| E shtune, 05.02.2022, 03:58 PM |
PËRTEJ ANALIZËS NË VEPRËN “VRASJA E HESHTJES”
Nga
Kostandin Vogli, shkrimtar
Shumë
vjet më parë jam prezantuar me Bardhyl
Maliqin, poetin, studjuesin dhe publicistin e njohur tani në gjithë krahinat
shqipfolëse. Ai është redaktor i shumë librave të mi, që kur kam botuar librin
tim të parë “Ura e prishur” me tregime e novela. Për 8 vjet pa ndërprerje e
kemi patur Kryetar të Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën
e Sarandës dhe për 4 vjet Kryetar të Klubit të Krijuesve JONIANË Si poet,
poemat janë stili i tij i vacantë, Ai ka botuar me dhjetra të tilla dhe për më tepër
shumë cilësore. Për to kam shkruar edhe
më parë.
Tani
së fundi botoi një përmbledhje me poema shumë faqëshe “ ZËRAT E DETIT” dhe së
bashku me atë përmbledhje poemash, botoi dhe një studim me veprat në vite të
shkrimtarit nga Presheva, Mexhid Mehmeti, të cilin e ka titulluar “VRASJA E
HESHTJES”. Ky është libri i dytë për prozën letrare për të rritur të Mexhitit,
sepse pak më parë ka botuar edhe një analizë të gjatë prej 112 faqesh me
tregime për fëmije të titulluar “Shprehësi imagjinare e botës së fëmijëve”.
Vendosa
të shkruaj për analizën e hëllësishme dhe të thellë që i ka bër autori i
shkrimit me një vëllim prej 255 faqesh, veprave të pa mbarim të shkrimtarit.
Është një punë kolosale e studjuesit, i cili si askush tjetër, ka dashur të
bëjë të njohur shkrimtarin shumëplanësh, duke ja lexuar të gjitha veprat e
shkruara. Një punë voluminoze e pa lodhur e tij, ku për ato shkroi dy libra me
studime, komente e analiza për të gjitha veprat.
Me
shkrimtarin Mexhid Mehmeti jam njohur edhe në fesstivalet poetike, por
fillimisht nëpërmjet tre vëllimeve ( trilogji ) për fëmijë “Çamarrokët” dhe
“Herolindit# 7 vëllimësh.të dhuruara prej vet autorit, sepse unë isha recensent
në studimin e Bardhylit “SPREHËSI IMAGJINARE E BOTËS SË FËMIJËVE” Aty ai analizon
hollësisht krijimtarinë letrare për fëmijë të Mehmetit. Një përpjekje e
realizuar, një analizë me të cilën autori e bën të njohur në Shqipëri, pasi në
Krahinat Shqiptare në Serbinë jugore, në Maqedoni dhe natyrisht në Kosovë është
mjaft I njohuar. Veç të tjerash në Preshevë ka punuar si arsimtar, në Shkup si
gazetar dhe në Prishtinë si publicist te gazeta “Rilindja”.. Bardhyli synon ta
bëjë më të njohur te lexuesi shqiptar.
Sepse dekorimet presidenciale janë vlerësim, por jo njohje nga nxënësit dhe shkollat.
Sepse për shkrimtarin nga Presheva na ka munguar informacioni i saktë. Dhe
pikërisht për këtë, për të mos ngelur i pa njohur, apo në harresë, mendoi ta
mbante atë peshë studjuesi Bardhyl Maliqi dhe ta bënte të njohur me dy libra
voluminozë, duke i analizuar të gjitha një për një. Dhe lexuesi shqiptar të
marrë informacionin e duhur për këtë shkrimtar, dhe t’i kapërcejë kufijtë dhe
pengesat, sepse ai me simbolet dhe metaforat e fuqishme, në figuracion që
intrigon për ato që kanë ndodhur dhe për gjuhën e pastër letrare, Bardhi
nëpërmjet analizave i ka bërë të pa harruara dhe të njohura. U ka hequr rrjetën
e merimangës dhe pluhurin, sepse lexuesi shqiptar kishte nevojë për ato vepra,
që të bëhen të njohura sepse e meritojnë
si letërsi e denjë Shqiptare, thekson autori i analizës.
Autori
i analizës, Doktori i Shkencave Bardhyl Maliqi, nëpër ditë të mira e në furtuna
fluturon reve duke hulumtuar nëpër dramat, poemat, tregimet, romanet dhe
studimet e shkrimtarit Mexhid Mehmeti. Mendoj se Bardhi është futur thellë në
këto të dhëna për të përjetuar veprën kolosale të shkrimtarit të pa lodhur. Por
me sa shoh edhe Bardhyli është i pa lodhur, që ka kaluar nëpër duar gjithë atë
material të cilën e quan të vyer. Preshevën e ngre në pjedestal me veprat e tij
shkrimtari, ka theksuar shkruesi i analizës. E gjithë vepra e Bardhit në dy
volume me studime dhe analiza për dramat, tregimet e panumurta, romanet e të
tjera të shkrimtarit nga Presheva, për historitë dhe tragjeditë, zbulon
rrjedhën historike në atë krahinë kosovare në
Serbinë Jugore. Autori i shkrimit ka punuar shumë për analizat një për
një dhe për t’u dhënë kuptimin e tyre të duhur.
Bardhyli
i ka bërë analizë fantazisë së shkrimtarit, figuracionit të pasur, filozofisë
së jetës, gërmimit arkivor, misterit të mistikëve, etj.. Analizon ngjarjet
domethënëse. Tragjeditë dhe historinë. Dhe në fund jep konkluzione. Ai duke
analizuar tregimet dhe dramat, u jep ngjyra të veçanta, ashtu si rrotat e
penjëve për qëndisje. Çdo tregim është një ngjyrë që të tregon bukurinë dhe
shkëlqimin. Kë përfaqëson, kë do më shumë. Kush ndriçon më shumë. I përshkruan
duke i shijuar si frutat e shumëllojshme, që nuk di kë të zgjedhësh. Janë si
zogjtë e pyllit që të çudisin me fluturimin, ngjyrat, zërat e bukur dhe të
vaçantën e bukurisë, mendimin e vlerës që buron nga një mëndje e hapur.
Autori
i analizës u hap rrugë ngjarjeve të ecin lirshëm me iniciativën e tyre drejt
lexuesve shqipfolës. Janë tregime, drama, romane e poezi shpirtërore, dhe duke
sqaruar se çfarë duhet kuptuar nga ato. Çfarë do të thotë shkrimtari. Ecejaket
e studjuesit nëpër veprat e shkrimtarit duke i analizuar botën e territ, të
ëndrrës, botën e përrallës, botën e gënjeshtrës, botën e ngrirë për mungesë të
shpresës, dhe të jap shpresë. Dhe ta nxjerr në botën e dritës, si shpellën e
lakuriqve. të natës te romani 7 vëllimësh Herolindi.
Veprat
e shkruara, të cilat janë të njohura në luginën e Preshevës ku ai është banor i
saj, por dhe në gjithë Kosovën, qëllimi i shkruesit është që ai shkrimtar me
talent të lindur si e thekson, të bëhet i njohur edhe në Shqipëri. “Fjala u bë
qëllimi i jetës së tij, - thotë Maliqi. Ai ka ditur ta vrasë heshtjen. Mexhidi
ështe i njohur dhe i respektuar si pedagog, si publicist, si shkrimtar dhe si
njeri. Nuk njihet si dhe sa duhet, por do të lexohet gjithmonë e më gjerë edhe
në Shqipëri. Se ja vlen, se e meriton, se i ngjan vetvetes”.
Analisti
mbasi ka lexuar të gjitha veprat e Mexhitit, e përzgjodhi për ti analizuar të
gjitha shkrimet e tij. Dua të theksoj se ai ka patur një durim të madh, sepse
ka lexuar të gjitha librat e tij, sepse e pa të kompletuar në të gjitha veprat.
Dhe jo vetëm aq, por Mexhid Mehmeti është vlerësuar nga të dy presidentët e të
dy shteteve. Atij të Kosovës dhe të Shqipërisë. Përveç vlerësimeve të tjera.
Sepse, thotë analisti, Mexhidi është i gjithanshëm si, dramaturg, poet,
prozator e publicist. Po ashtu e vlerëson shumë edhe në veprat për fëmijë.
Me
veprat e shkrimtarit unë jam bërë më i njohur nëpërmjet librit analizues të
pare dhe të dytë të Maliqit, “Shprehëai imgjinare” dhe “VRASJA E HESHTJES”,
sepse m’i dha për t’i lexuar dhe për t’u bërë recensent për here të dytë. Në të
dyja librat me studime. Duke i lexuar mendoja për durimin e madh që ka treguar,
sepse ështe një bagazh me vepra që donin lexuar dhe analizuar.
Profesor
Bardhyli e vlerëson autorin Mexhid Mehmeti për të gjitha drejtimet letrae në
veprën e tij si realizmi, surealizmi, realizmi magjik dhe postmodernizmi. p.sh.
për skena të realizmit magjik, ai e evidenton novelën “Urna e dashurisë”.
Mandej autori e përmënd shkrimtarin e Preshevës si një krijues poliedrik, ku
evidenton romanin “SHTATË DITË PAS VDEKJES”, i cili është vlerësuar me çmimin
laurant “Hivzi Sulejmani” nga L SH K. Romani trilogji “Ishulli I vdekjes”, ku
thotë autori, shkrimtari jep shumë mesazhe. Janë tre romane të veçanta,
“FURTUNA” KALVARI”, “TUNA” . Autori e quan “Furtuna” një vepër e pa zakontë.
Për këto vepra autori jep edhe mendimin e tij për afatin e shkrimit nga
shkrimtari. E vlerëson për veprën
tragjike si romani “KALVARI” dhe për novelat me skemat e vdekjes. Një dramë si
“MOSTRUMIADA” e shumë drama të tjera. U bën analizë të hollësishme të gjitha
tregimeve, ku unë desha t?i renditja të gjitha për ti njohur edhe lexueshi
shqiptar por nuk qe e mundur se janë shumë. dhe me tituj mjaft interesantë.
I
shtyrë nga një përgjegjësi qytetare dhe historike për të zgjuar mëndjet e
fjetura sidomos të të rinjve, Dr. Bardhyl Maliqi ka dashur të pasqyrojë idetë
filozofike të shkrimtarit Mexhit Mehmeti, dhe i ka vën vetes një detyrë
themelore të mos shmangej nga rruga që nisi për ekspozimin e tyre.
Uroj
që veprat e shkrimtarit nga PRESHEVA Mexhid Mehmeti t’i lexojnë sa më shumë
shqiptarë.
I
uroj studjuesit Bardhyl Maliqi suksese në rrugën e studimeve të veprave të
shkrimtarëve kosovarë dhe shqiptarë.