Kulturë
Përparim Hysi: Kur shkëmbejmë "tepsitë" me miqtë
E merkure, 02.02.2022, 06:55 PM
Kur shkëmbejmë "tepsitë" me miqtë
Libri
"Unë dhe të tjerët" i NAUN KULES
(ese)
Nga
Përparim Hysi
NAUN
KULE, autor i këtij libri "tavoline",
ka gati 50-vjet që me"penën të kthyer në plug" çanë arat e
letërsisë.Në prozën e shkurtër dhe të gjatë dhe, veç tyre, në publicistikë dhe me ese. Është nga
LIBOFSHA e FIERIT dhe, sado që ka 50-vjet që jeton në TIRANË, asnjë ditë nuk rron pa LIBOFSHËN dhe, pse mos
e them, është bërë promovues jo vetëm i LIBOFSHËS, po për gjithë MYZEQENË. Po
të shikosh biografinë e tij të punës dhe, veç saj, atë krijuese, has në
një"makineri pune" që nuk di të ndalojë. Shkruan tregime e novela; shkruan monografi
dhe, kur shkruan monografi, e ngul
mirë"bririn" mbi dokumente dhe arshivave të kohës për të qëmtuar të
vërteta historike që, për arsye objektive a subjektive, kanë zënë myk
nga mjegulla e kohës, Nëse do të
bësh evidentimin e këtyre artikujve studimorë, do hasësh në një shifër goxha të rëndë:janë mbi
pesëqind të tillë. Aq i lidhur është me MYZEQENË, sa qysh në vitin 1996 krijon
degën e SHOQATËS"MYZEQEJA" për TIRANËN. Në 2004 përgatit dhe boton
REVISTËN SOCIALKULTURORE"MYZEQEJA".Në vitin 2004, zgjidhet KRYETAR i
KËSHILLIT DRETUES i SHQATËS"MYZEQEJA".Nga vite 2018 është KRYETAR
NDERI i kësaj SHOQATE. është anëtar i LSH të SHQIPËRISË nga viti 1984.Në vitin
2008 nderohet me titullin"Nderi i KOMUNËS së LIBOFSHËS"(vendlindja e
tij) dhe në vitin 2018"Nderi i QARKUT të FIERIT. Tek lexon si në
një"shikim rreshtor" këto që lexoni, të duket se NAUN KULES punët i
kanë shkuar vajë.
* * *
Siç
vë re, krijimtaria letrare dhe jo vetëm ajo, nuk ka shkuar vaj. Nga
natyra, ky, myzeqari nga LIBOFSHA, nuk është aq natyrë e butë.Nuk është nga ata
që të mbyllë sytë, kur shikon që ka padrejtësi. Është transparent si xham, kur
bën biografinë e punës. Jo vetëm që nuk e mohon që ka qenë komunist, por dhe ka
studjuar në shkollën "V.ILIÇ të partisë". Nuk ka qenë"numëror
topi", por kuadër dhe brenda, bindjeve të tij të majta, ka bërë oponencë
të fortë. E ka bërë zërin kambanë edhe kundër pushtetarëve të krahut të tij dhe
dy oktavë më lart kur bëhet fjalë për fatet e ATDHEUT. Është polemist i rreptë
dhe kulmi e arrin me librin"SHENJTËRI TË VJEDHURA". Ësht një zë qëçirret
e ngjirret, kur nëpërkëmbet KISHA AUTOQEFALE SHQIPTARE duke"importuar nga
GREEQIA"njëKRYEKISHTAR siJANULATOS duke bërtitur:"ZOTI flet dhe
shqip" dhe ca më shumë duke i hequr "zhgunin mitik"
një"shenjti misionar grek si KOZMA ANATOLI. Vetëm sikur kaq të kish shkruar,
meritonte dafinën e një ATDHETARI. Në
këtë "betejë" ku, nuk u përdorën veç fjalët, por dhe kërcënime për
"kokën në tepsi", ky, LIBOFSHARAKU nga MYZEQEJA, jo vetëm nuk e uli
zërin dhe pa ia bërë syri "tërr", e shfryu mërinë e tij dhe
mbi"krahut e tij politikë" duke i përqeshur me një eufimzëm grandioz:
bythëshiturit!!! Tek lexoj nëpër rreshta të kësaj "ulërimeçjerrëse"të
NAUN KULES, më duket se më vjen pranë NOBELISTI PORTOGEZ, FERNADO PESSOA që
thotë:" E ndiej se si kjo botë e pandreqëshme, është një vis ku lehin
qentë".
