Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Lamtumirë Agron Isufi
E enjte, 03.02.2022, 07:50 PM
Lamtumirë Agron Isufi
Ai
i dha familjes së tij në Amerikë dhuratën më të bukur, ate të Lirise dhe
mundësisë…
Nga
Keze Kozeta Zylo
Këto
ditë u nga nga jeta papritur nga një goditje në zemër në moshën 67 vjeçare,
Agron Isufi me banim në Staten Island, lindur, më 31 Maj 1954, Kavajë. Ishte një lajm shumë i dhimbshëm për familjen
e tij të madhe dhe për gjithë shoqërinë që e njihnin prej vitesh. Nuk do t’i
harrojmë bashkë me Qemalin lotët e fëmijëve, të vëllait Kujtimit, të afërmëve
si dhe të motrës së tij Olimbise më të voglës në funeral home e cila na tha:
“Ishte më i madhi i fëmijëve dhe na ka mbështetur shumë, i madhi vuan tërë
jetën”.
Të
lesh Atdheun, familjen është goditja më e rëndë shpirtërore që mund të pësojë
njeriu përmendte shpesh Agroni në bisedat tona të here pas hershme në mjediset
e kolegjit BramsonORT në Brooklyn ku dhe u njohëm dhe prej atëhere vazhdoi me
plot pasterti miqësia jonë me Agronin dhe familjen e tij. Ai merrte pjesë gjithmone në aktivitetet që
organizonim në kolegj dhe ndihej krenar. Agroni kishte ardhur vetëm në Amerikë
pikërisht në ditën e rënies të kullave binjake, më 11 shtator 2001. Këte fakt e
përmendte shpesh dhe thoshte sikur i sollëm me vehte dhimbjet, traumat këtu në
këtë vend të bekuar. Ai erdhi pas nje
kohe të gjatë sakrificash nëpër Europë për 9 muaj rresht, dhe i është dashur të
flerë jashtë në të ftohtë dhe në acar. E bija e tij Shpresa tregoi se një dië
dimri babi me shokum e vet dhe djalin e tij Eltonin kanë qenë në Francë dhe i
ka zënë një ngricë dimri jashtë, ata nuk kishin ku të flenin përveçse në
rrugë. I ftohti i madh nuk linte as
çakmakun të ndizej, dhe djali i shokut të babit, Eltoni ishte gati duke ngrirë.
Babi mori një kosh plehrash ku gjeti disa letra dhe veç brenda në kosh mundi të
ndizte një zjarr që u ngrohën dhe për fat nuk vdiqen nga acari i dimrit atë
natë.
Heroin
tonë thonë vajzat nuk e ndalën acaret të vinte në Amerikë. Ëndrra e tij e gjatë vazhdoi për të sjellë me
përpjekje e luftë bashkëshorten e tij Medaijen dhe të pesë fëmijët.
Bashkimi
me familjen ishte dita më e lumtur e Agronit.
Fati e bëri të mundohej përsëri, pasi bashkëshortja e tij Medaija vetëm
në moshën 45 vjeçe u nga nga jeta duke lëne pas një tufë fëmijësh të vegjël si
Eliona, Oltiana, Erjoni, Shpresa, dhe Vullneti.
Sa të vegjel ishin në atë kohe, ndërsa në ditën e përcjelljes së të Atit
të tyre i shikoja të rritur.
Në
eulogjinë përcjellëse e bija e tij Oltiana tha se: “Maturia e tij dhe dëshira
për të bërë mirë ishin rritur shumë më herët se nga vetë ai. Duke qenë se Babi
ishte fëmija i parë ai i vuri shpatullat punës, atje në Mokërr të Senishtës në
Pogradec. Që rreth moshës 12 vjeçare dhe
më parë, në mënyrë që të lehtësonte barrën e rëndë të vuajtjeve që sistemi
komunist kishte hedhur mbi familjen e tij. Ai tregonte se si shkonte në mal për
të marrë dru jo njëherë por disa herë në ditë, si e kalonte ditën vetëm me një
copë bukë të thatë me sheqer, që dhe atë e kishin me kursim, si nuk kishin as
një shishe për te mbushur ujë dhe si shuante etjen me ujë shiu nëper lugje
gurësh. Edhe pse këto histori mbanin shumë mundim Babi ndjehej krenar me
vetëveten që i kishte kaluar ato sfida, sepse sakrifica e tij kishte ndihmuar
që motrat dhe vëllezërit të kishin një jetë sadopak më të lehtë se ai.
Ai
shpesh herë na kujtonte se arsyeja e vetme pse e la vendlindjen e tij ishte
vetëm për te ardhmen tonë, për të na dhënë mundësinë për të ecur përpara dhe
për te arritur shumë ëndrra që atij veë ja kishte bërë të ndaluara deri me
persekutim të familjarëve të tij sistemi komunist.
Rruga
e Babit drejt Amerikës ishte me shumë sfida, ai udhëtoi për gati nje vit nëpër
shumë shtete si Spanje, Venezuele, dhe Francë për të arritur qëllimin e tij.
Gjatë kësaj periudhe ai tregonte se shumë herë kishte fjetur neper stole ne
rruge me nje cope kartoni si batanije, se shumë here nuk e dinte se ku do
përfundonte, dhe se po aq shumë herë e vendoste se nuk do të kthehej kurrë
mbrapsht dhe se do ti jepte familjes se tij dhuraten me të bukur, ate të Lirise
dhe mundësisë! Babi gjithmonë i kujtonte me shumë respekt ata-ato që e kishin
ndimuar përgjatë kësaj rruge dhe thoshte se në jetë ka me të vërtetë njerëz të
mirë!
Fjala
baba ka qenë dhe do të jetë imazhi me të cilin do të jemi përjetë krenar. Fjala
baba për ne ishte dhe fjala nënë, pas humbjes së nënës tonë të dashur Medaije.
Fjala baba për ne ka qenë emri që kemi adhuruar dhe dora që na ka mbajtur të
bashkuar. Ne ngelemi gjithmonë të përulur përpara emrit të babait tonë Agron
Isufi, për dashurinë e fortë dhe të pafund që na fali.
Babai
ynë Agron Isufi sot po largohet vetëm me trupin e tij. Ai do të jetojë në
zemrat tona dhe të fëmijëve tanë përjetë si një baba me zemër të madhe, dhe me
një përkushtim të papërshkruar. Duke e falënderuar të madhin Zot që ishim
fëmiëjt e një njeriu aq të nderuar, i lutemi atij që shpirti i babait tonë të
dashur të prehet në paqe dhe të jetë bashkuar me nënën tonë.
Agron
Isufi iku nga kjo botë duke përmbushur ëndrrën e tij për të pesë fëmijët që i
edukoi, i rriti me sakrifica dhe i integroi me kulturë në Amerikë, vend që i
dha Lirinë dhe mundësinë për gjeneratat e ardhshme.
Dritë
të pastë shpirti Agron Isufi!
Lamtumirë!
2 Shkurt, 2022
Staten Island, New York