E marte, 08.10.2024, 10:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ç'është ky lajm i zi?

E diele, 30.01.2022, 02:47 PM


Ç'është ky lajm i zi?

In memoriam, ABDULLA BREGU!

(elegji)

Nga  Përparim Hysi

Si ike kaq befasisht, i miri ABDULLA?

Befasia e rëndë dhe shumë e madhe

U ndjeva si të më shkulnin një krah

Dhe jam si në alarme.

Më gëzove, kur më urove për çmimin tim *

Kjo ndodhi veç dy ditë më parë

Jo. Nuk e mbaj dot hidhërimin

Dhe rënkoj, se kam dhimbje dhe mall.

Miqësia jonë u plazmua në  ELBASAN,

Sado që ti ishe dy vite pas meje

Por dhëmp për ty,or mik.ky imixhan

Akull- gjaku ndër deje.

DULE! Nuk të them dot:- Lamtumirë!

Se ike kaq papritur

Tek shkruaj,vërtet që nuk ndihem mirë,

Në PARAJSË të prehesh,o MIK I NDRITUR!

* më uroj më datën 26 janar dhe më 28 janar ndërroi jetë.

Tiranë,29 janar 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora