Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane
E diele, 20.02.2022, 06:56 PM
Krijohet shoqata “Ulqini” - shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane
Nga
Keze Kozeta Zylo
Sot
në Staten Island u krijua shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro-Amerikane e
pagëzuar me emrin më të bukur “Ulqini”.
Në Staten Island në një nga ishujt e bukur të Nju Jorkut në restorantin
“Tratoria Toscana” u mblodhën nismëtarët e kësaj shoqate dhe anëtarë të saj për
të krijuar shoqatën “Ulqini”.
Kryetari
i shoqatës “Ulqini” në New York u zgjodh z.Xhemo Lanica, n/kryetar z.Cano
Apaduli dhe sekretare znj.Dina Seferi.
Gjatë intervistës që i morëm si TV “Alba Life” z.Lanica ndihej shumë i
emocionuar dhe i gëzuar që kishin krijuar shoqatën “Ulqini” dhe tha se së
bashku mund t’i shërbejmë Atdheut tonë, të ndërtojmë dhe të kalojmë pengesat e
shumta që kemi përpara. Ajo që më preku
më shumë gjatë bisedës ishte se si ky djalë kaq i ri në moshen 22 vje çare
kishte një mision të qartë në kokë rreth shoqatës “Ulqini” e cila ka si objekt
kryesor humanizmin për të qenë në shërbim të njerëzve në nevojë ve çanërisht
fëmijëve me Autizëm dhe probleme të tjera shëndetësore.
Ne
kemi se nga të frymëzohemi vazhdoi z.Lanica, ne kemi shembullin më të bukur në
botë shenjtoren shqiptare Nënën Tereza që iu ndodh gjer në fund të jetës së saj
njerëzve në nevojë. Shoqata jonë ka
gjithashtu obligim për të ndihmuar nxënës që duan të vazhdojnë studimet
universitare për rezultatet e shkëlqyera, por nuk ju jepet mundësia.
Djali
nga Ulqini një qytet i themeluar rreth shekullit V p.e.s. nga Ilirët fliste një
shqipe të kulluar çka më bënte të ndihesha shumë krenare. Ai kishte mbaruar shkollën fillore “Boshko
Strugar”, të mesmen në Shkoder në kolegjin turko amerikan dhe universitetin në
UMSH në Tiranë, për shkencat politike dhe diplomacinë e jashtme. Ulqini është qytet bregdetar i mahnitshëm i
cili laget nga Deti Adriatik dhe posedon një pasuri të madhe
kulturoro-historike dhe natyrore.
Tek
bisedoja për Ulqinin e pamundur të mos më vinte në mendje Gjon Buzuku i kësaj
treve shqiptare, përkthyesi dhe përpiluesi i librit të parë të botuar si dhe
përkthimit të parë në gjuhën shqipe, një liber liturgjik kishtar i titulluar
Meshari. Vepra e Gjon Buzukut hapi një
etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar.
Jane
këto treva shqiptare të marra padrejtësisht nga pushtuesit e shumtë, por bijtë
e shqipes kanë mbijetuar dhe e kanë ruajtur mrekullisht gjuhën tonë
hyjnore. Mali i Zi sot ka
zv/kryeminister një djalë të ri shqiptar z. Dritan Abazovic, me origjine nga
Ulqini i cili është pretedent për kryeministër dhe unë frymezohem prej tij
vazhdoi z.Lanica.
Në
këtë mbledhje me nismëtarët merrte pjesë z.Marko Kepi ish kandidat për
këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili I shprehu bashkëpunimin e ngushtë
dhe mbështetjen që do i japi Organizata “Rrënjët Shqiptare”, në të cilën z.Kepi
është President i saj.
Z.Lanica
tha se ishte frymëzuar ta krijonte këtë shoqatë që në kohën e pandemisë ku
dilte nevoja e domosdoshme të ishim bashkë dhe të fitonim kundër saj. Shoqata “Ulqini” së shpejti do të ftojë
anëtarët, dashamirësit e saj për aktivitetin e radhës dhe në focus do të jetë
mbledhja e fondeve për bamirësi në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
Urime
dhe punë të mbarë shoqatës “Ulqini” shoqatës më të re në Diasporën Shqiptaro
Amerikane
13 shkurt, 2022
Staten Island, New York