Kulturë
Dorët: Astrit Lulushi
E premte, 28.01.2022, 08:00 PM
Dorët
Nga
Astrit Lulushi
Dorianët
quheshin njerëz që pranonin e jepnin dhurata. Ata janë kahasuar edhe me
hebrenjtë si popull i zgjedhur që mbajti një besëlidhje me Perëndinë dhe iu
caktua një Tokë e Shenjtë. Për të arritur në këtë përfundim, antropologu Edward
Hall mbështetet në versionin e mitit nga Herodoti i cili thotë se banorët nuk u
quajtën “grekë” derisa Dorët arritën në Peloponez.
Një
episod tjetër, dhe ndoshta i harruar në historinë e studimeve, është përpjekja
për të theksuar etimologjinë e emrit Dorian me kuptimin e 'dorës'. Kjo, nga ana
tjetër, lidhet me një interpretim të simbolit të famshëm në mburojat spartane,
që kishte kuptimin e një dore me gishtin e madh të shtrirë, dhe jo atë të
shkronjës fillestare të emrit Lacedaimon. Duke pasur parasysh origjinën e legjendës
së mburojës spartane, ka pasur përpjekje për të sugjeruar se emri e Dorëve mund
të jetë menduar si një konfuzion midis shkronjës L për Lacedaimon dhe imazhit
të dorës.
Kur
Dorianët morën Greqinë, rreth viteve 1200 pes ata zbritën nga malet e Epirit dhe
Maqedonisë. Ishte periudhë e turbullt, thatësira afatgjatë dhe ndoshta sulmet
nga njerëzit e detit kishin bërë kërdinë në rajon. Regjimi mikenas, i rënduar
nga tërmetet, u shemb. Nëse Dorianët ishin përgjegjës për rënien përfundimtare
apo morën kontrollin e vendit që e gjetën të paqeverisur, për këtë historianët
janë të pavendosur. E sigurt është se shumë gjëra ndryshuan pas ardhjes së
tyre. Popullsia u zvogëlua në mënyrë dramatike për shkak të fatkeqësive të
përmendura më sipër.
Tiryns,
një kështjellë mikene, u braktis pas rënies së epokës së bronzit.
Shumica
e qendrave urbane u braktisën (Mikena në Peloponez dhe Knossos në Kretë u
banuan për 100 vjet të tjera). Teba u ribanua mjaft shpejt dhe Athina (për
arsye të panjohura) mbeti e paprekur nga të ardhurit (athinasit e periudhës
klasike mburreshin për këtë), po ashtu edhe kolonitë mikene në Azinë e Vogël,
si Mileti.
Pra,
gradualisht u shfaqën qendra të reja urbane; Sparta në Lakoni, Eretria
(Lefkandi), Chalkis në ishullin Eubea, dhe harta e Greqisë historike filloi të
formohej.
Edhe
administrata ndryshoi. Nuk kishte më një mbretëri dhe pallate të vetme. Çdo
qytet i pavarur drejtohej nga një njeriu, por institucioni Demos (ose Damos),
grumbullimi i qytetarëve, mbeti në përdorim. Demos-i në këtë periudhë ishte një
tubim ku mund të bisedonin vetëm të pasurit dhe të rëndësishmit, por
gradualisht evoluoi në Demos për të gjithë qytetarët.
Struktura
shoqërore dhe feja mbetën afërsisht të njëjta; shoqëria mbeti patriarkale,
perënditë olimpike adhuroheshin ende, por megaroni miken (ku mbaheshin
ceremonitë fetare gjatë periudhës mikene) evoluoi në tempujt e periudhës
historike. Edhe një gjë, ritualet e varrimit u kthyen në epokën para-mikenase;
djegia e të vdekurve pushoi dhe varret ishin individuale, jo më varre
familjare.
Shkrimi
u zhduk për gati 400 vjet. Ai u kthye në rajon rreth vitit 750 pes, si një
version i përmirësuar i atij fenikas.
Ekonomia
nuk kishte fare puls për shekuj…
Arti
gjithashtu ndryshoi në mënyrë dramatike. Artifaktet elegante mikene (sidomos
ato me vlerë) ua lanë vendin atyre shumë më pak artistike të periudhës
protogjeometrike. Megjithatë, kjo qeramikë më pak artistike ishte e cilësisë më
të mirë, pasi ishte e lustruar dhe e bëri të zgjasë pothuajse e paprekur deri
në ditët tona.
Kjo
qeramikë e avancuar, e vërejtur nga tregtarët fenikas, filloi të eksportohej
dhe kështu ekonomia, pasuria dhe më në fund qytetërimi klasik u kthyen në
rajon.
Gjithashtu,
zbritja e Dorëve nga veriu, nga malet e Epirit e Maqedonisë, dhe krijimi i
etnosit grek prej tyre, bëri që historianët këto vende të origjinës t’i quanin
greke.