Kulturë
Prend Buzhala: Tri poezi për Republikën ndër vite
E enjte, 17.02.2022, 07:07 PM
Prend BUZHALA
TRI POEZI PËR REPUBLIKËN NDËR VITE
DRITË
E PASOSUN
(Vargje për Republikën)
Ja,
edhe një Buzëqeshje e shkruan Ligjin e Republikës,
edhe
një Vuajtje e Përbashkët e nënshkruan Fletën e Madhe.
Për
një çast edhe dielli, thonë, u ndal
për
ta përshëndetur një urim të ri
që
u përhap në të katër anët e botës.
Thonë,
dielli u ndal:
për
ta dëgjuar edhe një zë që këndonte në thellësi të tokës,
zëri
vjen e i mbulon klithmat tona, plagët dhe trishtimet,
e
na thotë: secila plagë lehtë shndërrohet në ushtar,
secila
klithmë lehtë shndërrohet në një armë luftëtari,
dhe
secili trishtim lehtë i thyen kafazet e botës.
(Përtej
këngëve dëgjon Tingullin e Palindur,
përtej
Natës ndien ardhjen e Rrezes së Agut,
përtej
Dhembjeve të Ndritshme ndien sythin e farës së Lirisë).
Dëgjoni
këta zëra të fshehtë në barkun e tokës
që
ndjekin loz pas loze gjakun tonë:
prej
Stërgjyshit të parë e deri te Stërgjyshi i fundit
deri
në Dardani e deri në Pellazgji,
nga
I Pari i Dheut e deri te foshnja që lind në këtë ditë.
Pastaj
Dielli lëvizi,
dhe
e dhuroi Dritën e Pasosun që e mbron këtë dhé.
(17 shkurt 2020)
PORTA
E THYER E REPUBLIKËS
(Çast lirik)
Mbesa
i tha gjyshit sot në mëngjes:
Gjysh,
ma mëso Himnin e Republikës sonë,
ta
recitoj përmendësh!
Gjyshi
heshti pikëllueshëm.
Nipi
i tha gjyshit:
gjysh,
më ço te Porta e Madhe e Kosovës
ta
shënoj emrin e dëshmorit që unë e dua.
Gjyshi
heshti. Ato Porta të Mëdha nuk ekzistojnë.
Porta
e Fundit një mbrëmje më parë tashmë ishte thyer.
Mbesa
i tha gjyshit:
gjysh,
eja shkojmë ta blejmë një tufë lulesh
për
ta nderuar Republikën.
Kishte
vetëm lule plastike.
Kujtimi
i të rënëve nderohet me plastikë.
Nipi
i tha gjyshit:
pse
sivjet nuk na erdhi në shtëpi Mysafiri i Nderit.
(Mysafiri
i Pikëlluar nuk gjeti portë të vinte...).
Nipi
dhe mbesa u nisën.
Në
dorë kishin çelësin për ta hapur Derën më të Rëndë.
(17 shkurt 2019)
ME
NJË BEKIM SOLEMN NË DARDANIA SACRA
(Çast lirik)
1.
Po
i del në Takim Ditës Solemne
me
Muzat e Helikonit e me Orën e Maleve.
Si
t'i dalësh stuhisë përpara, me krejt mileniumet mbi supe.
Nuk
po të kuptoj, ç'të duhen gjithë ato këmisha, flamuj dhe pergamena?
Thua:
krejt
janë të palara, më duhet t'i pastroj nga balta e baltosjet.
Thua:
u nisa për Takimin Festiv, e ika nga kutërbimi i miteve të rrejshme.
Më
duhet t'i pastroj krejt Të Vërtetat nga bashkat e gënjeshtrës mbi lëkurën time.
Baltën
që ma hodhën në fytyrë për 500 vjet. Lëkurën e plasur për një shekull.
U
bëra Njeriu Më i Pafytyrë Me Vetveten. Më i gjymtuari në trup e në shpirt.
2.
Nuk
më mbeti vend. Po ik edhe nga Shtëpia Ime, diku larg.
Te
Një Atdhe i Tjetërsojshëm, ku ka vetëm diell e re. Banorë të Diellit.
Dielli
e retë nuk kanë histori. Nuk u duhet historia. As monedhat e arta.
As
shenjtëri të palarash me gur skalitjesh të ftohta. Ftohtësi polare.
Por
mos u frikësoni, nuk është ky Apokalipsi që fshin gjithçka e shkatërron.
Sepse
këtë tashmë e kanë bërë njerëzit duke eklipsuar gjithçka.
3.
Ani,
po i sjell me vete Diellin e Retë këtu, nga Atdheu Im i Tjetërfarshëm.
Le
të marshojnë nëpër hapësirën e paanë mbi ne.
Nuk
ke si t'i pjesëtosh me shenja guri e kufij. Në këtë vend Banorësh të Diellit.
Te
Ky Atdhe Yni i Përbashkët. Me vete solla dhe Pergamenën e Dardania sacra-s.
Le
ta bekojnë dhe këtë Çast Solemn.
(17 shkurt 2014)