horizont
Kjo
të jetë një endërr
E njerëzve
fëmijëve të pafajshëm
T’u
kthehet gazi, ta gëzojnë ardhmërinë
O
ti dashuria ime
Mos
harro
Të
ecim bashkë në arkivin e kujtesës!
Se
betejat le të mbyllen
Jeta
le t’ia caktojë
vendin
mëkatarit të egër
Dashurinë,
lumturinë, kohën ta gëzojmë-
Oooo
në qiellin me plumba plumbuar
Lërini
të fluturojnë zogjtë me krahë flatruar.