E hene, 29.04.2024, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Poezia nuk lind me çaj rusi

E merkure, 23.02.2022, 08:00 PM


IN MEMORIAM

POEZIA NUK LINDË

ME ?AJ RUSI

(Mikut të Rrapit: Poetit Sami Velçani,

në vend të kurorës luleve mbi varr).

NGA KALOSH ÇELIKU

Sami Velçani (… - 2021), poet i mirënjohur dhe avokat, është një zë i  veçantë plot muzikalitet, rimë dhe ritëm. Autori  ka një vizion të vetin mbi realitetin. Poeti në poezinë e tij shpalos besimin se duhet gjithmonë të përballet me sakrifica të ndryshme me durim dhe urtësi. Herë- herë poeti magjepset dhe përbetohet pas idealeve të mëdha të cilave u thur vargje madhore.

Autori deri më tani botoi këto libra: Rrëfimet e Bahçe Shpejtanit (tregime), Kënga e Arabasë së vjetër (poezi), Regëtima e gjethes, Deti i puthjeve, Tymjakët, Statuja e Atletit, Arusha e pajetës, (poemë), Kontratë me ujkun (poemë), Ditari i së dielës (poezi) etj.

(Natën e Madhe të Vitit Ri 2022

laptopi im piu raki dëllinje)

Natën e Madhe, të Vitit Ri 2022

«Hakerët», e sulmuan Laptopin?!

Me, metoda policore partiake.

Nuk mund ta hap, Sot: marr lajme:

Nga gazetat. Portalet elektronike.

Rrugë, Dalje, për shtigje. Edhe :

Sot, m’i fshinë shkrimet. Librat

Urimet! Nuk ka problem. Çeliku:

Përsëri, do t’i shkruaj ato Libra.

Urime, Nesër! Nese, jemi gjallë

Shkaku, se: i dhashë, raki Dëllinje

Natën e Madhe të Vitit Ri 2022:

Dhe, vdiq. Sonte, nuk merrte frymë.

Ditën e Nesërme, i them Djalit

Vdiq. Iku. Ka pi raki Dëllinnje?!…

(“Armiku padukshëm”me këmbët

dhe trutë në legen)

“Armiku i padukshëm musliman”

I cili më izolioi me Gruan besnike.

Familjen.  Miqtë. Dhe, Poezinë

I  lutet Zotit në xhami.. Rrugë:

O Zot, kthem në  xhami! Liri

Mes poezive. Grave besnike!

“Armiku i paadukshëm”,  në xhami

Edhe, i lutet Zotit për mëkare:

Kalosh ?elikun te Parku i Grave.

Edhe, është plot mall. Dashuri

I përqafon gratë e mia besnike....

(Lufta ime e fundit mes librve

me “armikun e padukshëm”)

Luftë, fytas me “amikun e padukshëm”

Në pabesi, më sulmoi një Natë Dimri.

Edhe, më, rrëzoi në shtrat. Dhomë

Betejë e përgjakshme pa rregulla lufte.

Nuk e donte mikun. Edhe, Miken

Që, deri Dje, u këndonte serenata:

Me ju, de dehem në gjumë. Shtrat.

Lufta dihet, qe: e pakokë. Paqësore

Megjithatë: Unë me vargje “erotike”:

E qetësoja. Ia mbyllja dritaren. Derën.

Lufta e fundit me “armikun e padukshëm”...

(Hajni i Grave besnike)

Mikja Di, me mesazh më shkruan:

Je , “HAJN. PSIKOPAT. Bërllok?!

I përgjigjem: Po, jam hajn i grave besnike

Por, jo : edhe parave pista. “Haramit”.

Dhe, i dua gratë besnike. Azganet

Burrave, me brekët mbi pantollona:.

Gra, që, më japin gji. Fuqi për Luftë

Poezi. Dashuri. Liri, fushave. maleve.

Nuk ka problem, pse ato sot më shajnë

Portaleve elektronike. Dhe, Facebook:

“Tradhtar”. Shkaku: nuk jam miku tyre

Megjithatë, Unë si Poet: ende i dua!

Vitin e Ri 2022, pa zbukurime. Drita

Babadimër, në “Bit-Pazar”. Shkup:

E prita me grushtime të Babadimrit

Veshur me ferexhe të zeza, “artistike”...

(Tri Hojdodole* i rrëfehen

Gruas time besnike)

Tri Hojdodole, më spiunuan në jetë

Epara: tek Gruaja ime besnike:

Duke e hequr veten si mike e saj?!

Edyta: rrufjane. Tek, burri saj hadum

E dalldisur. Dhe, arratisur rrugëve .

