E shtune, 27.04.2024, 08:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Kostandin Vogli: Bardhyl Maliqi - Vrasja e heshtjes

E shtune, 05.02.2022, 03:58 PM


PËRTEJ ANALIZËS NË VEPRËN “VRASJA E HESHTJES”

Nga Kostandin Vogli, shkrimtar

Shumë vjet më parë jam prezantuar me  Bardhyl Maliqin, poetin, studjuesin dhe publicistin e njohur tani në gjithë krahinat shqipfolëse. Ai është redaktor i shumë librave të mi, që kur kam botuar librin tim të parë “Ura e prishur” me tregime e novela. Për 8 vjet pa ndërprerje e kemi patur Kryetar të Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Sarandës dhe për 4 vjet Kryetar të Klubit të Krijuesve JONIANË Si poet, poemat janë stili i tij i vacantë, Ai ka botuar me dhjetra të tilla dhe për më tepër shumë cilësore.  Për to kam shkruar edhe më parë.

Tani së fundi botoi një përmbledhje me poema shumë faqëshe “ ZËRAT E DETIT” dhe së bashku me atë përmbledhje poemash, botoi dhe një studim me veprat në vite të shkrimtarit nga Presheva, Mexhid Mehmeti, të cilin e ka titulluar “VRASJA E HESHTJES”. Ky është libri i dytë për prozën letrare për të rritur të Mexhitit, sepse pak më parë ka botuar edhe një analizë të gjatë prej 112 faqesh me tregime për fëmije të titulluar “Shprehësi imagjinare e botës së fëmijëve”.

Vendosa të shkruaj për analizën e hëllësishme dhe të thellë që i ka bër autori i shkrimit me një vëllim prej 255 faqesh, veprave të pa mbarim të shkrimtarit. Është një punë kolosale e studjuesit, i cili si askush tjetër, ka dashur të bëjë të njohur shkrimtarin shumëplanësh, duke ja lexuar të gjitha veprat e shkruara. Një punë voluminoze e pa lodhur e tij, ku për ato shkroi dy libra me studime, komente e analiza për të gjitha veprat.

Me shkrimtarin Mexhid Mehmeti jam njohur edhe në fesstivalet poetike, por fillimisht nëpërmjet tre vëllimeve ( trilogji ) për fëmijë “Çamarrokët” dhe “Herolindit# 7 vëllimësh.të dhuruara prej vet autorit, sepse unë isha recensent në studimin e Bardhylit “SPREHËSI IMAGJINARE E BOTËS SË FËMIJËVE” Aty ai analizon hollësisht krijimtarinë letrare për fëmijë të Mehmetit. Një përpjekje e realizuar, një analizë me të cilën autori e bën të njohur në Shqipëri, pasi në Krahinat Shqiptare në Serbinë jugore, në Maqedoni dhe natyrisht në Kosovë është mjaft I njohuar. Veç të tjerash në Preshevë ka punuar si arsimtar, në Shkup si gazetar dhe në Prishtinë si publicist te gazeta “Rilindja”.. Bardhyli synon ta bëjë më të njohur te  lexuesi shqiptar. Sepse dekorimet presidenciale janë vlerësim, por jo njohje nga nxënësit dhe shkollat. Sepse për shkrimtarin nga Presheva na ka munguar informacioni i saktë. Dhe pikërisht për këtë, për të mos ngelur i pa njohur, apo në harresë, mendoi ta mbante atë peshë studjuesi Bardhyl Maliqi dhe ta bënte të njohur me dy libra voluminozë, duke i analizuar të gjitha një për një. Dhe lexuesi shqiptar të marrë informacionin e duhur për këtë shkrimtar, dhe t’i kapërcejë kufijtë dhe pengesat, sepse ai me simbolet dhe metaforat e fuqishme, në figuracion që intrigon për ato që kanë ndodhur dhe për gjuhën e pastër letrare, Bardhi nëpërmjet analizave i ka bërë të pa harruara dhe të njohura. U ka hequr rrjetën e merimangës dhe pluhurin, sepse lexuesi shqiptar kishte nevojë për ato vepra, që  të bëhen të njohura sepse e meritojnë si letërsi e denjë Shqiptare, thekson autori i analizës.

Autori i analizës, Doktori i Shkencave Bardhyl Maliqi, nëpër ditë të mira e në furtuna fluturon reve duke hulumtuar nëpër dramat, poemat, tregimet, romanet dhe studimet e shkrimtarit Mexhid Mehmeti. Mendoj se Bardhi është futur thellë në këto të dhëna për të përjetuar veprën kolosale të shkrimtarit të pa lodhur. Por me sa shoh edhe Bardhyli është i pa lodhur, që ka kaluar nëpër duar gjithë atë material të cilën e quan të vyer. Preshevën e ngre në pjedestal me veprat e tij shkrimtari, ka theksuar shkruesi i analizës. E gjithë vepra e Bardhit në dy volume me studime dhe analiza për dramat, tregimet e panumurta, romanet e të tjera të shkrimtarit nga Presheva, për historitë dhe tragjeditë, zbulon rrjedhën historike në atë krahinë kosovare në  Serbinë Jugore. Autori i shkrimit ka punuar shumë për analizat një për një dhe për t’u dhënë kuptimin e tyre të duhur.