NAUN
KULE është i asaj natyre që është i vetdijshëm që u bë sfidë problemeve të
jetës. Nuk jeton dot pa probleme. Ai, si të thuash, ka bërë natyrë të tij krjuese, çdo problem që
ka shoqëria dhe, sidomos, ngaqë
"gjaku nuk bëhet ujë".MYZEQEJA,
Turret tutje ARDENICËS, së pari se aty vuri kurorë SKËNDERBEU; mandej
vinë pyetjet shumë kuptimplote:- Ç'u bë me bibliotkeën e çmuar në vitin 1932;
po në"vitin 1967 me bibliotkeën e EPISKOPIT IRINE BANUSHI", Këto
pyetje të çojnë në hulli të vjetra dhe
të reja.Me të drejtë nuk shkruan, po ligjëron:është vrasja e historisë dhe
kulturës. SE, me të drejtë, qysh në lashtësi, ARISTOTELI thotë:- Mos
hidhërohesh, kur lypet, është marri!
NAUN
KULE po e jeton në TIRANË gjithë këtë periudhë tranzicioni, po"kur sheh që vidhen votat në LIBOFSHË,
skandalizohet dhe thotë:"...mirë demokracia, po ku janë demokratët!!! Duke
ngritur zërin tij të protestës sukur u bënë jehonë fjalëve të MARTIN LUTER KING
që thotë:"Historia do të shënojë se tragjedia më e madhe e kësaj periudhe
tranzitore, nuk është britma çjerrëse e njerëzve të këqij, por heshtja
lemeritëse e njerëzve të mirë. Ai sikur e ka vënë mbi shpinë"kryqin e
rrezikut" dhe, tek e shoh që dhe anatemojnë, më vjen ndërmend RENE DECARTI që
shkruan:"Kushdo që më fyen mua, unë
jam përpjekur ta ngre zërin aq sa fyerja e tyre mos më arrij.Nuk mund t'i mbyll
këto shënime për dashurinë e madhe të
NAUN KULES për një figurë sa e madhe
historike, po aq dhe tragjike në jetën e tij. E kam fjalën për
monografinë"DITA NUK ËSHTË LARG" për NAUN DOKO-PRIFTI. I është kthyer
dhe stërkthyer kësaj monografie, se pa e
menduar se e teproj, çdo milimetër i atij busti atje mes LIBOFSHËS, ka dhe hulumtimin e thellë të NAUN KULES.
* * *
Së
fundi, NAUN KULE nuk rron dot pa miq. Të shumtë i ka dhe nuk ke kë veçon më
parë.Miqtë e NAUNIT nuk janë"miq për fiqë", por ata tek NAUNI kanë zgjedhur njeriun që pulson me hallet e
njerëzve;njeriun që nuk fut kokën në rërë si struci, por është gati të "shalojë kalin e
betejës", Po kur thotë SHARL DE GOLI:-Në paqe fjalëtt, në luftë topat". Pse i vlerëson miqtë,
ai shkrimet për ata, i kthen në"Antologji",
Brenda këtij emërtimi përfshihet vlera reciproke për miqtë.Por çudia
ndodh, se"makineria që s'di të
ndalojë" made NAUN KULE del në një kohë pothuajse herolke.Kur pandemia me
viruset me mutacione, së pari godit limfën e jetës që është miqësia. Ky jo
vetëm s' e përfilli këtë rrezik, por del me një libër "tavoline"
"Unë dhe të tjerë" dhe më duket se ka përsëritur JUSTINIANIN që diku
shkroi:"Të munda, SOLOMON!"! DHe mendimi im i fundit, ngaqë është
bërë modë"tatuazhi";NAUN KULES duhet t'i bësh një tatuazh për
LIBOFSHËN dhe MYZEQENË dhe, pa dyshim, një për miqtë! Urime, NAUN KULE!
Tiranë, 1 shkurt 2022