Rastësisht, e takova në Hotel “Grand”.

Edhe. më tha: Rrugaç, ki kujdes! Burri

Tek ti, ëshië paraqitur ne telefon:

Dihet, ka biseduar ne Gruan besnike.

Edhe, kur u ktheva në Shtëpi, Gruaja

Më tregoi për telefonatën. Pasmesnate,

Natën, vonë me telefon paraqitet burri:

Gruaja ime besnike, është te ju si mike?!

Jo, o burrë i përgjigjem. Nuk, është sonte

Po, si të duket: Gruan time, kërkoj te ti?!

Rastërisht, Xhadinë e takova në Prishtinë

Po, nuk ka qenë me Mua, as në “Grand”.

Etreta, Mikja Di: Pas një zënke xhelozie

Para syve sekretares, volli si e çmendur.

Se: Unë “Biserin” e kisha bërë bordel

Me gratë besnike të Nënës Parti Politike?!

Edhe, e “çmendura” m’i shau: Nanë e Babë.

Dhe, se do të ma djeg edhe “xhipin”

“Korando”, në kopështin përpara Shtëpisë.

Heshta. Ajo, edhe më shumë shpërthente

Si, e çmendur. Edhe, arrogante. Xheloze.

Po, kurrë! Asesi, nuk më shkoi mendja, se:

Ajo, do t’i rrëfehet edhe Gruas besnike.

Denoncimeve. Sharjeve, se: jam i poshtër

Dhe, me Të i kam shëtitur Trojet Shqiptare.

Gruaja, e kishte qetësuar. Askush, nuk e di

Cila, është Mikja e tij me Dy shtama verë:

Edhe, ishin pajtuar, mos më tregojnë mua.

Po, një mik i imi më thotë: Kalosh, e pash

Gruan tënde, me Miken Di të Poezisë?!

Iu përgjigja. Nuk di gjë. Heshtje, erotike.

Ditë më vonë, e gjeta rastin dhe i thashë

Gruas besnike: Keni pi kafe me Miken Di?!

Po, tha. Edhe, të ka sharë se: ti, je i poshtër

Mashtrues. Dhe, me ty ka shëtitur Ditënatën

Vendeve, hoteleve. Trojeve Etnike Shqiptare.

Mezi, në fund u pajtuam me takimin xheloz

Mos të të tregojmë ty. Dhe, i pagova kafetë...

1. Grua me të meta psiqike.

(Të dielat e Marsit)

O, këto të dielat e Marsit, këto të dielat e Marsit

Edhe, “xhumave”, në qytete.  Kudo: në Shqipëri.

Dhe, të Prillit. Këto të dielave, post moniste,

Që. ecin rrugëve të qytetit tim, veshur me të zeza.

Këto të diela, kam frikë mos hyjnë në jetën time

Si Plakat e Marsit. Dhe, ma ngrijnë Pranverën.

O, i kam frikë të dielat e Marsit. I kam frikë

Edhe të dielat në kishë. Lutjeve para Krishtit.

Marsi, kur u hidhërua.,dhe, iu lutë vëllait prill:

Prill, bre vëlla! O, m’i jep Tri ditë hua!

T’i shuaj Plakatt, me gjithë çka kanë!

I ngriu Plakat me dhenë mes maleve

Diell. Shi. Stuhi. Borë. Dhe, akull.

Plakat, i gurëzoi te stanet, në Bjeshkë...

(Poezia nuk lindë

me çaj rusi)

Dudumi, përballë shkrimeve publike

Poezive egra. Dhe, ëndërrimeve.

Frikë ka Sot, të dalë me emër

Dhe, mbiemër para lexuesve.

Protestojnë, dalin në publikë

Se: “poetët nëpër manifestime

Organizohen për përfitime”?!.

Dhe, jo për poezi “erotike”. Miqësi

Bashkëpunime artistike. Njohje. Liri.

Dudumin, Sot e trembë poezia

Liria. Rakia e rrushit: Dëllinja

Kokëmëkokë, në Takime poetike.

Rrufjani, që Dje i Shkruante pizi

“Vëllazërim-bashkimit”. Prijësit

Partiak. Përçudi, Sot i do “mevludet”

Gurë e dru, flukë mbi Takimet poetike?!


Poazia, nuk lindë me çaj rusi...

Sami Velçani në MKTN TAKIME NËN RRAP, duke rrëmbyer

Çmimin letrar në Letërsi për fëmijë: “Mehmedali Hoxha” (2015

në Shkup dhe 2021 në Kërçovë).



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora