Kulturë
Luan Kalana: Revolta e mërgimtarit
E hene, 07.02.2022, 06:57 PM
Luan Kalana:
…”Arratisur, syrgjynosur, rraskapitur dhe katosur, po
vajtonj pa funt, pa shpresë, …
Çirem, digjem i vrerosur, sakatosur, çarmatosur, as i gjall', as i varrosur, Ënderonj pa funt, pa shpresë …”-Fan S. Noli.
REVOLTA E MERGIMTARIT
Ju
që jetoni në vendin tim,
S’mund
ta kuptoni sa e rëndë,
Në
tokën me njeres të huaj ,
Peshon
dy fish jeta në mërgim.
Ju
që na paragjykoni, ”që jetojmë mirë”,
Me
njerës që s’flasin gjuhën e gjjakut tim,
S’mund
ta mendoni, pa e provuar vet të jetoni,
Se
djersa s’mjafton, pa ta marë gjakun “bossi’.
Jua
qajm hallin që jetoni në vuajtje e mjerim,
Ne
qajmë dyfish, lotët lumë, edhe për
mallin,
Për
lëngimin e shpirtit që dergjet në dheun tim,
Pa
pyesni njëherë o vëllezer, koskat ku po i lini ?!
Trupi
ynë ështe i sakatuar , në gjysëm njeri ,
Edhe
kur zemrat jane plagë, për ne s’pyet njeri,
Emrat
na i keni haruar, me gjyshër e fëmij,
-Dijeni
mirë , aty na kini, sa kemi Nënën Shqipëri !!!!
Mos
haroni jemi një trup, na llogarisni edhe Ne, jemi shqiptare,
Se
pa lekët tona, Shqiperia nuk do ishte,
ku është atje,
Packa
se na i moret paret ashiqare, në firma e piramida ,
Do
i pagoni te gjitha , ato qe na i vodhet “o hajdute milioniere”
Ku
shkuan pasuritë pesëdhjetvjecare “o pashallarë modernë”?!
I
futet në xhepa, banka , në villa e
pallate, pushtuat bregdetin,
tani
dilni rrugëve “heronj “ shpëtimtare ,
mashtroni turmat,
fshihi
pas “partive”, të mbroni pasurit , o don kishotë mjeranë…
@ Luan Kalana, Florida SHBA.!