Bardhyli i ka bërë analizë fantazisë së shkrimtarit, figuracionit të pasur, filozofisë së jetës, gërmimit arkivor, misterit të mistikëve, etj.. Analizon ngjarjet domethënëse. Tragjeditë dhe historinë. Dhe në fund jep konkluzione. Ai duke analizuar tregimet dhe dramat, u jep ngjyra të veçanta, ashtu si rrotat e penjëve për qëndisje. Çdo tregim është një ngjyrë që të tregon bukurinë dhe shkëlqimin. Kë përfaqëson, kë do më shumë. Kush ndriçon më shumë. I përshkruan duke i shijuar si frutat e shumëllojshme, që nuk di kë të zgjedhësh. Janë si zogjtë e pyllit që të çudisin me fluturimin, ngjyrat, zërat e bukur dhe të vaçantën e bukurisë, mendimin e vlerës që buron nga një mëndje e hapur.

Autori i analizës u hap rrugë ngjarjeve të ecin lirshëm me iniciativën e tyre drejt lexuesve shqipfolës. Janë tregime, drama, romane e poezi shpirtërore, dhe duke sqaruar se çfarë duhet kuptuar nga ato. Çfarë do të thotë shkrimtari. Ecejaket e studjuesit nëpër veprat e shkrimtarit duke i analizuar botën e territ, të ëndrrës, botën e përrallës, botën e gënjeshtrës, botën e ngrirë për mungesë të shpresës, dhe të jap shpresë. Dhe ta nxjerr në botën e dritës, si shpellën e lakuriqve. të natës te romani 7 vëllimësh Herolindi.

Veprat e shkruara, të cilat janë të njohura në luginën e Preshevës ku ai është banor i saj, por dhe në gjithë Kosovën, qëllimi i shkruesit është që ai shkrimtar me talent të lindur si e thekson, të bëhet i njohur edhe në Shqipëri. “Fjala u bë qëllimi i jetës së tij, - thotë Maliqi. Ai ka ditur ta vrasë heshtjen. Mexhidi ështe i njohur dhe i respektuar si pedagog, si publicist, si shkrimtar dhe si njeri. Nuk njihet si dhe sa duhet, por do të lexohet gjithmonë e më gjerë edhe në Shqipëri. Se ja vlen, se e meriton, se i ngjan vetvetes”.

Analisti mbasi ka lexuar të gjitha veprat e Mexhitit, e përzgjodhi për ti analizuar të gjitha shkrimet e tij. Dua të theksoj se ai ka patur një durim të madh, sepse ka lexuar të gjitha librat e tij, sepse e pa të kompletuar në të gjitha veprat. Dhe jo vetëm aq, por Mexhid Mehmeti është vlerësuar nga të dy presidentët e të dy shteteve. Atij të Kosovës dhe të Shqipërisë. Përveç vlerësimeve të tjera. Sepse, thotë analisti, Mexhidi është i gjithanshëm si, dramaturg, poet, prozator e publicist. Po ashtu e vlerëson shumë edhe në veprat për fëmijë.

Me veprat e shkrimtarit unë jam bërë më i njohur nëpërmjet librit analizues të pare dhe të dytë të Maliqit, “Shprehëai imgjinare” dhe “VRASJA E HESHTJES”, sepse m’i dha për t’i lexuar dhe për t’u bërë recensent për here të dytë. Në të dyja librat me studime. Duke i lexuar mendoja për durimin e madh që ka treguar, sepse ështe një bagazh me vepra që donin lexuar dhe analizuar.

Profesor Bardhyli e vlerëson autorin Mexhid Mehmeti për të gjitha drejtimet letrae në veprën e tij si realizmi, surealizmi, realizmi magjik dhe postmodernizmi. p.sh. për skena të realizmit magjik, ai e evidenton novelën “Urna e dashurisë”. Mandej autori e përmënd shkrimtarin e Preshevës si një krijues poliedrik, ku evidenton romanin “SHTATË DITË PAS VDEKJES”, i cili është vlerësuar me çmimin laurant “Hivzi Sulejmani” nga L SH K. Romani trilogji “Ishulli I vdekjes”, ku thotë autori, shkrimtari jep shumë mesazhe. Janë tre romane të veçanta, “FURTUNA” KALVARI”, “TUNA” . Autori e quan “Furtuna” një vepër e pa zakontë. Për këto vepra autori jep edhe mendimin e tij për afatin e shkrimit nga shkrimtari. E vlerëson  për veprën tragjike si romani “KALVARI” dhe për novelat me skemat e vdekjes. Një dramë si “MOSTRUMIADA” e shumë drama të tjera. U bën analizë të hollësishme të gjitha tregimeve, ku unë desha t?i renditja të gjitha për ti njohur edhe lexueshi shqiptar por nuk qe e mundur se janë shumë. dhe me tituj mjaft interesantë.

I shtyrë nga një përgjegjësi qytetare dhe historike për të zgjuar mëndjet e fjetura sidomos të të rinjve, Dr. Bardhyl Maliqi ka dashur të pasqyrojë idetë filozofike të shkrimtarit Mexhit Mehmeti, dhe i ka vën vetes një detyrë themelore të mos shmangej nga rruga që nisi për ekspozimin e tyre.

Uroj që veprat e shkrimtarit nga PRESHEVA Mexhid Mehmeti t’i lexojnë sa më shumë shqiptarë.

I uroj studjuesit Bardhyl Maliqi suksese në rrugën e studimeve të veprave të shkrimtarëve kosovarë dhe shqiptarë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora