Kulturë
Atdhe Geci: Fushë e gëzuar
E diele, 13.02.2022, 10:51 AM
FUSHË
E GËZUAR
Shpirt,
unë jo rrallë e përqafoj nurin tënd
hijeshinë
tënde të butë, të ecurit në këmbë
kam
ëndërr me ty në ëndrrat e mia, ca hije
i
kam lënë në brendësinë e kohës sime.
Ti,
unë jetoj në të nesërmen time, ditët e
së
nesërmes më thonë; jetoje kohën tënde,
se
kohët nuk përbashkohen me asnjë kohë.
I
ardhshëm i së adhmes tënde, pse je këtu?
atje
nga ke ardhë ti dielli është i zemëruar,
prilli
në çdo pranverë atje kthehet i gjelbër
jeta
dhe vdekja në asnjë çast nuk takohen.
Nga
zjarri i gjithsecilit është krijuar botë
e
dashurisë, ne të tërë i takojmë njëritjetrit
Zemër,
e kam dëshiruar shumë këtë takim
hëna
dhe yjzit po tregohen zemrim-mirë
dashuria
është një fushë shumë e gëzuar,
midis
përqafimeve shfaqen edhe dhimbjet.
O
pasion i zjarrt i shpirtit, zemrës, i tokës,
prushi
yt nuk tretet dhe as nuk shuhet, je
flakë
e fletës në degë të mollës, je zemër!
2
Thela,
sytë e m´i nuk janë lotsjellës për ty
zemërim-mira
Thelë, zemërim - ëmbla,
jemi
lidhur në pafajësinë e këtij çasti
ku
puthjet tona nuk dinë të na gënjejnë.
Shpirt,
e shijoj puthjen me ty, me sytë
t´uaj,
me sipërfaqen e trupit tënd dhe
me
tërësinë e flokëve t´ua të gështenjta.
Thela,
je e para dashuri e kësaj pasdite, e
para
dashuri që ia nxjerr britmat zemrës,
e
para grua që çlirohesh nga fshehtësitë!
Mike,
ti ke të drejt t´ankohesh për duart,
por,
duart s´janë vetëm për përshëndetje
as
vetëm për të ledhatuar dhe përqafuar,
duart
nuk po i trajtojmë si duhet, i kemi
të
pa punë, pa mbikqyrjen e mendimeve,
duart
s´do kishin dijen dhe përmbajtjen
e
krijimeve të trurit dhe të frymëzimeve.
Zemër,
jemi gjak i dritës dhe i drithërave,
duart
e Roganës sime janë bërë grusht,
janë
të zemëruara e digjen nëpër xhepa!
I
dashur zot, e dashur perëndi, ti duhesh
ta
njohësh dardanën, bijën tuaj, Thelën,
në
Roganë s´jetohet pa të dashur dhe pa
dashuri,
zot, jemi në pafajsi të puthjeve,
që
kjo fushë e gëzuar t´i shtojë kallinjtë!...
Atdhe Geci – Dortmund, 2022