Kulturë
Më 21 tetor 1912, Konti Berchtold dhe San Giuliano vendosën për formimin e Shqipërisë së pavarur
E enjte, 03.02.2022, 08:35 PM
Në librin e ri që sapo ka dalë në dritë i autorit Gjon Keka me titull “Kombi shqiptar dhe fati i tij”, përveç temave mbi lashtësinë iliro-arbërore, si dhe epokën e artë të Gjergj Kastriotit, gjendet edhe një temë e rëndësishme se si dhe kush vendosi për pavarësinë e Shqipërisë. Autori në këtë libër i dokumenton mjaftë mirë të gjitha temat e trajtuara me seriozitet.
Por,
megjithkëtë të ndalemi te tema e pavarësisë së Shqipërisë.
Kush
në të vërtetë e formoi shtetin shqiptar?
Sikurse
flasin dokumentet historike, Shqipëria e pavarur u formua falë kontit Berchtold
të Austrisë dhe atij italian San Giuliano; këta ishin ata që i dhanë dritën e
gjelbër përfaqësuesve të Shqipërisë që të shpallnin pavarësinë e Shqipërisë(më
28 nëntor 1912).
Siç
flasin dokumentet historike, më 21 tetor 1912, dy ministrat e Jashtëm, konti
Leopold Berchtold dhe Antonino di San Giuliano, u takuan në San Rossore dhe
vendosën të formojnë një Shqipëri të pavarur.
Lexuesit
dhe studiuesit e interesuar librin e autorit Gjon Keka mund ta gjejnë në
Libraritë e kryeqytetit të Prishtinës – në Libraria Dukagjini dhe Libraria
Artini-Toena