Kulturë
Përparim Hysi: Dhori Thanasi - Lojë fjalësh
E diele, 06.02.2022, 11:55 AM
"Qela"
DHORI THANASI!
Libri
"Lojë fjalësh" i DHORI
THANASIT
Nga
Përparim Hysi
Kishim
vjete pa u takuar me DHORI THANASIN. Ka
vjete në MICHIGAN,familjarisht. Është bërë nënshtetas amerikan dhe,me trup atje,
dhe me shpirt në SHQIPËRI. Kish ardhur,në këtë stinë pandemie,dhe frymën e kish
mbajtur në TEPELENË ku i ka rënë koka. Sa erdhi në Tiranë më bëri njoftim dhe u
takuam tek "Taivani". Mallur pa çmallur mirë,nxori nga çanta librin e
porsabotuar"Lojë fjalësh". "Lojë fjalësh",por lojë i
thënçin. Është një "lojë" që nuk e luan kushdo.Një"lojë" që
të thinjë dhe për një tip impulsiv si puna ime,është një"lojë
torturuese", Sidoqoftë, është një"darovë" miku dhe,pse e
vlerësoj, do mundohem të them dy fjalë për këtë"lojë" që mund ta
fillosh sot dhe mund të mos e mbarosh kurrë. Ndonjëherë,më
vjen ndërmend NASTRADINI që thoshte:"... sa më thellë të zhytesh në
lumë,aq syska dhe bejka nxjerr". Por"syskat"
dhe"bejkat" e DHORI THANASIT nuk i numëron dot.
* *
*
Po
të shihni titullin e eses sime,është
titulluar"Qela" DHORI THANASI. Po të nisesh nga thënia e filozofit
gjerman,MARTIN HAJDEGER që thotë:"Gjuha është qela e qenies", atëhere
as unë nuk jam larg emërtimit: e
përfytyroj DHORI THANASIN "të mbyllur në qelë" dhe aty ka filluar të
"luajë me fjalët". Filozofi dhe eseisti francez,BRICE
PARAUN(1897-1971),thotë:" Është e rrezikshme që të luash me fjalët: qoftë
me fjalët e tua,por dhe me fjalët e të tjerëve." Dhe qysh nga
LASHTËSIA,ARISTOFANI porosiste:" Fjala nuk thuhet me ngut,por është si
një". frut që piqet ngadalë".
Por
mos kujtoni se ç'shkruaj unë, janë të panjohura për DHORI THANASIN. Me atë ka
ndodhhur ai fenomen që me kohë e ka vënë
në dukje BENEDIKT CROÇE:"Nevoja e shprehjes së njeriut
mendues". Dhe,siç thotë vet DHORI THANASI,libri" Lojë fjalësh"
është një shtegtim i gjatë ndër vite,qysh atëherë kur nuk mendoja se do të
studioja për gjuhëshqipe;do të bëhesha mësues që do të jepja atë lëndë".
Jo
vetëm kaq: është inspiruar për këtë"lojë me vlerë",nga mësuesi i
8-vjeçares,BARDHYL JOKA i cili.në orën e mësimit"lozte me fjalët"
dhe,mandej, një mirënjohje e thellë e autoritt për PEDAGOGËT E KATEDRËS SË
GJUHËS E LETËRSISË në Universitetin "ALEKSANDËR XHUVANI" të ELBASANIT. Kjo ia rrit karizmën,se tregon
burimin ku piu ujë dhe,në arriti,që të dalë pra lexuesëve me këtë libër, ka
ndodhur se ka"pirë ujë në burimin e dijes",se,siç thotë ROBERT
ANTHONY ka dy lloj njerëzish:"Disa pijnë ujë në burimin e dijes,kurse ca
të tjerë bëjnë veç gargarë".
* *
*
Pse
e vlerësoj këtë libër. Lexuesit të më falin,se do bëj një"prapaktheu"
në vite. Edhe unë kam qenë mësues gjuhe. E mbaj mend (gjithmonë flas për kohën
e para vitev '90-të) që,kur doli FJALORI I MADH i GJUHËS SHQIPE,kishte çmimin
më të"kripur" për kohën: bënte 150-lekë! Të parët qemë ne,mësuesët e
gjuhës,që e blemë dhe një koleg më tregonte:- Sa e pa çmimin imeshoqe,u
xhindos. Dhe kulmi qe,se kur mbrriti djali nga shkolla, pa hyrë mirë në
shtëpi,tha:-O BA... çfarë do të thotë fjala? Dhe "Baj" shfletoi
fjalorin,por nuk ishte. Atëherë,-tregoi kolegu,gruaja lëshoi kujen:-Ikën lekët
kot. E bëra këtë"prapaktheu" për të treguar se GJUHA është një minierë
që ka plot xehërorë të fshehur.Kurrë nuk mbarojnë fjalët që për arsye
subjektive rrinë fshehur dhe presin një studiues si kY,DHORI THANASI,që jo
vetëm t'i zbulojë,por dhe të"lozë" me to. Është,me të
vërtetë,një"lojë zbavitëse me fjalët". Fillon nga rrënja
dhe,pastaj,me vargje katërshe me rimë apo dhe me ritëm bën që fjala të kthehet
në një"magnet" që thith fjalëza të panjohura ose në dialekt apo
nëndialekt. Sidoqoftë, për t'i ardhur në
ndihmë lexuesit,"çlodhet" duke i bërë më të pranueshme për lexuesit.
Një rrugë e lodhshme dhe e mundimshme,se për 36 gërmat e alfabetit ka tremijë e
pesëqind shpjegime. NËSE e konsiderojmë vokopolarin e SHQIPES një lumë
fjalësh,këto janë rrëkeza e degëza që e mbushin këtë lumë.
Dhe
thirrja e autorit është entuziaste:-Mëso me lojë dhe luaj duke mësuar!
Jam
i sigurt,se i mbyllur në atë "Qelë",DHORI THANASI "duke luajtur
me fjalët", do të pasurojë edhe më tej FJALORIN E GJUHËS SHQIPE.